Connect with Us

“Metodat fashiste po përhapen me shpejtësi”/ Nishani kundër heqjes së licencës së shkollës private

Lajme

“Metodat fashiste po përhapen me shpejtësi”/ Nishani kundër heqjes së licencës së shkollës private

Publikuar

-

Ish presidenti Bujar Nishani ka reaguar pas heqjes së licencës së shkollës private “Udha e shkronjave” pasi drejtuesit e saj kanë mbyllur shkollën për dy javë si masë parandaluese ndaj coronavirus.

Nishani shprehet se kultura dhe metodat fashiste po përhapen me shpejtësi dhe çdo ditë në Shqipëri.

Sipas tij, heqja e licencës për shkak të masave të logjikës dhe mendimit për një situatë të caktuar rreziku të mundëshëm ndaj shëndetit kjo është sjellje tipike fashiste.

“Nuk e njoh fare aktivitetin dhe stafin e kësaj shkolle. As se çfar niveli arsimimi ajo ofron për fëmijët e shqiptarëve. Natyrisht në çdo rast të shkeljes së kritereve të licensimit, standardit dhe cilësisë së mësimit, dhunimit të të drejtave të studentëve të saj apo deformimit të kurikulës, është krejt normale dhe e ligjëshme pezullimi i licensës dhe sqarimi i situatës. Por të ushtrosh terror për shkak të masave të logjikës dhe mendimit për një situatë të caktuar rreziku të mundëshëm ndaj shëndetit kjo është sjellje tipike fashiste. Synimi i rilindsve stalinistë shqiptarë synon mbjelljen e frikës dhe terrorit tek çdo njeri që guxon të ketë mendim tjetër nga ai i banditëve fashistë në qeverisje.
Nesër çdo fashist i sotëm dhe akt fashistoid do gjykohet rreptësisht para ligjit”, shkruan mes të tjerash Nishani./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Audio-mesazhi për koronavirusin që “çmendi” rrjetin”/ Prokuroria nis hetimet

Publikuar

-

Nga

Një audio mesazh u shpërnda një ditë më parë në rrjetet sociale, ku thuhej se në Shqipëria janë konfirmuar 12 raste me koronavirus, por nuk janë bërë publike.

Kjo u hodh poshtë nga autoritetet në vend, duke u vlerësuar si një lajm i rremë.
Ditën e sotme, Prokuroria e Tiranës ka nisur edhe një hetim në lidhje me këtë rast për informacione të dyshimta si të rreme.

“Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, duke marrë shkas nga të dhënat e ndryshme të bëra publike në media si dhe përhapja e mesazheve nëpërmjet telefonit, në lidhje me informacione të dyshuara si të rreme mbi përhapjen e mundshme të Coronavirusit, në vendin tonë, filloi kryesisht hetimin për veprën penale të “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”, parashikuar nga neni 267 i Kodit Penal.

Objekti i hetimit lidhet me situatën e krijuar si rezultat i hapjes së informatave për të cilat dyshohen se janë të rreme, për shkak të natyrës sensitive që paraqet përhapja e këtyre informacioneve në masën e gjerë.

LEXO EDHE:  Kërkesa për plotfuqishmëri në negociatat me Greqinë/ Nishani: Po përdhoset Presidenti

LEXO EDHE:  Ngjarjet në Turqi/Nishani: Dënoj aktet dhe tentativat e grushtit të shtetit

Duke treguar impenjimin maksimal të prokurorisë, në trajtimin e rasteve të tilla, sjellim në vëmendjen e qytetarëve se çdo përhapje e informatave apo njoftimeve të rreme, me fjalë, me shkrim, apo me çdo mënyrë tjetër, me qëllim që të ngjallë një gjendje pasigurie dhe paniku tek njerëzit është penalisht e dënueshme.
Vijojmë të ndjekim me interes të shtuar, çdo të dhënë në raport me rastin konkret, duke kërkuar mirëkuptimin dhe besimin e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Inspektorët dhunuan drejtorin e shkollës private në Tiranë”/ “Udha e shkronjave” sqaron heqjen e licencës nga Ministria

Publikuar

-

Nga

Shkolla jo publike “Udha e shkronjave” ka reaguar mënjëherë pas vendimit të Ministrisë së Arsimit për heqjen e licencës të kësaj shkolle e cila vendosi dje, të ndërpresë mësimin për dy javë për shkak të koronavirusit.

Udhëheqësit e shkollës deklarojnë se procedura administrative e ministrisë së Arsimit dëshmon nivelin e ulët të bashkëpunimit me shkollat.

Në reagim sqarohet se mëngjesin e sotëm, katër persona kanë shkuar për inspektim në shkollën të cilët lëshuan një procesverbal i cili ishte thjesht një letë e bardhë pa kokë.

Më tej thihet se inspektori i Drejtorisë Arsimore në prani të 3 shoqëruesve të vet ka ushtruar dhunë ndaj drejtorit pasi ky i fundit i kërkoi një procesverbalin origjinal.

“PROCEDURA ADMINISTRATIVE E MINISTRISË SË ARSIMIT dëshmon nivelin e ulët të bashkëpunimit me shkollat ———————————————— 1. Inspektim në shkollën “Udha e shkronjave”. Katër vetë. Ora 8:30, 24 shkurt 2020. 2. Dhënie nga ana e tyre e dokumentit që autorizohen për kontroll, ku duhej të ishte objekti i kontrollit dhe personat e autorizuar. E lexojmë. E marim në dorëzim. I pyesim “Ka ndonjë mjek nga ju?” Na thonë “Jo, s’jemi për atë punë”. 3. Vjedhje e dokumentit që lanë, pasi e lanë. (E morën tinëz dhe në prani të tre mësueseve tona, e pranuan në heshtje që e kishin marrë tinëz, refuzonin t’i përgjigjeshin pyetjes “E morët përsëri dokumentin nga zyra jonë?” VJEDHJE)

4. Lëshim procesverbali të firmosur nga katër vetë, prej tyre. Procesverbali ishte letër e bardhë pa kokë. 5. U kërkojmë në dy kopje se duam një origjinal. Nuk donin, por më vonë binden që të na japin një kopje në origjinal. 6. Marrim një nga kopjet. 7. Pasi e marrim, pendohen dhe na e kërkojnë, me mesazhin “Ju nuk mundet ta kini, ndaj na e jepni”. (përse e bën të dytin, kur ju duheshin të dy?) 8. Pasi refuzojmë t’ua japim ERJAL SELAMAJ, inspektor i Drejtorisë Arsimore në prani të 3 shoqëruesve të vet, ushtron dhunë ndaj drejtorit, kap për gryke, për mesi dhe fut me zor duart në xhepat e drejtorit për të marrë kopjen e procesverbalit që e lanë vetë.

LEXO EDHE:  Nga Agron Tufa/ Mbi deklaratën e papërgjegjshme e të dëmshme të z. President kundër poetit Visar Zhiti

LEXO EDHE:  Tre skenarët e Bujar Nishanit

KËTA JANË INSPEKTORËT ARSIMIT QË KUJESEN PËR SHËNDETIN E POPULLIT. 9. Thërrasim 3 mësuese për t’u bërë dëshmitare. Ne shkuam me një farë besimi duke qenë vetëm. Por besimi nuk bën punë me shtetin. Jemi duke folur për KUJDES PËR SHËNDETIN E NXËNËSVE. Ne ende nuk kemi një problem shëndetësor, të paktën kështu thuhet zyrtarisht dhe ne po guxojmë ta besojmë, megjithëse gënjeshtrën nuk e kanë problem, por kemi vetëm frikën dhe dyshimin për çastin, dhe shiko se çfarë hilesh, vjedhjesh dokumentash e force përdorin.

Kjo është SIGURIA JURIDIKE me të cilën duhet të përballojmë SIGURINË SHËNDETËSORE? Me këtë lloj bashkëpunimi me drejtorët e shkollave ruhet SHËNDETI I FËMIJËVE, I MËSUESVE, DREJTUESVE, PERSONELIT NDIHMËS? Prindërit duhet të jenë të qartë që MEKANIZMI I GËNJESHTRËS përforcohet me FORCËN/autoritetin E INSTITUCIONEVE. Në rëntë epidemia, që nuk urojmë, të gjithë do t’u ikin me vrap përgjegjësive të tyre. Kur u ikin me vrap ata që janë në krye, nuk ka sesi të mos ndodhë më poshtë. Ne e dimë që çdo masë që merret nga dikush, ka pasojë edhe shkaktimin e panikut. Çfarë të bëjmë? Të mos marrim masa? Të mos blejmë ilaçe? Të mos blejmë produkte ushqimore? Po pse nuk shkaktonkan panik maskat shtetërore e personelit në Rinas, por quhen masa të duhura? Pse nuk shkaktonka panik komiteti i emergjencës me mbledhjet e veta, por qënkan masa “antipanik”? Pse masat tona nuk quhen masa të mirëfillta kujdesi, por quhen se sjellin panik?”, thuhet në reagimn e shkollës “Udha e shkornjave”./CNA.al

Mbyllja e shkollës nga frika e koronavirusit/ Ministria e Arsimit i heq licencën: Udhëheqësit të ndiqen nga organet e drejtësisë

LEXO TE PLOTE

Lajme

Mbyllja e shkollës nga frika e koronavirusit/ Ministria e Arsimit i heq licencën: Udhëheqësit të ndiqen nga organet e drejtësisë

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka reaguar lidhur me mbylljen e shkollës private, “Udha e shkronjave”  ditën e djeshme për shkak të frikës nga koronavirusi.

Shahini bën me dije se kësaj shkolle i është hequr licenca pasi udhëheqësit e shkollës nuk e kanë respektuar urdhërin e ministrisë dhe kanë mbyllur shkollën për dy javë.

Më tej Shahini bën me dije se nxënësit do të transferohen në një shkollë tjetër ndërsa udhëheqësit e shkollës që përhapën panik duhet të ndiqen nga organet e drejtësisë.

“Shkolla mbyllet jashtë planit të vitit shkollor VETËM me urdhër ministri. Udhëheqësit e një shkolle private kishin vendosur të mos respektonin këtë dhe e kanë mbyllur shkollën për 2 javë. Në kushte të kësaj paligjshmërie, jemi të detyruar që shkollës t’ia heqim licencën.
Nxënësit do të transferohen në një shkollë tjetër. Ndërsa udhëheqësit e shkollës që përhapin panik duke mbyllur shkollën në mënyrë të jashtëligjshme, për gjoja parandalim të një situate virale e cila NUK ekziston në Shqipëri, duhet të ndiqen nga organet e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit./CNA.al

Frika nga koronavirusi/ Mbyllet për 2 javë shkolla e parë në Tiranë

LEXO TE PLOTE