Connect with Us

Makina përplaset me motoçikletën/ Plagosen burrë e grua

Kronika

Makina përplaset me motoçikletën/ Plagosen burrë e grua

Publikuar

-

Një aksident ka ndodhur në hyrje të qytetit të Lezhës ku një makinë është përplasur me një motoçikletë.

Si pasojë e aksidentit një burrë e një grua kanë mbetur të plagosur.
Dy të lënduarit janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Lezhës.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngajrjes./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

U kap me armë pa leje dhe makinë të blinduar/ Lirohet nga qelia Edmond Voga

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia Edmond Vogën.

Apeli i Tiranës ka caktuar masën “arrest shtëpie” për Vogën i cili u arrestua në 14 janar të këtij viti pasi u kap me pistoletë pa leje me vete dhe me një makinë të blinduar me fenelina policie, pa lejen përkatëse.

Në çantën e dorës që 44 vjeçari mbante me vete i është gjetur dhe një armë zjarri pistoletë pa leje, model TT.

LEXO EDHE:  Askident i rëndë në Sarandë/ Makina përplas një qyetar

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në Laç/ Humb jetën një person

Edmond Voga, ish-shofer dhe mik i prokurorit Arjan Ndoja i është tërhequr patenta për përdorim të sistemeve shtesë dhe mungesë të dokumentacionit të automjetit të blinduar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Grabitet një banesë/ Dhunohen burrë dhe grua

Publikuar

-

Nga

Nja banesë në Dibër ka rënë pre e grabitjes gjatë natës, nga persona ende të paidentifikuar.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Maqellarë, ku autorët kanë arritur që të marrin florinj dhe lekë.

Po ashtu mësohet se autorët kanë dhunuar çiftin e bashkëshortëve, të cilët ndodheshin në banesë..

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kapen me armë dhe fishekë në makinë/ Arrestohen 2 persona në Durrës

Publikuar

-

Nga

Policia e Durrësit godet një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasit: R. F., 43 vjeç dhe S. H., 28 vjeç, të dy banues në Manzë, Durrës.

Arrestimi i tyre u bë pasi Policia kishte marrë informacion në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri dhe gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Audi” në pronësi të shtetasit S. H., në sediljen e pasagjerit ku ndodhej shtetasi R. F., në një çantë dore, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Beretta” dhe 23 fishekë.

LEXO EDHE:  Aksident/ Plagoset këmbësorja

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në Korçë/ Makina "fluturon" nga ura

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet./CNA.al

LEXO TE PLOTE