Connect with Us

Nga Artan Fuga/ Mos fusim kokën si struci përpara koronavirusit!

Politikë

Nga Artan Fuga/ Mos fusim kokën si struci përpara koronavirusit!

Publikuar

-

Nuk duhet pritur. Pa asnjë alarm por me qytetari të devotshme dhe të përgjegjshme!

Duhet ndryshuar katërcipërisht logjika e mbrojtjes nga virusi vdekjeprurës dhe shumë i rrezikshëm në përhapjen e tij.
Duhet ndryshuar rrënjësisht mënyra e të menduarit!

Përndryshe deficienca logjike e deritanishme do të na shkaktojë dëme të mëdha!

Më së pari është detyra numur një e qeverisë sot! Përgjegjësia do të jetë e rëndë për këdo nesër!

Nuk duhet pritur të shfaqet rasti i parë dhe pastaj të merren masa, por duhen marrë masa që sot sikur rasti i parë të ishte shfaqur.

Që sot!

Pa asnjë panik!

Qetë, me masa administrative, me bashkëpunimin qytetar, me shoqërinë civile.

Sepse ka shumë mundësi që të mos ketë një rast të parë, por të ndodhi një shpërthim epidemie brenda një kohe vetëtimë.

Mos nisemi si në rastin italian apo kinez ku shfaqet në një zonë të izoluar.

Te ne ka shumë rrezik të ndodhi ndryshe!

Tre janë arsyet kryesore:

E para sepse njerëzit që vijnë nga jashtë në Shqipëri nuk qendrojnë në një ose disa fshatra të izoluara, por lëvizin në të gjithë territorin.
E dyta sepse sistemi ynë i dedektimit të virusit nuk mund të jetë kurrë aq i ndjeshëm sa ai italian, gjerman, francez, etj.
E treta sepse ne si kulturë presim dhe durojmë temperaturën, kemi frikë të shkojmë te mjeku, për të mos thënë se niveli higjenik te ne është dhjetra herë më i ulët sesa në vendet europiane!

Shpjegojani OBSH këto specifika, se halli është yni ! Ata njohin virusi, por jo Shqipërinë!

Prandaj më mirë të parandalojmë sesa të përpiqemi ta mbushim digen e çarë me thasë me qereste! Duhet tani t’i paraprijmë!

Unë nuk mohoj që masa të ndryshme duhet të jenë marrë, por ka nevojë për masa drastike.

LEXO EDHE:  Djegia e mandateve/ Fuga “shuplakë” opozitës

Mbyllje e shkollave për disa javë!
Shtyrje e aktiviteteve sportive dhe kulturore.
Kontrolle të forta dhe hyrje të filtruara në kufijtë tokësorë dhe ajrorë.
Masa për transportin publik, për dizinfektime masive.
Mbyllje e menacave dhe restoranteve masive!
Kufizimi i lëvizjeve nga rrethet drejt qendrave të mëdha urbane, si Tirana dhe Durrësi.
Shërbime minimale dhe të domosdoshme për njerëzit në hall dhe në urgjencë në qendrat e shërbimeve !
Shpalosje e planeve të karantinës në kushte shfaqjeje rastesh infektimesh!
Etj.

Gjithçka duhet bërë si sahat.

Nuk duhet trajtuar sikur na bie një tullë në kokë dhe pastaj shkojmë mjekohemi. Pasoja, masat kundër një epidemie të mundshme duhet ta paraprijnë epideminë.

Ta vendosim pasojën para shkakut!

Nëse do të gjykojmë si mediokër, pra do të presim shkakun dhe pastaj të vemë në funksionim pasojën, këtu do të jemi treguar të papërgjegjshëm dhe me pasoja të një përgjegjësie që dreqi e di sesa e madhe do të jetë.

Unë i bëj thirrje pushtetit ekzekutiv të mos merret fare me opinionistë dhe analistë duke e kthyer betejën kundërkoronavirusit në betejë fjalësh, dhe një fitore në fushën e llogjeve televizive kundër tyre!

Liderat e opinionit do të flasin sigurisht! Ajo është përgjegjësia e tyre!

Por, të ndryshojë metodë pa ndruajtje, pa parë interesa të vockla burokratësh dhe oligarkësh!

Kujdes sepse në shkencat politike, që prej Mishel Fukosë midis politikës dhe epidemive ka një lidhje të brendshme, por nuk po zgjatem këtu! Jo të gjitha pushtetet janë të zotët t’u bëjnë ballë epidemive!

Por, ta le këtë temë hëpërhë!

Të jemi bashkëpunues ndryshe rrezikojmë kombin!

Beteja kundër koronavirusit, për shërimin e plagëve të tërmetit që po durohen por ende nuk kemi filluar as t’i lëpijmë, dhe beteja për demokracinë, të drejta qytetare dhe politike, për shtet ligjor është një e vetme!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Po bëjnë pazare të pista”/ “Shpërthen” Murrizi: Të penduarit e drejtësisë po flasin, keni shumë për të dëgjuar

Publikuar

-

Nga

“Po bëjnë pazare të pista”/ “Shpërthen” Murrizi: Të penduarit e drejtësisë po flasin, keni shumë për të dëgjuar

Deputeti demokrat Myslim Murrizi ka komentuar me tone mjaft të forta përplasjet e fundit politike mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Nisur nga deklarata e Bashës, sipas të cilit Rama i ka ofruar pazarin që “ti kryeministër, unë president”, Murrizi me ironi shkruan se reforma në drejtësi ka filluar të japë efektet e para.

“Reforma ne drejtesi ka filluar te japi efektet e para

I penduari i pare i “ bandes” politike rrefen nje nga pazaret e pista qe prej 30 vitesh luhet ne kurriz te shqiptareve

Shpresoj qe “ pentito” i pare i kesa “ bande” politike te bashkepunoj deri ne fund me drejetesine

Njeri president e tjetri kryeminister?

Hajde gallate hajde

Domethene qe shqiptaret nuk kane fare te drejte te zgjedhin

Prandaj kane 12 vjet qe jua kane ndaluar me ligj te drejten e zgjedhjes me vote?

Prandaj nuk duan listat e hapura?

Prandaj bejne sikur zihen me njeri tjetrin?

Prandaj ulen si skuthe me njeri tjetrin qe te beje pazarin e radhes ne kurriz te shqiptareve dhe duan ta paraqesin para tyre si marreveshje qe zgjidh ngerçin artificial politik???

Po kur kjo pune qenka me pazar mes njeri tjetrit, atehere pse duhet te kete zgjedhje çdo 4 vjet?

Apo kot per tu hedhur hi syve shqiptareve, per tu bere qejfin nderkombetareve dhe per tu rrahur e vrare militantet e partive neper kutite e votimit per palaćot e politikes?

Po “ shume mire” qenka kjo pune!!!”-shkruan Murrizi.

Më tej, ai thekson se ndihet i zhgënjyer, pse nuk qenka pranuar pazari.

“Jam “ zhgenjyer” shume pse nuk paskan pranuar?

Po çfarë mund ti ofroj me shume se Kryeminister, kryetarit te opozites nje kryeminister ne detyre?

Po nje Kryeminister ne detyre qe eshte merzitur dhe po i vjen per te vjelle nga pushteti i tepert, çfare mund te behet me shume se Presidemt?

Mesa po kuptoj nga “ rrefimet” e para te “bashkepuntoreve” te pare te drejtesise se re, do jene prishur pazari se nuk ka vend per 2 Kryeministra dhe 2 President

LEXO EDHE:  Nga Artan FUGA/ Kushte për t’u rikthyer në auditore

LEXO EDHE:  "Referendum lokal për Teatrin Kombëtar"/ Fuga ngre 11 pyetje: Mjaft me caraca

Se keta “ shejtan” nuk jane 2 kapo te vetem te kesaj “ BANDE” politike 30 vjeçare por jane 4 kapo e gjys, dhe 30 lango pas Tyre qe ju duket vetja si gango”-thekson deputeti.

Gjithashtu ai ka edhe një apel të fortë për qytetarët shqiptarë, ndërsa thekson se “Te nderuar shqiptare!

Sot eshte nje dite e madhe per sejcilin nga ne, per te degjuar fillimin e rrefimeve qe te “ penduarit” do tregojne per te gjitha pazaret e pista qe kane kryer ne kurrizin e shqiptareve

Ishalla jua kane perkthyer mire nderkombetareve deklarimet e dy te “penduareve” te pare te “ bandes” politike 30 vjeçare, qe edhe ata te “ shkrete” te mos “ lodhen” shume per ti “ pajtuar” as neper skutat e pallatit te kongreseve as ne rezidencat e selive diplomatike.

Atehere une “ propozoj” qe te mos behen me votime kot, sepse ka kosto te larte financiare, por “ kapot” te meren vesh me njeri tjetrin dhe te pranojne me “ dhimbje” kete “ sakrifice” te madhe per hater te shqiperise dhe shqipetareve. Njeri president, tjetri kryeminister. Pastaj kur te merziten te bejne
“ rrotaçile” se nuk u be qameti dhe qytetareve tua paraqesin si mender “ rrotacion”. Keshtu besoj qe “kenaqen” te gjitha palet.”

Më tej, ai thekson se “keta “ pentitot” shplodhen duke nderruar karriket me njeri tjetrin pa zgjedhje, dhe populli ben sikur voton çdo 4 vjet dhe Shqiperia ecen “ para” dhe futet ne bBE nga deklaratat pro perendimore dhe emocionale te disa deputeteve qe mbreme “ shpetuan” atdheun, kombin, Shqiperine dhe shqiptaret nga “ puçi” i shtetit qe po behej nga ne “ “tradhetaret” qe kemi kerkuar”.

Sipas Murrizit, hapja e listave është vetëm fillimi, dhe se shqiptarët do të dëgjojnë shumë këto ditë.

“Lista te hapura. Sot eshte vetem fillimi

Ehhhhh sa do degjojne shqiptaret keto dite!!!!

Populli thote: Fija keputet duke u holluar

Zullumi duke u trashur”-përfundon postimin e tij deputeti Murrizi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ka pasur reflektim”/ Mazhoranca tërhiqet nga shkarkimi i Ilir Metës?

Publikuar

-

Nga

“Ka pasur reflektim”/ Mazhoranca tërhiqet nga shkarkimi i Ilir Metës?

“Unë nuk jam për të bërë spektale politike, por jam për ti garantuar të gjithë se deri në 24 korrik 2022 Presidenca do të jetë kështjellë e mbrojtjes së kushtetutës”.

Kështu ka deklaruar Presidenti Meta në 9 shtator 2019. E mesa duket kështu do të jetë. Mazhoranca për disa muaj e la pas qëllimin e saj për të shkarkuar presidentin e Republikës. Në limitin e afatit 30 korrik,  Komisioni Hetimor për Ilir Metën do të mblidhet ditën e hënë.

Mazhoranca duket se do të tërhiqet nga shkarkimi i presidentit Ilir Meta.

Në një prononcim për Report tv, deputeti socialist, Ulsi Manja tha se Komisioni Parlamentar për Shkarkimin e Presidentit, ende nuk e ka një qëndrim përfundimtar nëse do vendosin për shkarkimin e Metës apo jo.

Por pranon se ka pasur një reflektim nga ana e presidencës, sidomos për zgjidhjen e ngërçit në Gjykatën Kushtetuese.

LEXO EDHE:  Nga Artan Fuga/ Shqipëria rrezikon të bëhet një çmendinë

LEXO EDHE:  Djegia e mandateve/ Fuga “shuplakë” opozitës

“Nëse i referoheni opinionit final të Komisionit të Venecias lidhur me Gjykatën Kushtetuese ka një reflektim institucional të palëve për të zhbllokuar Gjykatën Kushtetuese si një nga kriteret për në BE. Dhe kur them ka refletkim do të thotë KED, Kuvendi dhe Presidenti, nën frymën e atij opinion dhe atyre rekomandimeve do duhet të bëjnë funksionale Gjykatën Kushtetuese”, deklaroi Manja.

Por ky qëndrim i zbutur ndaj presidentit a do të reflektohet në një vendim për mos e shkarkuar?

“E thënë më qartë, Komisioni Hetimor, në raportin e vet për seancën plenare do evidentojë të gjitha shkeljet e konstatuara në rastin e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019, por edhe të situatës me Gjykatën Kushtetuese”, tha Manja.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Qetësia politike u prish”/ Analisti zbulon biseden e Ramës me ndërkombëtarët: Nuk shkoi mirë…

Publikuar

-

Nga

“Qetësia politike u prish”/ Analisti zbulon biseden e Ramës me ndërkombëtarët: Nuk shkoi mirë...

Analisti Afrim Krasniqi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend.

Në një prononcim për A2 CNN, Afrim Krasniqi është shprehur se qetësia politike u prish dhe se kemi hyrë në pikën më të nxehtë të verës politike.

Sipas Kransiqit, ishte pikërisht vendimi i mazhorancës për të hequr koalicionet nga votimi i 23 korrikut për kodin ajo që solli edhe furtunën që pasoi menjëherë nga kampi demokrat.

Po ashtu ai ka zbuluar edhe një bisedë që sipas tij kryeministri Edi Rama ka zhvilluar me ndërkombnëtarët.

“Problemi është më i thellë. Gjatë javëve të fundit ka pasur disa ngjarje të cilat nuk janë raportuar në media. Një prej këtyre zhvillimeve është një komunikim i ambasadorëve kryesorë perëndimorë me kryeministrin, ku i është bërë shumë e qartë se i gjithë faktori ndërkombëtar në Tiranë është unanim në nevojën për votimin e paketës ligjore e ndryshimeve të 5 qershorit. Debati nuk ka shkuar mirë dhe ne e pamë kalkulimin e debatit në atë çfarë ndodhi në parlament.

Mazhoranca u detyrua të negociojë me deputetë të kontrolluar prej saj, për të siguruar numrin e nevojshëm të votave, që ajo praktikisht i ka. Ajo po përdor atë që quhet opozita parlamentare, për të artikuluar këtë skemë elektorale, eliminimin e koalicioneve dhe detyrimin e partive të opozitës për të hyrë në një listë të vetme”.-tha Krasniqi.

LEXO EDHE:  “Çoroditja e kurbës”/ Artan Fuga ngre alarmin: Vendi i shërimit po bëhet vend infektimi e sëmundjeje!

LEXO EDHE:  Sot mediokriteti shpallet modeli i progresit/ Nga Artan FUGA

Më tej, ai tha se Rama ka shkëputur lidhjet e besimit me disa nga ndërkombëtarët në Tiranë.

“Nuk do të ketë përfitim opozita e re nga hapja e listave, e cila ka kërkuar një listë që i jep mundësinë për të konkurruar në nivel kombëtar, por po hapen listat në qarqe, ku shanset për aktorët e tretë janë teorikisht zero. Në këtë rast kemi edhe një deformim të përdorimit të teknologjisë në zgjedhje dhe e zgjerimit të elementeve që e rrisin pasigurinë në zgjedhje.

Unë parashikoj që një numër shumë i madh subjektesh do të kërkojnë proces gjyqësor për të verifikuar nëse është numëruar mirë vota. Kjo do të ketë një kosto shumë të madhe për Shqipërinë. Ky është një risk shumë i madh për procesin e integrimit. Rama ka vendosur të shkëpus deri diku lidhjet e besimit me një numër aktorësh ndërkombëtarë dhe t’i qëndrojë besnik nevojës së tij dhe synimit të tij personal për një mandat të tretë politik”.-u shpreh Afrim Krasniqi.

LEXO TE PLOTE