Sociale
Koronavirusi/ Rrjeti farmaceutik 5-fishon çmimin e maskave, qytetarët “masakrojnë” Manastirliun

Ministria e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik dhe vetë mjekët bëjnë thirrje vazhdimimisht për ruajtjen e higjienës personale, si një nga masat më të rëndësishme për parandalimin e koronavirusit.
Përballë një situate të tillë, qytetarët kanë “vërshuar” në farmaci për tu pajisur me maska dhe solucione dezinfektuese.
Por, menjeherë pas rritjen së kërkesës, farmacitë kanë 5-fishuar çmimin. Një maskë të thjeshtë që deri dje kushtonte 20 lekë të vjetra, sot në farmaci e gjen 100 lekë. Në rastin më të keq, duhet ta gjesh me mik, pasi ka mungesë të theksuar.
Nga një vëzhgim i CNA.al nga 8 farmaci, përgjatë rugës Ferit Xhajko, deri tek ish-stacioni trenit ku kemi kërkuar për maska të thjeshta kemi marrë të njëjtën përgjigje “Nuk ka”.
Ndërkaq, qytetarët e shqetësuar, teksa ndjekin hap pas hapi masat që rekomandon qeveria, i kanë shkruar dhe Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në rrjetin social “Facebook”.
Ankesat lidhen pikërisht, me “lojën” jo të ndershme që po bën rrjeti i hapur farmaceutik, duke rritur çmimin e masakave apo pajisjeve të tjera sanitare, të domosdoshme për qytetarët në këtë periudhë.
“Zonja ministre mirëdita. Jemi duke kërkuara maska dhe brënda 3 orësh çmimi i maskave është rritur 5 fish. Ka shkuar 100 lekë një maskë e thjeshtë ndërkohë që kosto reale është vetëm 20 lekë. Merrni ndonjë masë për këtë.”, shkruan një qytetar.
“Zonja Ministre si keni menduar të përballesh me Coronavirusin ?! Në farmaci nuk ka as maska, as disifektues, asgjë që të mund mbrohesh, jam bosh! Një maskë skandaloze ka vajtur 5000 lek, dhe alkool mezi gjetëm, me mik. Këto janë masat që merr në gjendje emergjence ?! Kompanit farmaceutike po abuzojnë me çmimet, çfarë mase do marresh për këtë? Sekuestrohini me ligje, se po përdorin fatkeqsinë për përfitime të xhepit të tyre. Mos fto asnjë, po jep urdhër të zgjidhet situata”.
“Nuk ka maska nëpër farmaci o zonjë, po presin të dalë rasti i parë që të shkoj çmimi 5000 mij lek të reja maska.”
Ndërkaq, nga Urdhëri i Farmacistëve të Shqipërisë, deri më tani nuk ka patur asnjë reagim zyrtar lidhur me këtë abuzim./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Situata nga Covid/ Komiteti Teknik i Ekspertëve merr vendimin për masat shtrënguese
Komiteti Teknik i ekspertëve në mbledhjen e sotme ka deklaruar se do të mbeten në fuqi masat kufizuese të dy javëve të para. Duke analizuar...

“Kemi rritje të shtrimeve në spitale”/ Brataj tregon qytetet me më shumë të infektuar
Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka bërë me dije se kemi një rritje të shtrimeve në spitale, për shkak të infektimve me Covid. Sipas...