Connect with Us

Ministria i pezulloi licencën/ “Udha e shkronjave” njofton nxënësit: Nesër do fillojmë mësimin

Lajme

Ministria i pezulloi licencën/ “Udha e shkronjave” njofton nxënësit: Nesër do fillojmë mësimin

Publikuar

-

Pas përplasjeve publike me Ministrinë e Arsimit, e cila i pezulloi edhe licensën, shkolla jo publike “Udha e Shkronjave” deklaron se do të vijojnë sërish mësimin si normalisht.

Në një reagim të shkollës, njoftohen prindërit që nesër të dërgojnë fëmijët në shkollë, pasi janë të detyruar të anullojnë vendimin për mbylljen e shkollës gjatë dy javëve në vijim.

“Për shkak të dhunimit tepër të rëndë të Ministrisë së Arsimit që, në debat për masat e arsyeshme në dobi të shëndetit të nxënësve, të marrë nga ana jonë në konsultim me prindërit, me 100% të prindërve, në përputhje me çfarë udhëzon OBSH-ja, përdor si mjet kërcënimin mbylljen e shkollës, jemi të detyruar të anullojmë vendimin tonë dhe nesër të fillojmë përsëri mësimin në shkollë. Zoti na ruajtë ne si komunitet i shkollës “Udha e shkronjave” (nxënës, prindër, mësues, staf ndihmës)”, thuhet në reagim.

Sipas tyre, pasojat e veprimeve të Ministrisë së Arsimit janë tepër të rënda për sistemin arsimor dhe për sigurinë e shëndetit të nxënësve dhe për transparencën.

“Ato rëndë do të ndikojnë psikologjinë e çdo drejtuesi dhe mësuesi, dhe jo vetëm në sistemin arsimor, duke ia mpirë atij trurin dhe duke e bërë një robot (vartës automatik) të Ministrisë së Arsimit dhe të qeverisë. Midis SHËNDETIT dhe ANTIPANIKUT ministria zgjodhi fushatën antipanik, që është një fushatë kaq evazive dhe diabolike. Ne qartësisht zgjodhëm SHËNDETIN. Deviza “SIGURIA E PARA” nuk ka më kuptim. Tani do të kemi devizën “Ministria e para”, “qeveria e para”. Të kujdesesh për një shoqëri është një detyrë e vështirë dhe ka nevojë që secili të bëjë mirë punën e vet. Ne këtë ishim duke bërë. Asnjë ligj nuk shkelëm dhe Ministria rëndë abuzon me termin “mbyllje” se ne nuk e kemi mbyllur shkollën si institucion. Ne jemi të hapur dhe në aksion për ruajtjen e shëndetit dhe mësimit etj. Të kujdesesh për shëndetin do të thotë se je më shumë se hapur, se ke hapur sytë, veshët, zemrën, mendjen dhe i hapëm më shumë se të tjerët. Ata duan t’i kesh të mbyllur këto e të hapësh shkollën”, nënvizon “Udha e Shkronjave”, ndërsa falenderon të gjithë mbështetësit./ CNA.al

Frika nga koronavirusi/ Mbyllet për 2 javë shkolla e parë në Tiranë

Mbyllja e shkollës nga frika e koronavirusit/ Ministria e Arsimit i heq licencën: Udhëheqësit të ndiqen nga organet e drejtësisë

“Inspektorët dhunuan drejtorin e shkollës private në Tiranë”/ “Udha e shkronjave” sqaron heqjen e licencës nga Ministria

Ministria i hoqi licencën/ “Udha e shkronjave” nuk ndalet: Po bëjmë mësim online dhe po na shijon shumë

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

“Pikat kufitare me personel të përforcuar”/ Manastirliu sërish thirrje: Shmangni informacionet e rreme për koronavirusin

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën me dije se ka parë nga afër masat e marra marra në aeroportin “Nënë Tereza” për parandalimin e Koronavirusit.

Manastirliu thotë se në të gjithë pikat kufitare po punohet me personel të përforcuar për të kontrolluar udhëtarët që vijnë nga vendet e prekura nga koronavirusi COVID-19.

Gjithashtu ministrja, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin informacionet e rreme që qarkullojnë duke marrë në konsideratë vetëm informacionet zyrtare qe shpërndahen nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apo ekspertëve.

“Sot mblodha Task-Forcën me ekspertë dhe drejtues të institucioneve shëndetësore, të policisë kufitare dhe përfaqesues të aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” për forcimin e masave për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit COVID-19, pas situatës shëndetësore me prezencë komunitare në Itali.
Pashë nga afër edhe masat e marra në aeroportin “Nënë Tereza”, sikundër po veprohet me të gjitha pikat kufitare, me personel të përforcuar për të kontrolluar udhëtarët që vijnë nga vendet e prekura nga koronavirusi COVID-19.
Ftoj qytetarët që të shmangin informacionet e rreme që qarkullojnë duke marrë në konsideratë vetëm informacionet zyrtare qe shpërndahen nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apo ekspertëve”, shkruan Manastirliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Alarmi për koronavirusin/ Mjeku i Infektivit: S’ka vend për panik, gripi stinor më i rrezikshëm

Publikuar

-

Nga

Mjeku Pëllumb Pipero, nga reparti i Infektivit në QSUT, shprehet se nuk duhet të ketë panik te qytetarët për koronavirusin, pasi ai është aleat me virusin në këtë situatë.

Sipas mjekut, koronavirusi shfaqet më rëndë te të moshuarit dhe tek ata me sëmundje kronike.

“Paniku është aleat me virusin, nuk ka arsye për panik. Është domosdoshmëri të kemi sa më shumë njohuri dhe të marrim masat e nevojshme, në përputhje edhe me përballimet e OBSH. Fakti që depërtoi kufijtë e Italisë, sado të sofistikuara të jenë masat, virusi mund të hyjë. E para, kemi shumë pak njohuri për të, e dyta, transformimi nga njeriu te njeriu është në fazën e inkubacionit. Koronavirusi shfaqet më rëndë te të moshuarit dhe tek ata me sëmundje kronike. Imuniteti i organizmit të njeriut ka të bëjë shumë. Këto i quajmë sëmundje të vetëshërueshme”, u shpreh mjeku në studion e A2.

Më tej, Pipero theksoi se rrezikshmëria është më e lartë nga gripi stinor se sa nga koronavirusi.

LEXO EDHE:  Mbyllja e shkollës iraniane në Tiranë/ Reagon Ministria e Arsimit

LEXO EDHE:  LIVE- “Ne nuk jemi bankomat”/ Studentët bllokojnë rrugën

“Kambanat për koronavirusin bien sepse është virus i ri dhe ka shumë të panjohura, por vdekshmërinë e ka më të ulët se 2 përqind. Duke iu referuar shifrave, në të njëjtën periudhë, janë prekur më shumë persona nga gripi i zakonshëm. Rrezik më i madh për qytetarët është gripi stinor se koronavirusi”, u shpreh mjeku./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Audio-mesazhi për koronavirusin që “çmendi” rrjetin”/ Prokuroria nis hetimet

Publikuar

-

Nga

Një audio mesazh u shpërnda një ditë më parë në rrjetet sociale, ku thuhej se në Shqipëria janë konfirmuar 12 raste me koronavirus, por nuk janë bërë publike.

Kjo u hodh poshtë nga autoritetet në vend, duke u vlerësuar si një lajm i rremë.
Ditën e sotme, Prokuroria e Tiranës ka nisur edhe një hetim në lidhje me këtë rast për informacione të dyshimta si të rreme.

“Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, duke marrë shkas nga të dhënat e ndryshme të bëra publike në media si dhe përhapja e mesazheve nëpërmjet telefonit, në lidhje me informacione të dyshuara si të rreme mbi përhapjen e mundshme të Coronavirusit, në vendin tonë, filloi kryesisht hetimin për veprën penale të “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”, parashikuar nga neni 267 i Kodit Penal.

Objekti i hetimit lidhet me situatën e krijuar si rezultat i hapjes së informatave për të cilat dyshohen se janë të rreme, për shkak të natyrës sensitive që paraqet përhapja e këtyre informacioneve në masën e gjerë.

LEXO EDHE:  Reagon Nikolla/ E gatshme të takohem me studentët, por …

LEXO EDHE:  Zbulohet arsyeja e dorëheqjes së zëvendësministrit të Arsimit

Duke treguar impenjimin maksimal të prokurorisë, në trajtimin e rasteve të tilla, sjellim në vëmendjen e qytetarëve se çdo përhapje e informatave apo njoftimeve të rreme, me fjalë, me shkrim, apo me çdo mënyrë tjetër, me qëllim që të ngjallë një gjendje pasigurie dhe paniku tek njerëzit është penalisht e dënueshme.
Vijojmë të ndjekim me interes të shtuar, çdo të dhënë në raport me rastin konkret, duke kërkuar mirëkuptimin dhe besimin e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE