Connect with Us

Nuk ndalet koronavirusi/ Shkon në shtatë numri i viktimave në Itali

Bota

Nuk ndalet koronavirusi/ Shkon në shtatë numri i viktimave në Itali

Publikuar

-

Vijon të rritet numri i viktimave nga koronaviusi në Itali.
Ka shkuar në shtatë numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit.

Sipas mediave italiane, viktima e shtatë është një grua 80-vjeçare e cila ishte shtruar në një spital në Milano.

Deri tani raportohen 230 persona të prekur nga koronavirusi ndërkohë që 50 mijë qytetarë mbahen ne karantinë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Trump pritet të emërojë një ambasador të ri në Gjermani

Publikuar

-

Nga

Presidenti Trump tha të djelën, se do të emërojë një ambasador të ri në Gjermani.

I pyetur nga Zëri i Amerikës, presidenti e konfirmoi se Ambasadori Grenell do të vazhdojë të shërbejë si i dërguar i posaçëm për bisedimet Kosovë Serbi.

“Do të emëroj një ambasador të ri në Gjermani. Ambasadori [Grenell] do të vazhdojë [si i dërguar për Kosovën dhe Serbinë] pasi po bën një punë shumë të mirë. Ai i njeh mirë zyrtarët. Ka bërë punë fantastike. Do ta vazhdojë. Të gjithë thonin se ishte një marrëveshje e paarritshme, por ai e realizoi. Ishte dicka shumë pozitive për këto të dyja vende”, tha presidenti duke iu referuar marrëveshjes së fundit për rihapjen e transportit hekurudhor e rrugor Kosovë-Serbi.

Presidenti Trump e emëroi të mërkurën e kaluar Ambasadorin Richard Grenell si kreun e përkohshëm të zbulimit kombëtar, ndërsa është duke kërkuar për një kandidaturë për drejtor të përhershëm.

LEXO EDHE:  Itali 6 vjet burg për shqiptarin përdhunues të infermieres

LEXO EDHE:  Sherr me thika natën e Vitit të Ri/ Tre të plagosur përfundojnë në spital

Presidenti i bëri komentet në Shtëpinë e Bardhë para se të nisej për vizitën e tij në Indi./VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Rritet numri i viktimave nga koronavirusi/ Gjashtë të vdekur në Itali

Publikuar

-

Nga

Mediat italiane raportojnë se ka shkuar në gjashtë numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit. Mësohet se viktima e gjashtë është një grua, në Brescia.

Nga ana tjetër, numri i personave të infektuar me koronavirus në Itali, ka shkuar në 224.

Lombardia është zona me numrin më të lartë të të infektuarve nga koronavirusi. Ndërkohë mediat italiane raportojnë se për shkak të frikës nga koronavirusi Milani duket se është zbrazur: shkolla të mbyllura, metro dhe trena të zbrazët.

LEXO EDHE:  U plagosën në krye të detyrës/ OSHEE dërgon në Itali dy elektricistët

LEXO EDHE:  Ukrainë/Rriten shpresat, asnjë viktimë në 48 orë

Ndërkohë në Itali janë gjithsej 5 zona të infektuara në Itali të cilat po përballen me izolimin dhe me panikun ndaj virusit vdekjeprurës.

LEXO TE PLOTE

Bota

Foto-Italia në shtetrrethim/ Qytetet fantazëm dhe frikë

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi në Itali deri tani ka marrë jetën e pesë personaave, ndërsa mbi 150 të tjerë janë konfirmuar të prekur.

Ndërkohë, mediat raportojnë se Italia ёshtё nё Evropё vendi mё i rrezikuar nga Koronavirusi, ndërsa qeveria italiane ka ndёrmarrё masa drastike. Në disa zona jeta publike pothuajse është paralizuar.

Kryeministri italian Giuseppe Conte, pas njё takimi tё shtabit tё krizёs me autoritetet civile tё mbrojtjes nё kёtё vend, tha se “Qёllimi ёshtё qё tё mbrojmё shёndetin e popullit”

Rajonet mё tё prekura nga virusi COVID-19 do tё rrethohen. Popullata nuk do tё lejohet tё futet dhe as tё dalё nga kёto zona. Banorёt e zonave tё rrezikuara mund tё lёvizin vetёm nё “rastet e veçanta”.

Ai qё pёrpiqet t’i kalojё barrierat, cёnohet nga ndjekja penale, theksoi kryeministri. Ai megjithatё kёrkon njё mirёkuptim tё popullatёs sё atjeshme.

LEXO EDHE:  Përhapja e koronavirusit në Itali/ Ambasada shqiptare bën njoftimin e rëndësishëm

LEXO EDHE:  U plagosën në krye të detyrës/ OSHEE dërgon në Itali dy elektricistët

Conte ka paralajmёruar mbylljen e sipёrmarrjeve dhe shkollave, si dhe ndalimin e tubimeve masive. Qeveria italiane ka ndaluar ndёrkohё edhe karnavalet nё Venecia. Ndalimi i lёvizjeve nё zonёn e Shengenit deri tani nuk ёshtё parashikuar, theksoi kryeministri.

Organizata Botёrore e Shёndetёsisё ËHO, shprehet e shqetёsuar pёr paraqitjen e rasteve tё infekimeve mё virusin COVID-19 tek personat, tё cilёt nuk kanё ndonjё lidhje me Kinёn. Ndёrkohё dyshohet se koha e inkubacionit mund tё jetё shumё mё e gjatё se dy javё. Kjo do tё vёshtirёsonte pёrpjekjet pёr parandalimin e epidemisё.

 

LEXO TE PLOTE