Connect with Us

Masat për koronavirusin/ Basha mbledh ekspertët dhe ish-deputetët në PD

Politikë

Masat për koronavirusin/ Basha mbledh ekspertët dhe ish-deputetët në PD

Publikuar

-

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbledhur sot një grup ekspertësh ku po diskuton lidhur me masat e marra në vendin tonë kundër koronavirusit.

Basha ka mbledhur në takim eskpertë të mjekësisë, si dhe ish-deputetë me profesion mjekë, të cilët mund të ndajnë opinione për menaxhimin e situatës në vendin tonë.

Mësohet se mes personave të pranishëm në takim janë: Halim Kosova, Tritan Shehu, Orjola Pampuri, Albana Vokshi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Televizioni i sekuestruar nxjerr sondazhin/ Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 25 prillit

Publikuar

-

Nga

Dy dosjet e drogës të Ylli Ndroqit/ Si i ka shpëtuar drejtësisë

Televizioni i sekuestruar i trafikantit të drogës Xhemail Pasmaçiu, ose siç njihet ndryshe Ylli Ndroqi, ka zhvilluar disa sondazhe që lidhen me zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Rtv Ora në bashkëpunim me “Notto Sondaggi”, kanë nxjerrë një sondazh ku tregojnë se sat ë rëndësishme zgjedhjet e 25 prillit për të ardhmen e Shqipërisë.

Sipas televizionit të Pasmaçiut, 85.4% e shqiptarëve i cilësojnë të rëndësishme këto zgjedhje, 8.7% e tyre thonë se nuk janë të rëndësishme dhe 5.9% nuk e dinë.

LEXO EDHE:  Nga Andi Bushati/Për Muç Nanon dhe “ëngjëllin” Basha

LEXO EDHE:  Nga Andi Bushati/Për Muç Nanon dhe "ëngjëllin" Basha

Pretendohet se nga personat që i kanë cilësuar zgjedhjet të rëndësishme, 84% e tyre janë të punësuar./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kush i fiton zgjedhjet?/ Ish-ministrja e Integrimit paralajmëron surpriza: Po punojmë pafund me zonën gri

Publikuar

-

Nga

Kush i fiton zgjedhjet?/ Ish-ministrja e Integrimit paralajmëron surpriza: Po punojmë pafund me zonën gri

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, ka paralajmëruar se në zgjedhjet e 25 prillit do të ketë surpriza.

E ftuar në Real Story, teksa foli për programin e opozitës, Gjosha theksoi se më 26 prill do të kemi një tablo ndryshe, për faktin se, sipas saj, ka shumë të rinj që i bashkohen LSI.

“Ne punojmë pafund me zonën gri, sepse fituesit e zgjedhjeve këtë radhë do të jenë ata që do të bëjnë të besojnë qytetarët shqiptarë që nuk kanë votuar kurrë.

Opozita e ka programin e saj, edhe ekonomik, edhe të të gjitha fushave, sepse nuk mund të vihet pa një program. Kjo që po ndodh sot mes opozitës është se opozita diskuton programin paraprakisht, sepse ne do duhet të biem dakord për shumë pika të qeverisjes së ardhshme.

Ne kemi qenë edhe më parë në këtë presion, nuk na tremb dhe as na sfidon kjo pjesë. Historia ka treguar se edhe pse ndryshimet taktike, të bëra në momentet e fundit, vetëm për të zhdukur LSI, nuk kanë funksionuar, përkundrazi e kanë bërë atë më të fortë.

LEXO EDHE:  2 kujdestare infektohen me Covid/ Mbyllet qendra e fëmjëve me aftësi ndryshe

LEXO EDHE:  Basha e tregon publikisht/Pse shkova sot të takoja Ramën te Presidenti

Do të kemi surpriza, për faktin se sa shumë të rinj bashkohen me LSI. Është sfidë e madhe t’i bindësh qytetarët se vota sot është detyrë qytetare. Ne nuk jemi mësuar t’i vëmë përballë politikanët tanë dhe t’iu kërkojmë llogari. Llogaria kërkohet me votë. Qytetari ka një zë dhe e ka shumë të fortë. Dhe besoj se këtë radhë, ajo që duhet të arrijmë ne, është një lëvizje qytetare e rëndësishme. Ne punojmë pafund me zonën gri, sepse fituesit e zgjedhjeve këtë radhë do të jenë ata që do të bëjnë të besojnë qytetarët shqiptarë që nuk kanë votuar kurrë. Votat që janë të LSI, janë aty. Është një strukturë shumë solide.”

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vrasja e Klodian Rashës/ Çuçi: Një hetim model, dosja është gati për në gjykatë

Publikuar

-

Nga

Vrasja e Klodian Rashës/ Çuçi: Një hetim model, dosja është gati për në gjykatë

Hetimet për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga një oficer policie ende nuk janë mbyllur.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, sqaroi në emisionin “Përballë” se hetimet e SHÇBA-së lidhur me sjelljen e policit vijojnë, ndërkohë që dosja e ngjarjes është gati për në gjykatë.

Çështja është në hetim. Një rast lidhet me marrëdhëniet drejtëpërdrejt dhe me ngjarjen me faktin me humbjen e jetës së Klodianit. Dhe kjo është mbyllur me prova të plota. I ka prokurori, i ka gati dhe do t’i çojë shumë shpejt në gjykatë.

Është një nga hetimet model. Dhe ka një çështje tjetër që lidhet me sjelljen e policisë. Pra janë dy të ndryshme. Për të parën kemi ecur me shpjetësi. Për të dytën vazhdon hetimi. Se nuk është thjesht për tu bërë”, tha Çuçi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE