Connect with Us

Manastirliu jep mesazhin e fortë/ Nuk ka vend për panik, referohuni vetëm informacioneve zyrtare

Politikë

Manastirliu jep mesazhin e fortë/ Nuk ka vend për panik, referohuni vetëm informacioneve zyrtare

Publikuar

-

Mëngjesin e sotëm është mbledhur task-forca për koronavirusin në sallën e emergjencave në aeroportin e Rinasit. Në mbledhje po diskutohen masat për t’u mbrojtur nga koronavirusi dhe për të parandaluar hyrjen e individëve të prekur në territorin shqiptar.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se me përhapjen e koronavirusit në Italinë fqinje, në Shqipëri janë dy-fishuar masat.

Po ashtu ajo i drejtoi edhe një mesazh të fortë qytetarëve, ndërsa theksoi se nuk ka vend për panik dhe se duhet tiu referohen vetëm informacioneve zyrtare.

“Nuk ka vend për panik, por për të qënë racional, përgjegjësi dhe punë të pandalur. Referohuni vetëm informacioneve zyrtare dhe ekspertëve të fushës. Është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi me ju ndaj për çdo shqetësim, pyetje apo informacion jemi të gatshëm për të komunikuar me ju 24 orë. Gjithë strukturat e shtetit janë në gatishmëri. Nuk duhet që paniku të na zërë arsyen dhe të na çojë në drejtime që nuk bazohen në fakte reale. Unë personalisht jam transparente dhe me shumë përgjegjësi për të administruar edhe këtë ngjarje.

LEXO EDHE:  Revolucioni për barnat/ Manastirliu: 70% vijnë nga Evropa

Shqipëria nuk ka ende asnjë rast të konfirmuar. 6 raste të cilat janë analizuar nga ISHP kanë rezultura negative. Pas rasteve ne itali kemi dyfishuar masat”-tha Manastirliu.

Po ashtu ajo theksoi se sot është firmosur urdhëri për masat e shtuara higjeno-sanitare në çerdhe, kopeshte, shkolla dhe universitete.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. t

    24 Shkurt, 2020 at 10:09 am

    Me informacionet zyrtare,kemi shkuar te arat e tares

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Nga Artan Fuga/ Mos fusim kokën si struci përpara koronavirusit!

Publikuar

-

Nga

Nuk duhet pritur. Pa asnjë alarm por me qytetari të devotshme dhe të përgjegjshme!

Duhet ndryshuar katërcipërisht logjika e mbrojtjes nga virusi vdekjeprurës dhe shumë i rrezikshëm në përhapjen e tij.
Duhet ndryshuar rrënjësisht mënyra e të menduarit!

Përndryshe deficienca logjike e deritanishme do të na shkaktojë dëme të mëdha!

Më së pari është detyra numur një e qeverisë sot! Përgjegjësia do të jetë e rëndë për këdo nesër!

Nuk duhet pritur të shfaqet rasti i parë dhe pastaj të merren masa, por duhen marrë masa që sot sikur rasti i parë të ishte shfaqur.

Që sot!

Pa asnjë panik!

Qetë, me masa administrative, me bashkëpunimin qytetar, me shoqërinë civile.

Sepse ka shumë mundësi që të mos ketë një rast të parë, por të ndodhi një shpërthim epidemie brenda një kohe vetëtimë.

Mos nisemi si në rastin italian apo kinez ku shfaqet në një zonë të izoluar.

Te ne ka shumë rrezik të ndodhi ndryshe!

Tre janë arsyet kryesore:

E para sepse njerëzit që vijnë nga jashtë në Shqipëri nuk qendrojnë në një ose disa fshatra të izoluara, por lëvizin në të gjithë territorin.
E dyta sepse sistemi ynë i dedektimit të virusit nuk mund të jetë kurrë aq i ndjeshëm sa ai italian, gjerman, francez, etj.
E treta sepse ne si kulturë presim dhe durojmë temperaturën, kemi frikë të shkojmë te mjeku, për të mos thënë se niveli higjenik te ne është dhjetra herë më i ulët sesa në vendet europiane!

Shpjegojani OBSH këto specifika, se halli është yni ! Ata njohin virusi, por jo Shqipërinë!

Prandaj më mirë të parandalojmë sesa të përpiqemi ta mbushim digen e çarë me thasë me qereste! Duhet tani t’i paraprijmë!

Unë nuk mohoj që masa të ndryshme duhet të jenë marrë, por ka nevojë për masa drastike.

LEXO EDHE:  Dita kundër varfërisë/ Manastirliu: Riintegrim përmes punësimit

LEXO EDHE:  Manastirliu dhe Gjonaj në burgun e grave/ Mamografi falas për gratë që vuajnë dënimin

Mbyllje e shkollave për disa javë!
Shtyrje e aktiviteteve sportive dhe kulturore.
Kontrolle të forta dhe hyrje të filtruara në kufijtë tokësorë dhe ajrorë.
Masa për transportin publik, për dizinfektime masive.
Mbyllje e menacave dhe restoranteve masive!
Kufizimi i lëvizjeve nga rrethet drejt qendrave të mëdha urbane, si Tirana dhe Durrësi.
Shërbime minimale dhe të domosdoshme për njerëzit në hall dhe në urgjencë në qendrat e shërbimeve !
Shpalosje e planeve të karantinës në kushte shfaqjeje rastesh infektimesh!
Etj.

Gjithçka duhet bërë si sahat.

Nuk duhet trajtuar sikur na bie një tullë në kokë dhe pastaj shkojmë mjekohemi. Pasoja, masat kundër një epidemie të mundshme duhet ta paraprijnë epideminë.

Ta vendosim pasojën para shkakut!

Nëse do të gjykojmë si mediokër, pra do të presim shkakun dhe pastaj të vemë në funksionim pasojën, këtu do të jemi treguar të papërgjegjshëm dhe me pasoja të një përgjegjësie që dreqi e di sesa e madhe do të jetë.

Unë i bëj thirrje pushtetit ekzekutiv të mos merret fare me opinionistë dhe analistë duke e kthyer betejën kundërkoronavirusit në betejë fjalësh, dhe një fitore në fushën e llogjeve televizive kundër tyre!

Liderat e opinionit do të flasin sigurisht! Ajo është përgjegjësia e tyre!

Por, të ndryshojë metodë pa ndruajtje, pa parë interesa të vockla burokratësh dhe oligarkësh!

Kujdes sepse në shkencat politike, që prej Mishel Fukosë midis politikës dhe epidemive ka një lidhje të brendshme, por nuk po zgjatem këtu! Jo të gjitha pushtetet janë të zotët t’u bëjnë ballë epidemive!

Por, ta le këtë temë hëpërhë!

Të jemi bashkëpunues ndryshe rrezikojmë kombin!

Beteja kundër koronavirusit, për shërimin e plagëve të tërmetit që po durohen por ende nuk kemi filluar as t’i lëpijmë, dhe beteja për demokracinë, të drejta qytetare dhe politike, për shtet ligjor është një e vetme!

LEXO TE PLOTE

Politikë

Protesta e thirrur nga Meta në 2 mars/ Zv.ministri tregon detajet: Nuk është për Kushtetutën

Publikuar

-

Nga

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka folur për protestën e thirrur nga Presidenti Meta, më dy mars.

I ftuar në Abc e Mëngjesit, me Enkel Demin, Koçi tha se Meta po kërkon të mbrojë interesa personale.

“Presidenti është shumë i kompromentuar, nëse do të kishte merak Kushtetutën, ai ka patur raste për të bërë korrigjime. Kushtetuta për të është thjesht arsye për të mbrojtur interesa personale. Askush nuk e ka pasur me dëshirë për të bërë këto ndryshime kushtetuese, por flasin me arysetimin se duhet mbrojtur.”- tha Koçi.

Më tej ai theksoi se Presidenti i Republikës duhet të respektonte Kushtetutën.

LEXO EDHE:  Nuk ka dëme strukturore në godinat shëndetësore/Po punohet për riparimin e dëmeve

LEXO EDHE:  100-vjetori i strehës së parë vorfnore/ Manastirliu: Zgjerojmë shërbimet alternative për fëmijët e braktisur

“Kur ka një sjellje partiake, tifozet e asaj partie do e mbështesin. Sa herë që Shqipëria është në prag të një ndërrmarje pozitive gjenden arsye për të bërë nga këto protesta ku pretendohen çlirime. Presidenti i Republikës nuk duhet të sillet si kryetar i LSI”, u shpreh ai.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Sulmi turk në Siri, po ndihmon rikthimin e ISIS-it

Publikuar

-

Nga

Nga Dareen Khalifa & Elisabeth Tsurkhov “War On the Rock”

* Zhvillime shqetësuese, po shfaqen së fundmi në verilindje të Sirisë. Pasi humbi bastionet e fundit territoriale, ISIS e ndryshoi strategjinë e tij në një lloj rebelimi gjithnjë e më të fortë, që tani po kërcënon të minojë sigurinë në të gjithë zonën.

Operacionet e Shtetit Islamik, kanë marrë formën e sulmeve të shënjstruara, duke përfshirë sulmet me bomba në rrugë dhe atentatet ndaj luftëtarëve të komuniteteve fisnore. Banorët vendas, e tolerojnë shpesh praninë e operativëve të ISIS-it në mesin e tyre, nga frika e hakmarrjes, na thanë banorët e zonës gjatë vizitave tona të rregullta në zonë.

Forcat Demokratike Siriane, grupimi kryesor i milicive kurde, arabe dhe siriane nën udhëheqjen e njësive të Mbrojtjes së Popullit kurd, që mposhtën Shtetin Islamik dhe kontrollojnë rajonin, nuk kanë qenë në gjendje që ta adresojë këtë problem.

Për më tepër, gatishmëria dhe aftësia e tyre për të kryer sulme efektive kundër terrorizmit, varet tani varet nga një prani e vazhdueshme e trupave amerikane, dhe nga Turqia që nuk po ndal sulmet e përtëritura në zonë. Përfshirja e Ankarasë në verilindje të Sirisë që nga tetori 2019, dhe tërheqja e pjesshme e SHBA-së, shkaktuan shpërngulje masive dhe vuajtje njerëzore përgjatë kufirit, por edhe më tej në jug.

Ndërkohë, trupat turke kanë rritur kërcënimin e rigjallërimit të Shtetit Islamik në zonë. Forcat e udhëhequra nga kurdët, janë tashymë të detyruara të reagojnë ndaj sulmit më të fundit turk në Siri, ndërsa vazhdojnë operacionet kundër celulave të Shtetit Islamik, dhe mbrojnë burgjet dhe kampet ku ndodhen mijëra luftëtarë të ISIS-it dhe familjarët e tyre.

Sipas raportit më të fundi të Inspektorit të Përgjithshëm i Operacionit “Inherent Resolve”, që mbështetet në informacionet e dhëna nga Komanda Qendrore e SHBA-së dhe Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes, sulmi turk nuk solli një rritje të madhe të aftësive të Shtetit Islamik.

Megjithatë, vizitat tona në verilindje të Sirisë pas ofensivës turke, dhe dhjetëra intervistave që kemi kryer atje me zyrtarë arabë dhe kurdë dhe banorë vendas, zbulojnë se ndërsa aftësitë kryengritëse të Shtetit Islamik mbeten të kufizuara, vendasit raportojnë se anëtarët e grupit terroriat janë tashmë në gjendje të lëvizin më lirshëm, të marrin para në këmbim të mbrojtjes, dhe të veprojnë të pandëshkuar në Deir Ezor në Sirinë lindore.

“ISIS mund të vrasë sot dikë në dritë të diellit, dhe askush nuk do të thotë gjë. Operacionet kundër Shtetit Islamik nga Forcat Demokratike Siriane kanë vazhduar megjithë inkursionin turk, edhe pse në një shkallë shumë më të ulët. Pas inkursioni turk, celulat e Shtetit Islamik shtuan aktivitetet e tyre. Kurdët në veri janë në kurth”- thotë Hasani, një anëtar i organizatës jo-qeveritare lokale në Deir Ezor.

“ISIS është në gjendje të lëvizë më lirshëm”- thekson ai. Zyrtarë të Forcave Demokratike Siriane dhe vendasit, flasin për rolin që luajnë të rinjtë e rritur nën Shtetin Islamik, disa prej të cilëve ishin pjesë e trajnimeve në kampet e Kalifatit, apo që kanë lidhje me luftëtarë të burgosur apo të vdekur të Shtetit Islamik, në kryerjen e sulmeve.

LEXO EDHE:  Virusi i gripit/ Manastirliu apel prindërve: Dërgojini fëmijët në qendra shëndetësore

LEXO EDHE:  Manastirliu dhe Gjonaj në burgun e grave/ Mamografi falas për gratë që vuajnë dënimin

Celulat janë gjysmë të organizuara, me një komandë të njohur në zonë, nganjëherë të dukshme, por më shpesh me bazë në popullatë. Ndërsa sulmet e pretenduara nga Shteti Islamik ishin në rënie, përpara se Turqia të niste operacionin e saj në verilindje të Sirisë, me një rënie prej 46 për qind të numrit të sulmeve të celulave të fjeturave të ISIS ndërmjet shtatorit dhe gushtit 2019, muaji nëntor pa një rritje prej 63 për qind në krahasim me shtatorin.

Sipas Komandës Qëndrore të SHBA, këto pretendime ishin thjesht një propagandë, dhe nuk pasqyrojnë numrin e sulmeve në terren. Por vendasit, raportojnë një frekuencë më të madhe të sulmeve. Me përjashtim të një sulmi me autobombë, këto sulme janë kryesisht të sofistikuara. Sulme më komplekse të ISIS-it, kanë synuar arabët lokalë që punojnë me Forcat Demokratike Siriane.

Ato kanë për qëllim të dobësojnë forcat e drejtuara nga kurdët, dhe të terrorizojnë popullsinë lokale që të mos bashkëpunojë me ta, duke e dëmtuar aftësinë e tyre për të mbledhur inteligjencën përkatëse të nevojshme për masat efektive kundër terrorizmit.

“I gjithë rajoni varet nga një postim i vetëm në Tuiter i Donald Trumpit”- thotë Ahmed, drejtori i një organizate jo-qeveritare lokale në Deir Ezor. “Rajoni do të mbetet i paqëndrueshëm, për sa kohë që njerëzit besojnë se amerikanët mund të tërhiqen në çdo moment”- thotë ai.

Ahmed shpjegoi se si Shteti Islamik e shfrytëzon këtë pasiguri:”Nesër, nëse luftëtarët e ISIS vijnë tek unë duke më kërkuar t’i mirëpres në shtëpinë time, unë do ta bëj këtë. Nëse nuk e bëj, ata mund të hakmerren ndaj meje kur amerikanët të tërhiqen, dhe kur Forcat Demokratike Siriane të jenë dobësuar shumë”.

Inkursioni turk i detyroi Forcat Demokratike Siriane, të arrijnë një marrëveshje ushtarake me regjimin sirian, për të lejuar hyrjen e ushtrisë siriane në zona të caktuara dhe ndalur ofensivën turke. Kjo marrëveshje, ndikoi negativisht në situatën e sigurisë në Deir Ezor, duke forcuar bindjen se Forcat Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët, do t’ja dorëzonin këto zona regjimi të Damaskut.

Sipas banorëve të zonës dhe zyrtarëve të Forcave Demokratike Siriane në Deir Ezor, regjimi i Asadit, Rusia dhe Irani, po e shfrytëzojnë këtë perceptim për të ofruar të ashtuquajturat marrëveshje pajtimi për popullatën, shpesh përmes figurave të shquara fisnore. Të gjitha këto forca, përveç Turqisë, perceptohen se po rekrutojnë vendas, për të kryer sulme sabotuese me synim rritjen e destabilitetit./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE