LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Paloka krah Metës/ Situata jo normale, Rama synon të kapë edhe Kushtetuesen

24 Shkurt 2020, 15:21, Politikë CNA
Paloka krah Metës/ Situata jo normale, Rama synon të kapë edhe

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka fajëson vetëm kryeministrin Edi Rama për situatën në të cilën ndodhet vendi.

Paloka tha në studion e A2 se veprimet e presidentit Ilir Meta po duken si anormale, për shkak të situatës jo normale që është krijuar.

?Nuk është situatë normale, prandaj dhe veprimet e Presidentit duken anormale. Mazhoranca ka kaq vite që shkel Kushtetutën. Është shkrirë Gjykata Kushtetuese, pasi kështu mund të bëjnë ligje antikushtetues dhe në fund ta kapin edhe këtë gjykatë, Më pas, Shqipëria të mos ketë më asnjë institucion që nuk varet nga Rama. Deri më sot, Rama ka bërë ligje antikushtetuese dhe tani synon të kap Gjykatën Kushtetuese. Imagjino të marrë edhe Gjykatën Kushtetuese dhe çfarë mund të presim pastaj! Venecian e ka bërë se gjyqet e lagjeve që bëheshin dikur?, u shpreh Paloka./ CNA.al

Lajmet e fundit nga