Connect with Us

Ndihma ushqimore nga Mali i Zi drejt Durrësit/ AKU bllokon 385 kg produkte të skaduara

Sociale

Ndihma ushqimore nga Mali i Zi drejt Durrësit/ AKU bllokon 385 kg produkte të skaduara

Publikuar

-

Autoriteti Kombëtar i Ushqimeve ka bllokuar 385 kg produkte ushqimore në Pikën e Kalimit Kufitar të Hanit të Hotit

DRAKU Shkodër gjatë kontrollit zyrtar në Pikën e Kalimit Kufitar të Hanit të Hotit, ka bllokuar 385 kg produkte ushqimore të cilësuara si ndihma humanitare, me origjinë nga Mali i Zi dhe me destinacion Durrësin, për arsye se në momentin e hyrjes në vendin tonë këtyre produkteve u kishte mbetur afat përdorimi, më pak se gjysma e jetëgjatësisë së deklaruar në etiketë.

Pas kontrollit fizik të bërë nga Trupa Inspektuese, këto produkte ushqimore: caj “SOLA” me afat përdorimi datë 04.03.2020, Lëng Frutash me afat përdorimi datë 29.02.2020, Konfleksa “Bebivita” me afat përdorimi datë 26.02.2020, rezultuan në kundërshtim me Urdhërin e Ministrit Nr 250 datë 29.07.2011 Pika 1 dhe 2 “Mbi disa masa për hyrjen në territorin e Republikës së Shqipërisë të produkteve ushqimore” pasi në momentin e hyrjes në territorin e Shqipërisë produktit i kishte mbetur me pak se gjysma e jetëgjatësisë së tij (Afatit të përdorimit) të deklaruar në etiketë.

LEXO EDHE:  Kryeministrat e Ballkanit zbarkojnë në Durrës/I pranishëm në takim dhe Hahn

Për rrjedhojë këto produkte ushqimore do të kthehen në vendin e origjinës, në Mal të Zi, me dakortësi edhe të subjektit importues./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Drejtoresha e ISHP: Virusi nuk kërkon “pasaportë”, kemi rritur mbikqyrjen  

Publikuar

-

Nga

Nisur nga situata e Koronavirusit në Itali, Ministria e Shëndetësisë ka dyfishuar masat mbrojtëse.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm është mbledhur Task-Forca në Rinas, ku është diskutuar për masat për t’u mbrojtur nga koronavirusi dhe për të parandaluar hyrjen e individëve të prekur në territorin shqiptar.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albina Fico,u shpreh se është rritur survejanca dhe mbikëqyrja, ndërsa shtoi se kontrollet dhe izolimi i rasteve të dyshuara nuk mund të bëhet në spitale publike.

“Raste të konfirmuara ne nuk kemi. Ne në mënyrë aktive kemi rritur survjancën dhe mbikqyrjen. Në shumë vende nuk e gjen dot pacientin zero. Në fund të ditës ke vetëm një instrument të bësh mbikëqyrjen. Ne po kontrollojmë me shumë kujdes ccdo lloj aspekti. Virusi nuk kërkon për të hyrë në Shqipëri sepse nuk ka kërkuar në asnjë vend tjetër.

LEXO EDHE:  Goditet grupi kriminal i hajdutëve në Durrës/ Të gjithë minorenë nën 16 vjeç

LEXO EDHE:  Kryeministrat e Ballkanit zbarkojnë në Durrës/I pranishëm në takim dhe Hahn

Ka njerëz që duan të vijnë në ISHP për kontrolle. Ky nuk është një testim si bëhet për turbekulozin. Nuk është ccështje para. Është çështje sistemi.  Nëse do kishte 100 vetë që do donin të vinin ne do e zhvendosnim strukturën dikur tjetër. Ne testojmë të gjitha rastet e dyshuara. Ata duhet të telefonojnë në urgjencën kombëtare. Numri i rasteve të dyshuara pranë ISHP është 6 dhe të gjitha kanë rezultuar negative”, deklaroi ajo.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Ministria i hoqi licencën/ “Udha e shkronjave” nuk ndalet: Po bëjmë mësim online dhe po na shijon shumë

Publikuar

-

Nga

Shkolla jo publike “Udha e shkronjave” ka reaguar sërish lidhur me vendimin e Ministrisë së Arsimit për heqjen e licencës.

Në njoftimin e shkollës thuhet se sot mësimi po vazhdon online dhe të gjithë janë shumë të kënaqur.
Gjithashtu theksohet se dje janë pyetur 100% e prindërve të nxënësve të shkollës, dhe më pas është marrë vendimi.

“Sot, mësim online. Sot, mësimi në shkollën “Udha e shkronjave” është duke u zhvilluar online dhe po na “shijon” shumë 🙂 sepse jemi të kënaqur që kemi marrë një masë për mbrojtjen e shëndetit të tyre, duke shkëputur kontaktet fizike dhe duke ulur në maksimum ekspozimin ndaj sëmundjeve infektive, ndër to edhe coronavirusi i dyshuar (e theksojmë i dyshuar).
Dje, janë pyetur 100% e prindërve të shkollës “Udha e shkronjave” deri në orën 17:00. Më pas, është marrë vendimi”, thuhet në reagimin e shkollës./CNA.al

Frika nga koronavirusi/ Mbyllet për 2 javë shkolla e parë në Tiranë

Mbyllja e shkollës nga frika e koronavirusit/ Ministria e Arsimit i heq licencën: Udhëheqësit të ndiqen nga organet e drejtësisë

“Inspektorët dhunuan drejtorin e shkollës private në Tiranë”/ “Udha e shkronjave” sqaron heqjen e licencës nga Ministria

LEXO TE PLOTE

Sociale

A ka Shqipëria maska për të gjithë?/ Manastirliu qetëson qytetarët

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetëisë Ogerta Manastirliu ka qetësuar qytetarët shqiptarë lidhur me gjendjen e maskave në vend për të përballuar koronavirusin.

Sipas Manastirliut, spitalet janë të furnizuara dhe tregu ka mjaftueshëm stok për të përballuar kërkesën.

“Përgjigja do të përmbush pritshmëritë tuaja. Ashtu si ekspertët rekomandojmë maskat nuk parandalojmë virusin. Vendosen tek ata persona që kanë probleme më shëndetin ose i shërbejnë dikujt që është i sëmurë. Kemi bërë një verifikim të importeve të maskave. Ekzistojnë dhe kompanitë që janë distributor. Spitalet disponojnë të gjitha masat mbrojtëse duke nisur nga maskat. Ndërsa farmacitë janë private dhe porosisin sipas kërkesës, tregu ka stokun e mjaftueshëm që të përballojë kërkesën. Spitalet kanë marrë të gjitha masat për furnizimin e tyre. Kështu që pa asnjë lloj shqetësimi”, tha Manastirliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE