Connect with Us

Koronavirusi!/ Çfarë po bëjnë ndërmarrjet italiane për të luftuar virusin

Bota

Koronavirusi!/ Çfarë po bëjnë ndërmarrjet italiane për të luftuar virusin

Publikuar

-

Pas më shumë se 150 rasteve të konstatuara me koronavirus në veri Italisë, ndërmarrjet, duke filluar nga Unilever e Casalpusterlengo (Lodi) ku u zbulua rasti i parë i prekur, ai i një 38-vjeçari, po vendosin një seri masash për të parandaluar përhapjen e epidemisë.

Assolombarda po u siguron sipërmarrësve një seri informacionesh dhe një manual të sjelljes që do të miratohet, në përputhje me ato që tashmë po qarkullojnë nga Ministria e Shëndetësisë .

Këtu janë masat kryesore që kanë ndërmarrë të gjitha ndërmarrjet, duke filluar nga e hëna e 24 shkurtit.

LVMH

Lvmh, multinacionalja luksoze franceze, u ka kërkuar menaxherëve të saj që për disa ditë të mos udhëtojnë drejt dhe nga Italia në zyrat e tjera ndërkombëtare.

Armani dhe Todi

Giorgio Armani ka vendosur të mbyllë zyrat me qendër në Milano dhe vendet e prodhimit në Lombardi, Emilia Romagna, Veneto, Trentino dhe Piemonte për një javë. Përveç stafit që po merret me emergjencën e koronavirusit, të cilët nuk do të bëjnë pushim.

Nga Gucci ende nuk është marrë një vendim, si dhe nga Versace, ndërsa Tod’s ka preferuar të zgjedhë kufizime në oraret e punës dhe ndalimin e udhëtimeve për disa ditë.

Tim

Në rajonet që mbulohen nga ordinancat, Lombardia, Veneto, Piedmont dhe Emilia Romagna, Tim ka vendosur të “pezullojë ndërhyrjet teknike jo urgjente ndërsa për ndërhyrjet të domosdoshme do të miratohen të gjitha masat dhe pajisjet e nevojshme që teknikët të operojnë në sigurinë totale”.

Ndër masat e vendosura për t’u marrë me emergjencën e Koronavirus, Tim gjithashtu “favorizoi punën nga shtëpia dhe këshilloi përdorimin e mjeteve të komunikimit virtual në mënyrë për të shmangur udhëtimet në rajonet e prekura”.

Enel

Enel ka porositur të punojë “smart” (punë inga shtëpia) deri në caktimin e një date për të gjithë kolegët që punojnë ose kanë vendbanim në njërën prej komunave të prekura nga ordinancat publike” në lidhje me koronavirusin. Këto dispozita do të zbatohen gjithashtu për personelin e palëve të treta që punojnë në zyrat e Enel.

Unilever (Casalpusterlengo, Lodi)

Aktivitetet e qendrës kërkimore ndërkombëtare, ku rezultoi i prekur me koronavirus një 38-vjecar, është ndaluar të kryejë testet e nevojshme dhe është në pritje të indikacioneve të autoriteteve shëndetësore, raporton Ansa. Kantina është mbyllur. Protokollet e planifikuara ministrore tashmë janë aktivizuar. Menaxhimi i kompanisë është përgjegjësi e Rajonit të Lombardisë.

Mae (Fiorenzuola d’Arda, Piacenza)

Rreth shtatëdhjetë punonjës janë kontrolluar në orët e fundit. Departamenti i Higjienës Publike të Piacenza tashmë kishte kontaktuar mjekun kompetent të MAE për të filluar kontrollin e punëtorëve. Më 21 shkurt kompania u mbyll me kërkesë të pronarit.

Eni (San Donato Milanese, Milano)

Rrjeti ndërkombëtar i energjisë i lë punonjësit që banojnë në komunat Codogno, Casalpusterlengo, Castiglione d’Adda në shtëpi për një javë. Ata do të punojnë nga shtëpia.

LEXO EDHE:  Itali emigranti shqiptar aksidentohet në punë e sipër

Saipem (San Donato Milanese, Milano)

Kompania e kontrolluar nga Eni tashmë ka dërguar në shtëpi të gjithë punonjësit që banojnë në komunat Codogno, Casalpusterlengo, Castiglione d’Adda. Nga 21 shkurti, ajo ka aktivizuar punën “smart’. Departamenti i personelit është duke kontaktuar një nga një me punonjësit që banojnë në komunat në provincën e Lodi, të listuara në mesin e atyre që janë në rrezik. Këshilla që u jepet atyre është të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin kontaktet sociale sa më shumë që të jetë e mundur.

Arcelor Mittal

“Për të mbrojtur më mirë shëndetin e të gjithë kolegëve tanë – thuhet në një letër nga drejtori i burimeve njerëzore – konsiderohet e domosdoshme, me efekt të menjëhershëm, që të gjithë punonjësit” në Komunat e Castiglione d’Adda, Casalpusterlengo dhe Codogno, ose edhe ata punonjës që kanë shkuar dhe janë shoqëruar me persona të këtyre zonave në 14 ditët e funidt, duhet që menjëherë dhe deri në një urdhër të dytë të ofrojnë punën nga shtëpia, të lënë vendet e punës dhe të shmangin kontaktet sociale”. Kompania gjithashtu ka pezulluar udhëtimin në shumë zona aziatike.

Të njëjtat rregulla kanë ndjekur pothuajse të gjitha kompanitë, sic janë Trenord, Luxottica (selia ne Milano), Vodafone, Etra (Padova), Intesa San Paolo, Trenitalia, si edhe Mediaset.

Po ashtu edhe Bashkia e Milanos ka vendosur të pezullojë punonjësit e administratës dhe të filialeve që vijnë nga bashkitë “aty ku ka shpërthyer infeksioni”, siç thuhet nga kryebashkiaku, Giuseppe Sala. Deri tani 14 punonjës janë pezulluar nga puna.

Task-Forcë e Konfindustria

“Konfindustria ka vënë në dispozicion për të siguruar mbështetje dhe informacion për kompanitë që përballen me vështirësi logjistike dhe të menaxhimit të burimeve”, shpjegon nënkryetari për ndërkombëtarizimin, Licia Mattioli.

“Ne gjithashtu kemi ngritur – thotë ai – një Task Forcë për Koronavirusin”për t’iu përgjigjur kërkesave të sistemit në një mënyrë efikase dhe në kohë.

“Është ende shumë herët për të llogaritur dëmet e shkaktuara nga Koronavirus në ekonominë italiane,” tha nënkryetari i Confindustria, “por është e rëndësishme të jemi të vetëdijshëm që këto pasoja do të ndërthuren me një skenar ekonomik tashmë të vështirë. Duke parë veçanërisht sektorin e luksit, nuk ka dyshim se ndikimet do të jenë të rëndësishme”.

Leonardo dhe Pirelli

Të dy grupet pezulluan transferimet kombëtare dhe ndërkombëtare “si një masë paraprake dhe me efekt të menjëhershëm”.

Zurich

Kompania e sigurimeve u kërkoi punonjësve të Milano, Brescia, Modena, Rimini, Padova dhe Torino që të punojnë nga shtëpia edhe nëse nuk ka raste të infektimit mes punonjësve. Dhe mbledhjet janë kthyer në konferenca online, për të shangur udhëtimet në 4 rajonet e përfshira./Ilsole24ore

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Zgjedhjet lokale në Hamburg/ Triumfojnë SPD-ja dhe Të Gjelbrit

Publikuar

-

Nga

Pas zgjedhjeve lokale në Hamburg, Partia Socialdemokrate, SPD mbetet forca kryesore politike, e pasuar nga Të Gjelbrit. CDU pësoi humbje të thellë, kurse AfD duhej të priste gjatë për futjen në parlamentin e qytetit.

Pas zgjedhjeve në Hamburg të dielën (23.02) socialdemokratët (SPD) dhe Të Gjelbrit janë entuziastë. Vërtet që socialdemokratët pësuan një rënie me 6,6%, por ata dolën forca kryesore me 39,0% të votave, një rezultat zgjedhor, që SPD-ja nuk e ka më në asnjë land tjetër gjerman. Triumfues mund të quhen edhe Të Gjelbrit në Hamburg. Vërtet që ata nuk e arritën qëllimin të dilnin forca kryesore në Hamburg, por me 24,2% ata gati e dyfishuan rezultatin krahasuar me zgjedhjet e mëparshme.

Katharina Fegebank, kandidatja e Të Gjelbërve

“Opcioni i afërt”

Kryebashkiaku i Hamburgut, Peter Tschentscher, (SPD) e fituesi i zgjedhjeve bëri të ditur, se shpejt do të ketë bisedime me Të Gjelbrit për përsëritjen e koalicionit si “opcioni i afërt”. Të dyja partitë do të arrinin në Hamburg gati një shumicë dy të tretat. Por Tschentscher do të zhvillojë bisedime edhe me humbësin e zgjedhjeve, CDU. Sepse teorikisht në bazë shifrash mund të arrihej një shumicë edhe me një koalicion të konservatorëve me socialdemokratët.

Marcus Weinberg, kandidati i CDU

LEXO EDHE:  Lidhje të forta me ISIS/ Shteti fqinj dëbon shqiptarin

LEXO EDHE:  Deklarata e gazetares: Xhiroja vjetore e drogës në Itali 14 miliardë euro, 14.3% është nga Shqipëria

Në zgjedhjet e Hamburgut, partia populiste e djathtë, AfD duhej të priste gjatë për futjen në parlament. Në fund ajo arriti të kalojë pragun e 5% me një rezultat 5,3%. Edhe liberalët e FDP-së arritën të kalojnë pragun zgjedhor dhe janë prezentë në parlamentin e ardhshëm pas rezultatit 5,0%. Zgjedhjet në Hamburg shënuan një pjesëmarrje të lartë zgjedhore, 63,3%, gati 7% më shumë se në zgjedhjet e vitit 2015./ DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Koronavirusi shënon viktimën e katërt në Itali

Publikuar

-

Nga

Italia vijon të jetë në gjendje emergjence për shkak të frikës nga Koronavirusi. Numri i viktimave ka arritur në katër, ndërsa numri i personave të prekur deri tani ka arritur mbi 150.

Viktima e fundit është një burrë 84 vjeçar nga qyteti Bergamo.

Ndërkohë, mësohet se qeveria Italianë ka izoluar 11 komuna në rajonin Veneto dhe rreth 50 mijë banorë po mbahen të bllokuar.

Zonat e izoluara po menaxhohen nga policia dhe, nëse është e nevojshme, edhe nga ushtria, me sanksione penale për ata që shkelin aktet e dekretit.

Mediat italiane raportojnë se Lombardia, Liguria, Emiglia Romagna, Friuli Venezia Giulia, Piemonte dhe Veneto janë në gjendje karantine, ku janë pezulluar eventet publike, shkollat do të qëndrojnë të mbyllura për të paktën 1 javë. Nga dje janë pezulluar edhe ndeshje të Seria A të cilat më tutje mendohet të zhvillohen pa praninë e spektatorëve.

LEXO EDHE:  U kapën me 100 mijë euro drogë/ Pranga 2 shqiptarëve

LEXO EDHE:  Arrestohet i shumëkërkuari për vrasjen e dy personave në Itali

Si masë e nevojshme parandaluese janë anuluar edhe karnavalet e famshme të Venecias dhe deri më 1 mars edhe të gjitha ngjarjet rekreative dhe sportive, të cilat përfshijnë grumbullime në vende publike ose private dhe dezinfektimin e trenave rajonalë dhe jo-rajonalë.

Po ashtu, katedralja ‘Duomo’, në Milano, e cila është simbol i kryeqytetit Lombard, si edhe kinematë, teatrot, pubet dhe diskotekat, janë mbyllur.

Italia renditet tashmë e para në Europë për numrin e personave të infektuar dhe e katërta në botë pas Kinës, Koresë se Jugut dhe Japonisë.

LEXO TE PLOTE

Bota

Koronavirusi, Italia në rrethim

Publikuar

-

Nga

Italia ёshtё nё Evropё vendi mё i rrezikuar nga Koronavirusi, ndaj qeveria italiane ka ndёrmarrё masa drastike. Në disa zona jeta publike gati është paralizuar. Gjendja po acarohet edhe nё Korenё e Jugut.

Codogno, qyteti i prekur nga Koronavirusi

“Qёllimi ёshtё qё tё mbrojmё shёndetin e popullit “, deklaroi kryeministri italian Giuseppe Conte, pas njё takimi tё shtabit tё krizёs me autoritetet civile tё mbrojtjes nё kёtё vend. Rajonet mё tё prekura nga virusi COVID-19 do tё rrethohen. Popullata nuk do tё lejohet tё futet dhe as tё dalё nga kёto zona. Banorёt e zonave tё rrezikuara mund tё lёvizin vetёm nё „rastet e veçanta”.

Ai qё pёrpiqet t’i kalojё barrierat, cёnohet nga ndjekja penale, theksoi kryeministri. Ai megjithatё kёrkon njё mirёkuptim tё popullatёs sё atjeshme. Conte ka paralajmёruar mbylljen e sipёrmarrjeve dhe shkollave, si dhe ndalimin e tubimeve masive. Qeveria italiane ka ndaluar ndёrkohё edhe karnavalet nё Venecia. Ndalimi i lёvizjeve nё zonёn e Shengenit deri tani nuk ёshtё parashikuar, theksoi kryeministri.

Hotspoti evropian

Deri tani nuk janё regjistruar nё asnjё vend tjetёr evropian kaq shumё raste tё infektimeve me virusin SARS-CoV-2. Nё Itali janё regjistruar gjithsej 79 raste. Nga pjesёt veriore tё Italisё, nё rajonin Venecia dhe Lombardi, ka pasur edhe dy raste tё vdekjes. Pёr krahasim: Nё Gjermani janё regjistruar deri tani 16 raste tё infektimeve, nё Francё 12, ndёr tё cilёt njё person ka vdekur.

Shpёrthimi i infektimeve nё Lombardi ka ndodhur pas infektimit tё njё 38-vjeçari i cili po trajtohet nё njё spital nё qytetin e vogёl Codogno. Se ku ёshtё infektuar ai, ende nuk dihet saktësisht. Dyshohet se ёshtё infektuar nga njё mik kinez, i cili ёshtё kthyer sё fundmi nga vendlindja e tij nё Itali. Por kjo nuk ёshtё konfirmuar. Ndёrkohё qё pёr ardhjen e virusit nё Venecia dyshohen afaristё kinezё, tё cilёt kanё ardhur atje. Njё rast nё rajonin Piemont ёshtё regjistruar pas kontakteve tё tij me njerёz nga Lombardia.

Gjendje alarmi nё Korenё e Jugut

LEXO EDHE:  Deklarata e gazetares: Xhiroja vjetore e drogës në Itali 14 miliardë euro, 14.3% është nga Shqipëria

LEXO EDHE:  Deklarata e gazetares: Xhiroja vjetore e drogës në Itali 14 miliardë euro, 14.3% është nga Shqipëria

Nё Korenё e Jugut qeveria ka shpallur gjendjen mё tё lartё tё alarmit, pёr shkak tё infektimeve. Presidenti Moon Jae ka vendosur kёto masa pas dy rasteve tё tjera tё vdekjeve. Epidemia gjendet njё njё „pikё tё rёndёsishme kthese“. Ditёt e ardhshme do tё vendosin se si do tё zhvillohen gjёrat. Qeveria e tij po ndjek sugjerimet e ekspertёve dhe ka ngritur gatishmёrinё e veprimit nё nivelin mё tё lartё tё mundshёm. Qeveria pohon se nuk do tё hezitojё tё ndёrmerren edhe masa tё papara deri tani nё luftёn kundёr kёtij virusi. Deri tani nё kёtё vend janё regjistruar 602 raste tё infektimeve, qё ёshtё numri mё i madh pas Kinёs. Shumica e infektimeve ka ndodhur nё kishёn Shincheonji Church of Jesus, ku njё e infektuar ka shkuar dhe fillimisht ka refuzuar tё bёjё testet mjekёsore. Mё pas ka shkuar edhe nё shёrbimet e kishёs nё qytetin Daegu.

Gjendja e paqartё

Në Casalpusterlengo njerëzit mbajnë maska e qëndrojnë në radhë në supermarket

Organizata Botёrore e Shёndetёsisё WHO, shprehet e shqetёsuar pёr paraqitjen e rasteve tё infekimeve mё virusin COVID-19 tek personat, tё cilёt nuk kanё ndonjё lidhje me Kinёn. Ndёrkohё dyshohet se koha e inkubacionit mund tё jetё shumё mё e gjatё se dy javё. Kjo do tё vёshtirёsonte pёrpjekjet pёr parandalimin e epidemisё. Nё Kinё ёshtё rritur ndёrkohё numri i tё infektuarve nё mё shumё se

77.000. Prej tyre 2400 kanё vdekur. Por ekspertёt mendojnё, se shifrat nё Kinё mund tё jenё shumё mё tё larta. Numri mё i madh i tё vdekurve ka ndodhur nё provincёn Hubei, ku ёshtё regjistruar pёr herё tё parё sёmundja nё qytetin milionёsh Wuhan, nё dhjetor tё vitit tё kaluar./ DW

LEXO TE PLOTE