Connect with Us

Meta shfajësohet për marrëveshjet me Ramën/ “Nuk ishin pakte që cënonin Kushtetutën”

Politikë

Meta shfajësohet për marrëveshjet me Ramën/ “Nuk ishin pakte që cënonin Kushtetutën”

Publikuar

-

Presidenti, Ilir Meta, është pyetur nëse beson se ka një pakt të dytë të kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, me kryeministrin, Edi Rama.

Meta refuzoi të flasë për Bashën dhe tregoi arsyen se përse ka bashkëpunuar me Ramën apo edhe me partitë e tjera politike.

“Unë asnjëherë nuk kam pasur asnjë pakt, me askënd në Shqipëri kundër Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, kundër sovranitetit të popullit shqiptar, kundër demokracisë në këtë vend. Asnjëherë nuk kam pasur pakt. Për të qenë në pozitë, për të ardhur në pushtet, këto janë histori të tjera. Por kurrë në historinë e Shqipërisë, një pakt në cënim të Kushtetutës dhe të parimeve kushtetuese! Një pakt për të shkelur ligjin në mënyrë të qëllimshme dhe në dëm të vetë Kushtetutës. Asnjëherë dhe për as një gjë!

LEXO EDHE:  Meta në Kishën e Shën Mëhillit/ Falenderime për strehimin e banorëve

Një qëndrim që t’i iki një përgjegjësie për një çështje të rëndësishme kombëtare, e cila është emergjente apo kombëtare apo të merrem me çështje të tjera të vogla apo anësore. Kështu që unë kam pakt për mbrojtjen e Kushtetutës dhe e kam edhe për detyrën, që kur kam vënë dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë dhe deri më 24 korrik 2022 do ta mbroj atë edhe me jetën time dhe me gjithçka tjetër, duke treguar që jam jo vetëm President i Republikës, por jam dhe do të jem edhe ushtari i parë i Republikës”, theksoi Kreu i Shtetit në emisionin”5 pyetje nga Babaramo”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Çfarë do ndodhë në 2 mars?/ Meta: Nëse mendojnë se nuk jam në rregull, do vdesin…

Publikuar

-

Nga

Ilir Meta ka treguar mbrëmjen e sotme se çfarë do të ndodhë në protestën e 2 marsit, të thirrur nga ai. Meta tha se në 2 mars do t’i drejtohet popullit dhe ndërkombëtarëve duke u bërë të qartë se mbi kushtetutën qëndron vetëm sovrani i tij.

Kreu i Shtetit tha se fjalën do t’ja lërë popullit me flamurin kuq e zi për të vendosur sistemin demokrat, ndërsa theksoi se nuk do organizojë akte dhune.

“Qytetarët janë ftuar në bulevard në orën 17:00, parullat janë të qartë “Jo grushtit të shtetit” dhe “Jo shpopullimit”. Objektivat e mia janë të qarta, të ndërgjegjësoj qytetarët për grushtin e shtetit, t’u bëj të qartë se instalimi i grushtit të shtetit asgjëson liritë dhe demokracinë. Si mund të garantojë gjykata Kushtetuese e zgjedhur në mënyrë mafioze dhe përmes këtyre falsifikimeve, se do të ketë garanci për pronat e tyre? Nuk ka asnjë arsye që të ketë asnjë akte dhune. Nëse segmente të qeverisë dhe bandave të tyre do të provokojnë përgjegjësia do të jetë e tyre. Populli do të bëjë një manifestim historik në mbrojtje të Kushtetutës dhe kush janë puçistët që duan të përdhunojnë përfundimisht edhe reformën në drejtësi për të instaluar “Rama-formën”. Gjykata Kushtetuese është vija e kuqe dhe e kuqe flakë”, u shpreh ai në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”.

Teksa u pyet se çfarë do të ndodhë nëse populli e refuzon thirrjen e tij, presidenti deklaroi se qytetarët duhet të tregojnë vullnetin e tyre.

LEXO EDHE:  Dhuna mbi protestuesit/ Policia përdori granata “Made in Serbia”

LEXO EDHE:  Pas darkës, e ka radhën “Ruleta ruse”/A do ta tërheqë këmbëzën edhe Ilir Meta?!

Presidenti do të tregojë vullnetin e tij. Presidenti po del në fushën e betejës për t’i bërë paralajmërimin e fundit grupit puçist. Populli shqiptar, në qoftë se është mirë dhe mendon se Presidenti nuk është rregull, le të vazhdojë të rrijë në shtëpi, të durojë çdo ditë thundrën e një pushteti shtypës. Edhe më të larta do t’i ketë taksat. Edhe më të shumta do të jenë padrejtësitë. Do të vdesin njerëzit, do të vrasin veten për 12 mijë lekë si ai tjetri apo të tjerët që nuk kanë paguar energjinë për aq apo për kaq muaj. Apo tërë njerëz që dënohen për gjëra fare të vogla, por që duhet të dënohen në bazë të ligjit apo ministren me etikë të Drejtësisë se si flet për sukseset e reformës, ndërkohë që është në krye të një bande që falsifikon dhe bën shumë vepra penale për të rrëmbyer me vetëdije të plotë, se ia kërkon partia, Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. Ia rrëmben këtë kryetarit të shtetit, të cilit Kushtetuta ia ka dhënë në mënyrë të qartë atij dhe vetëm atij”, nënvizoi Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

A do e shpërndajë Parlamentin?/ Meta: Është institucion i shpartalluar

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta u pyet mbrëmjen e sotme nëse do ta shpërndajë Parlamentin, por Kreu i Shtetit nuk e dha një përgjigje të saktë.

Sipas Metës, Parlamenti po sillet si i vetë-shpërndarë, ndërsa e cilësoi si një institucion të shpartalluar.

“Nuk është përgjegjësia ime nëse parlamenti sillet si i vetë-shpërndarë, institucion i shpartalluar që merr pjesë në veprime mafioze dhe bën akte mjaft të rënda. Ky nuk është faji im. Për ata të cilët kërkojnë të zhdukin demokracinë në këtë vend me qëllim që t’ia dorëzojnë sovranitetin një organizate ndërkombëtare e cila synon shpopullimin e Shqipërisë përmes kësaj bande nuk do të ketë asnjë tolerancë.

LEXO EDHE:  Meta në Kishën e Shën Mëhillit/ Falenderime për strehimin e banorëve

LEXO EDHE:  Meta në Kishën e Shën Mëhillit/ Falenderime për strehimin e banorëve

Kjo do të thotë se mbi presidentin, që është i vetmi institucion legjitim, qëndron vetëm Kushtetuta dhe gjykata Kushtetuese me integritet dhe mbi këtë vetëm populli dhe Zoti. Ilir Meta i ka provuar të gjitha funksionet dhe pushtetet, ka bërë çdo gjë, sot është president. Shiko betimin e presidentit të SHBA-së, tre herë për të mbrojtur vendin e vet, “to preserve, to protect dhe to defend” dhe ne të ardhmen duhet ta formulojmë më mirë betimin e presidentit dhe cdo njeriu që vendos dorën në kushtetutë” tha ai në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paralajmëron avokati/ Nuk mund të bësh show para SPAK-ut

Publikuar

-

Nga

Avokati i njohur Saimir Vishaj, i ftuar në  “360 gradë”  duke iu referuar kallëzimit të presidentit Meta, tha se ndryshon institucioni nga individi.

Ai u shpreh se nuk mundet që të bëhet show para SPAK-ut, pasi është ngritur për të luftuar jakat e bardha dhe jo për të rrëmbyer kompetencat e Gjykatës Kushtetuese.

Ndryshon institucioni nga individi. Nuk mundet kurrsesi të bësh një shoë para SPAK-ut. SPAK-u mezi e ngritëm për jakat e bardha, për korrupsion, jo për të rrëmbyer kompetencat e gjykatës kushtetuese. Nuk ka lidhje që një kallëzim të zëvendësojë institucionin./ CNA.al

LEXO TE PLOTE