Connect with Us

Konsumimi i një mëngjesi të bollshëm, është shumë pozitiv për shëndetin

Blog

Konsumimi i një mëngjesi të bollshëm, është shumë pozitiv për shëndetin

Publikuar

-

* Ngrënia me bollëk, mund të jetë gjëja e fundit që na shkon në mendje, kur jemi duke u përpjekur të arrijmë synimet tona shëndetësore dhe dietike. Gjithsesi, nëse ajo ndodh në kohën e duhur, na sjell vërtet dobi në shumë mënyra. Në këtë rast, koha e duhur është mëngjesi, kur sapo jemi zgjuar pas një gjumi të mirë gjatë natës.

Mëngjesi konsiderohet si vakti më i rëndësishëm i ditës, pasi ajo që hamë dhe pimë pas zgjimit ng gjumi, është e vërtetuar se ndikon ndjeshëm në performancën tonë, gjendjen shpirtërore dhe energjinë që kemi gjatë ditës. Studimet e fundit nga Shoqata e Endokrinologëve, tregojnë se mëngjesi luan një rol edhe më të madh në shëndetin tonë të përgjithshëm, nga sa mendohej më parë.

Sipas studimit të ri të publikuar në “The Journal of Clinic Endocrinology & Metabolism”, një mëngjes i bollshëm djeg 2 herë më shumë kalori, në krahasim me një darkë më të bollshme. Gjithashtu, ai e zbeh dëshirën për ëmbëlsira, dhe sjell nivele më të shëndetshme të sheqerit në gjak dhe insulinës gjatë ditës, duke dëshmuar në thelb se ajo çfarë hamë dhe kur hamë, janë shumë të lidhura me njëra-tjetrën.

Studiuesit analizuan 16 burra, që alternonin një darkë me kalori të ulëta, dhe një darkë me kalori të larta dhe anasjelltas gjatë 3 ditëve. Gjatë studimit, u regjistrua uria e përgjithshme e pjesëmarrësve në studim, niveli i glukozës në gjak dhe dëshirat për ëmbëlsira, si dhe termogjeneza e tyre e nxitur nga dieta e tyre ushqimore, që mat se sa mirë e tret organizmi ushqimin.

Studiuesit zbuluan se DIT i pjesëmarrësve, ishte 2.5 herë më i lartë pas mëngjesit përkundrejt pas darkës, duke treguar që metabolizmi është më aktiv pas ngrënies së një vakti të bollshëm në mëngjes. Për më tepër, konsumimi i një mëngjesi me kalori të lartë, ishte i lidhur me një rënie të urisë dhe dëshirës për ëmbëlsira, duke zvogëluar mundësinë e ngrënies së një mes-vakti çdo ditë, dhe ulur ndërkohë nivelin e insulinës dhe sheqerit në gjak, gjë që sjell uljen e rrezikut nga diabeti.

LEXO EDHE:  A mund të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën Rusia dhe Perëndimi?

Kapërcimi i vaktit të mëngjesit, është një praktikë e zakonshme tek ata që shpresojnë të humbin në peshë. Por studimet kanë treguar që ngrënia më pak në mëngjesit, sjell ngrënie në vakte të vogla gjatë ditës duke çuar në një mbingrënie, dhe duke minuar objektivin e rënies në peshë.

Endokrinologia Minisha Sud, thotë se ka njerëz që anashkalojnë kohën vaktin e mëngjesit, në një përpjekje për të kontrolluar marrjen e kalorive gjtë një dite. “Por kjo praktikë është kundër ritmeve tona normale cirkadiane, dhe për ata që kanë shumë uri në mëngjes, ajo mund të çojë në teprime, kur agjërimi “prishet” në vaktin e mesditës. Ajo mund të çojë ndërkohë në mbingrënie gjatë darkës”- thotë ajo.

Sipas Sud, ne jemi më të ndjeshëm ndaj insulinës në mëngjes, gjë që do të thotë se duhet më pak insulinë, për të kontrolluar nivelin e sheqerit në gjak pas ngrënies. “Ne jemi më efiçentë në metabolizëm në orët e mëngjesit, dhe më të ndjeshëm ndaj insulinës në pjesën e parë të ditës. Prandaj ka kuptim që termogjeneza jonë, e shkaktuar nga dieta dhe metabolizmi i përgjithshëm, është më efektiv në fillim të ditës”- vijon më tek ekspertja.

Ndërkohë dr. Xhon Morton, shefi i departamentit të në Universitetin e Mjekësisë në Jeil, rekomandon konsumimin e vakteve më të mëdha në fillim të ditës, sidomos nëse po përpiqeni të bini në peshën trupore. Kjo për shkak se studimi tregoi se niveli ynë metabolik, ngadalësohet gjatë natës.

Ndërkohë, është më mirë të hani një mëngjes të mirë-ekuilibruar (p.sh me fruta, vezë, bollgur, kos), dhe të shmangni ushqimet e përpunuara si brumërat dhe drithërat me sheqer, të cilat thjekson ai përthithen shpejt dhe shkaktojnë rritjen e niveleve të sheqerit në gjak. “Një thënie tek e cila besoj, është se duhet të hani si një mbret në mëngjes, si një princ në drake, dhe si një lypës në darkë”-thotë Morton./ Medicaldaily.com-Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

A mundet SHBA-ja të shkatërrojë njëkohësisht Rusinë dhe Kinën, pa armë bërthamore?

Publikuar

-

Nga

A mundet SHBA-ja të shkatërrojë njëkohësisht Rusinë dhe Kinën, pa armë bërthamore?

Nga Robert Farley “National Interest”

* Shtetet e Bashkuara, e kanë hedhur tashmë poshtë doktrinën e saj shpesh të keqkuptuar shpesh të “dy luftërave”, e destinuar dikur të ishte si një model për të siguruar mjetet për luftimin në dy luftëra rajonale njëkohësisht.

E projektuar për ta penguar Korenë e Veriut nga nisja e një lufte, teksa Shtetet e Bashkuara ishin të përfshira në luftime kundër Iranit ose Irakut, ideja e ndihmoi atë në dhënien formë të strategjive të pas Luftës së Ftohtë, kur Shtetet e Bashkuara nuk kishin më nevojë të përballeshin me kërcënimin sovjetik.

Por, sikur SHBA-së t’i duhej sot të luftonte njëkohësisht 2 luftëra, dhe jo kundër shteteve si Koreja e Veriut dhe Irani ? Po sikur Kina dhe Rusia të koordinohen sa duhet me njëra-tjetrën, për t’u përfshirë në një armiqësi të njëkohshme në Paqësor dhe në Evropë?

A mund të koordinojnë Pekini dhe Moska disa kriza, që do të shkaktonin 2 reagime të veçanta ushtarake amerikane? Ndoshta po, por mbase jo. Secili vend ka synimet e veta, dhe punon vazhdimisht për to. Ka shumë të ngjarë që njëri prej të dyve do të shfrytëzonte në mënyrë oportuniste një krizë ekzistuese, për të çuar më tej pretendimet e veta rajonale.

Për shembull, Moska mund të vendosë të pushtojë shtetet balltike nëse Shtetet e Bashkuara do të përfshihen në një përleshje të madhe në Detin e Kinës Jugore. Në çdo rast, lufta do të niste me nismën e Moskës apo të Pekinit.

Shtetet e Bashkuara, kanë përfitimet e veta nga status në të dyja rajonet dhe përgjithësisht (të paktën kur bëhet fjalë për fuqitë e mëdha), preferon të përdorë mjete diplomatike dhe ekonomike për të ndjekur qëllimet e veta politike.

Në rastin e këtij skenari, ashtu si gjatë Luftën e Dytë Botërore, ushtria amerikane do të mbante barrën e mbrojtjes së Evropës, ndërsa marina e saj do të përqendrohej në Paqësor. Forca Ajrore e SHBA-së (USAF) do të luante një rol mbështetës në të dy teatrot e luftës.

Rusisë i mungon aftësia për t’u përballur me NATO-n në Atlantikun e Veriut, dhe me siguri që nuk ka asnjë interes politik ta provojë diçka të tillë.

Kjo do të thotë që ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj të NATO-s, mund të ndajnë disa burime për të kërcënuar hapësirën detare të Rusisë, marina amerikane mund të përqendrojë forcat e saj në Paqësor. Në varësi të kohëzgjatjes së konfliktit, Shtetet e Bashkuara mund të transportojnë asete të shumta të ushtrisë amerikane në Evropë, për të ndihmuar në çdo lloj luftë serioze atje.

Pjesa më e madhe e aeroplanmbajtëseve, nëndetëseve dhe luftanijeve amerikane do të përqendroheshin në Paqësorin dhe Oqeanin Indian kundër trupave kineze. Avianët me rreze të gjatë veprimi, do të operonin në të dyja fushë-betejat sipas nevojës.

Ushtria amerikane, do të ishte nën një presion të madh për të garantuar sa më shpejt që të jetë e fundit fitoren vendimtare në të paktën njërin nga frontet. Kjo mund ta nxisë SHBA-në të anojnë shumë në një drejtim me mjetet ajrore, hapësinore dhe ato kibernetike, me shpresën e arritjes së një fitoreje strategjike dhe politike, që do t’i jepte mundësi pjesës tjetër të ushtrisë të zhvendosej në frontin tjetër.

LEXO EDHE:  Çfarë është ANTIFA, dhe përse mbështet dhunën nëpër protesta

LEXO EDHE:  Studimi shpresdhënës i profesorit/ Terapia ime kundër koronavirusit u testua me sukses tek 80 pacientë

Duke pasur parasysh forcën e aleatëve amerikanë në Evropë, Shtetet e Bashkuara mund të përqendroheshin fillimisht në konfliktin në Paqësor. Struktura e aleancës amerikane në Paqësor ndryshon shumë nga ajo e Evropës.

Pavarësisht shqetësimit për angazhimin e aleatëve të veçantë amerikanë në Evropë, Uashingtoni s’ka asnjë arsye që të nisë luftën kundër Rusisë, përveç ruajtjes së integritetit të aleancës së NATO-s. Nëse Shtetet e Bashkuara hyjnë në një luftë të tillë, atë do ta pasojnë Gjermania, Franca, Polonia dhe Britania e Madhe.

Në shumicën e skenarëve konvencionale, edhe aleatët evropianë do t’i jepnin NATO-s një avantazh të jashtëzakonshëm afatmesëm mbi rusët. Rusia mund të marrë pushtojë vërtetë pjesë të Balltikut, por do të vuajë shumë nën fuqinë ajrore të NATO-s, dhe ka të ngjarë të mos mbajë dot për një kohë të gjatë një territor të pushtuar.

Në këtë kontekst, marina dhe forcat ajrore amerikane, do të luanin role mbështetëse dhe koordinuese, duke i dhënë aleatëve të NATO-s avantazhin e nevojshëm për të mposhtur rusët. Shtetet e Bashkuara mund të përballen me sfida më të vështira në Paqësor.

Japonia ose India mund të kenë vërtetë njëfarë interesi në Detin e Kinës Jugore, por kjo vështirë se garanton pjesëmarrjen e tyre në një luftë kundër Kinës. Struktura e aleancës së çdo konflikti të caktuar, do të varet nga aleatët.

Pra nga fakti nëse Filipinet, Vietnami, Koreja e Jugut, Japonia ose Tajvani, mund të bëhen shënjestra kryesore e Kinës. SHBA-ja mund të luftojë dhe të fitojë dy luftëra të mëdha në të njëjtën kohë, ose të paktën t’i afrohet fitores në një formë që as Rusia dhe Kina nuk e shpresojnë ndonjëherë.

Dhe SHBA-ja mund ta arrijë këtë, pasi vazhdon të ketë ushtrinë më të frikshme në botë, dhe sepse qëndron në krye të një aleance ushtarake jashtëzakonisht të fuqishme. Për më tepër, Rusia dhe Kina shfaqin lehtë probleme shumë të ndryshme ushtarake, duke i lejuar Shtetet e Bashkuara të ndajnë disa prej aseteve të tyre ushtarake në njërin apo tjetrin front.

Gjithsesi, e theksoj që kjo situatë nuk do të zgjaste përgjithmonë . Shtetet e Bashkuara nuk mund ta ruajnë pafundësisht këtë nivel dominimi, dhe për një periudhë afatgjatë do të duhet të zgjedhin me kujdes angazhimet e veta. Njëherazi, Shtetet e Bashkuara kanë krijuar një rend ndërkombëtar nga i cili po përfitojnë shumë nga vendet më të fuqishme dhe të zhvilluara në botë. Dhe për një farë kohe, ajo mund të mbështetet tek ata./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Si i marrim vendimet gjatë një pandemie

Publikuar

-

Nga

Si i marrim vendimet gjatë një pandemie

Kur shtohet udhëzimet e autoriteteve për të shmangur daljet e panevojshme jashtë, dhe qëndruar më shumë në shtëpi për shkak të pandemisë, njerëzit përballen me një numër vendimesh. Dhe pyetjet më se të zakonshme në kushte normale:A duhet të shkoj tek berberi të pres flokët? Kur mund të dal për piknik me miqtë? Çfarë masash mbrojtëse duhet të marr kur të hyj tek servisi i celularëve, bartin gjatë pandemisë COVID-19 pasoja për shëndetin personal dhe publik, dhe në disa raste përcaktojnë vijimësinë e jetës ose vdekjen.

Kur shumëzohen me numrin e popullsinë, edhe vendimet në dukje të vogla e personale mund të ngadalësojnë shumë apo ta përshpejtojnë këtë pandemi. Kështu, ne mund të dëshirojmë të mendojmë se sjelljet që zgjedhim të kemi, bazohen thjesht në informacionin më të mirë që kemi.

Por ekspertët thonë se nuk është kështu. Në fakt, ne të gjithë jemi të ndjeshëm ndaj paragjykimeve që e nxisin dhe stimulojnë trurin tonë në mënyra të padukshme. “Ne nuk jemi të aftë në të kuptuarit e asaj që ndodh në trurin tonë”- thotë psikologia Xhenifer Lerner nga Shkolla Kenedi në Hardvard.

Sipas një studimi, pesë faktorë mund të ndikojnë mbi mënyrën se si ne zgjedhim të sillemi gjatë pandemisë. Së pari paragjykimi mbi sëmundjen, dhe prirja për të marrë vendime bazuar në informacionin që është afër nesh, dhe më i fundit, thotë Nikolas King, ekspert në Universitetin Mekgill në Montreal të Kanadasë.

Pra, nëse jeni me fat që nuk e njihni asnjë të sëmurë me Covid-19, keni shumë të ngjarë të mos merrni masa paraprake rigoroze. Është më e lehtë, thotë King, të dalësh në rrugë dhe të shohësh se çfarë po ndodh përreth, sesa të ulet para kompjuterit dhe të lexosh modele epidemiologjike dhe parashikime të bazuara në të dhëna kokrete.

Një pjesë tjetër e preferencës për të tashmen, është vlerësimi i sjelljes sonë mbi atë që ne e perceptojmë si “status kuo”,- edhe pse ajo është radikalisht e ndryshme nga ajo që ishim mësuar vetëm disa muaj më parë, shton eksperti.

Së dyti ne ndikohemi shumë nga emocionet. Studimet tregojnë se edhe zgjedhjet më të vogla dhe jo të ndonjë rëndësie të madhe, mund të ndikohen nga gjendja jonë shpirtërore. Për shembull, Lerner dhe kolegët e saj kanë zbuluar se zemërimi ka prirjen të çojë në analiza më pak të menduara mbi situata të caktuara.

“Njerëzit e zemëruar, nuk e vënë në dyshim veten e tyre. Ata nuk thonë:Nuk jam i sigurt nëse po përdor informacionin e duhur. Dhe kjo mund t’i nxitë ata të bëjnë zgjedhje më pak se ideale. Ndoshta më i përhapur se zemërimi këto ditë është trishtimi, pasi njerëzit po humbasin jo vetëm të dashurit apo shëndetin e tyre, por edhe të ardhurat dhe lirinë e lëvizjes.

Megjithatë në dallim nga zemërimi, trishtimi ju nxit mendoni më thellë, dhe mund t’ju ndihmojë në përpunimin e informacionit në një mënyrë më të fortë dhe sistematike”,- thotë Lerner.

Por nga ana tjetër, trishtimi mund të çojë edhe në vendime të këqija në aspektin financiar. Eksperimente të ndryshme, kanë zbuluar se pjesëmarrësit që ishin të trishtuar, ishin më të gatshëm të paguanin çmime tepër të larta për të blerë gjëra menjëherë, sesa ata që kishin një gjendje shpirtërore neutrale.

LEXO EDHE:  Pse e ardhmja jonë rrezikohet nga dronët

LEXO EDHE:  A mund të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën Rusia dhe Perëndimi?

Gjithashtu, frika është treguar se është shumë ndikuese:Studimet e shumta të kryera pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në SHBA, zbuluan se frika e rriti perceptimin e njerëzve për rrezikun, por edhe diktoi synimet e tyre për të marrë disa masa sigurie paraprake.

Faktori i tretë që ndikon është kërkimi i njerëzve për siguri. Sot dominuese është pasiguria ekstreme, e cila mund t’i nxisë njerëzit të kërkojnë një gamë të ngushtë informacioni, që konfirmon mendimet e tyre. “Konfimimi i paragjykimeve, është një nga mënyrat për të minimizuar pasigurinë:Për shkak se jeni duke përzgjedhur vetëm prova që konfirmojnë pikëpamjen tuaj ekzistuese mbi botën, mund të ruani një nivel të sigurt besimi tek ajo që tashmë besoni”-thotë King.

Ashtu si zemërimi, edhe kërkimi i dëshpëruar për siguri, i nxit njerëzit të jenë më pak të vëmendshëm mbi perspektivat potencialisht më të mençura për sigurinë, sikurse janë për shembull tubimet e mëdha publike.

Presioni i kolegëve, është faktori i katërt ndikues në vendimet që marrin njerëzit në këtë kohë të vështirë. Një virus apo thashethem mund të përhapet përmes kontakteve. Por, në rastin e një sjellje më komplekse sociale, si mbajtja e një maske në ambientet publike për të mbrojtur të tjerët, dinamika është shumë më e komplikuar, mendon Demon Çentola i Shkollës së Komunikimit në Universitetin e Pensilvanisë.

Në këtë rast, rrjetet sociale veprojnë më shumë si filtra, duke e formësuar mënyrën se si e shohim informacionin që marrim, sa të përgjegjshëm jemi ndaj sjelljeve të reja ndaj të cilave jemi të ekspozuar, dhe nëse i pranojmë ato apo jo, thotë ai.

“Ideja është që nëse njerëzit kanë informacion, atëherë ata do të bëjnë zgjedhjen racionale. Dhe kjo është thjesht e gabuar”- thekson Çentola. Sado rekomandime të merrni nga autoritetet shëndetësore, kolegët do të ndikojnë në fund në zgjedhjet që bëni.

Çentola përmend shembullin e distancimit fizik. Nëse do të ishit i vetmi në zyrën tuaj që vendosni të mos merrni pjesë në një takim, apo i vetmi nga miqtë që shkoni në një darkë, kjo mund të kishte pasoja negative profesionale ose sociale. Por nëse shumica e kolegëve tuaj (apo miqve tuaj) vendosin të mos marrin pjesë në tubime të tilla të mëdha, ai vendim bëhet një normë. E njëjta gjë mund të ndodhë edhe me mbajtjen e maskës ​​në lagjen tuaj.

Faktori i pestë:vendimet e duhura, merren kur lehtësohen disa shërbime. Për të kuptuar si t’i ndihmojnë njerëzit të marrin vendime më të mira gjatë kësaj pandemie, shkencëtarët po synojnë të shfrytëzojnë njohuri e fituara nga puna e mëparshme mbi sjelljet pro-sociale. Greçen Çapman, që studion shkencat sociale dhe ato të vendimeve në Universitetin Karnexhi Mellon, është marrë për dekada me studime në këtë fushë, siç janë vendimet e njerëzve për t’u vaksinuar ose jo.

“Përpjekja për të ndryshuar bindjen e njerëzve mbi vaksinimin nuk është shumë e efektshme. Është më efektive të ndërhyhet direkt tek sjellja për ta bërë atë më të lehtë”- thotë ajo. Nëse doni që njerëzit të shmangin shkuarjen në dyqane, duhet që shpërndarja e sendeve ushqimore të jetë realisht e lehtë dhe e arritshme. Ose nëse po përpiqeni të siguroni mbajtjen  e maskave, duhet të garantohen maska falas ​ njerëzve përpara se të hyjnë në një dyqan. / The Week – Bota.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Pandemia e Covid-19 dhe politika e kufijve

Publikuar

-

Nga

Pandemia e Covid-19 dhe politika e kufijve

Nga Jan Zielonka “New Statesman”

* Reagimet ndaj pandemisë së Covid-19, kanë nxitur një politikë të re të kufijve. Ne jemi të urdhëruar të rrimë brenda në shtëpitë tona, kufijtë kombëtarë janë mbyllur, udhëtimet jashtë vendit janë kufizuar, ndërsa qeveritë kanë rikthyer sovranitetin e territorit.

Edhe pse këto politika synojnë të parandalojnë përhapjen e virusit, ne po shohim në mbarë botën një konfigurim të ri të autoritetit, territorit dhe të drejtave. Dhe kjo gjë do të ketë ndikime të mëdha dhe të qëndrueshme në kohë. Qasja jonë ndaj hapësirës dhe lirisë së lëvizjes, nuk ka qenë kurrë e thjeshtë.

Kolonët e hershëm, i kishin qejf muret dhe rrethimet, ndërsa nomadët dhe gjahtarët ishin kundër tyre. Njerëzit pa dokumentacionin “e duhur”, e kanë ende të kufizuar lirinë e tyre të lëvizjes në shumë vende. Ndërkaq, dëbimet dhe zhvendosjet nga hapësirat e jetesës, janë bërë të zakonshme si në shtetet demokratike, ashtu edhe ato autoritare.

Liberalët thonë se kufijtë e hapur, krijojnë njohuri të reja dhe sjellin përfitime financiare. Sovranistët pretendojnë me të drejtë se kufijtë e hapur, ftojnë ardhjen e emigrantëve të shumtë, që u vjedhin vendasve vendet e punës, dhe futin zakonet e tyre kulturore. Sovranistët në të majtë, i shohin kufijtë e hapur si shkakun kryesor të pabarazive ekonomike dhe sociale. Një çështje përcaktuese e kohës sonë, është nëse demokracia dhe politika sociale mund të mbijetojnë me politikat e kufijve të hapur dhe identitetet kulturore të vagullta (kozmopolite ose evropiane).

Nëse kufijtë janë të hapur apo mbyllur, kjo varet jo vetëm nga vendimet politike, por edhe nga kapacitetet teknologjike dhe administrative.  Në Mesjetë kontrolli i kufijve territoriale ishte i vështirë. Sot interneti ua vështirëson qeverive kontrollonin e flukseve financiare apo atyre të komunikimit.

Kufijtë janë gjithmonë relativë, sikurse është në fakt edhe fuqia e shteteve që i administrojnë ato. Por kufijtë nuk janë vetëm disa vija ndarëse në një hartë. Ato përfaqësojnë edhe institucione komplekse, që përcaktojnë lidhjen midis territorit, autoritetit dhe të drejtave.

Ato bëjnë dallimin midis vetvetes dhe të huajve, midis publikes dhe privates, dhe midis sundimtarëve dhe subjekteve që sundojnë. Kufizimet ndaj lirisë së lëvizjes për shkak të pandemisë, ndryshojnë nga njëri vend në tjetrin.

Vendimet nuk janë diktuar gjithmonë nga konsideratat mjekësore apo ato ekonomike, duke zbuluar kësisoj një shkallë të caktuar të arbitraritetit qeveritar. Për shembull, rregullat për distancimin social ndryshojnë nga Britania e madhe dhe Danimarkës.

Kufijtë kombëtarë  janë mbyllur, edhe pse mjekët kanë argumentuar se mbyllja e kufijve rreth qendrave të vogla rajonale ose urbane, është shumë më efektive në zvogëlimin e përhapjes së Covid-19.

Në fazat fillestare të pandemisë, kufizimet ndaj lirisë së lëvizjes u pranuan nga qytetarët. Por rezistenca publike ndaj tyre po rritet. Tregjet vështirë se mund të funksionojnë pa lirinë e lëvizjes, edhe nëse disa transaksione mund të kryhen virtualisht falë internetit.

Masat kufizuese ndaj lëvizjeve tona janë bërë normaliteti ynë i r. Personat e infektuar me koronavirus, vendosen nën karantinë. Ndërkohë, po përdoret pajisjet gjurmuese. Lejohen vetëm disa lloje tubimesh publike. Kufizimet e udhëtimeve jashtë vendit, vazhdojnë që të mbeten në fuqi.

Qeveritë po kërkojnë që kompanitë vendase, të bëhen më pak të ndërvarura nga zinxhirët ndërkombëtarë të furnizimit. Dhe e gjitha kjo po ndodh në kuadër të një konfigurimi të ri të hapësirës, ​​autoritetit dhe të drejtave në të gjithë globin dhe brendapërbrenda shteteve.

LEXO EDHE:  Nga prostitutë në pirate/ Historia e kinezes që komandoi 80.000 burra

LEXO EDHE:  Pse vendet ish-komuniste, nuk kanë ende një gjyqësor të besueshëm dhe të pavarur

Pasoja e parë e kësaj politike të re mbi hapësirën, ka të bëjë me marrëdhëniet midis qytetarëve. Bllokimet dhe urdhrat për distancim fizik, e prishin afërsinë tonë shoqërore, lidhjet dhe zakonet tona. Një shoqëri e atomizuar, bie më lehtë pre e politikës së autokratëve të ndryshëm.

Në rast se nuk hiqen shpejt kufizimet mbi lirinë tonë për të lëvizur dhe u shoqëruar me njëri-tjetrin, ne mund t’i shohim qytetarët të jenë gjithnjë e më pasivë dhe të fokusuar tek vetvetja, të paaftë në planin afatgjatë për t’u ngritur në mbrojtje të të drejtave të tyre kolektive.

Pasoja e dytë, ka të bëjë me marrëdhëniet midis shtetit dhe qytetarëve. Kufizimet ndaj lëvizjes së qytetarëve, janë përdorur nga shumë qeveri për qëllime politike:në Hungari ato kanë vënë kryesisht në shënjestër pakicat, ndërsa parlamentet thuajse kudo janë mënjanuar.

Ndërkohë, kemi parë ngritjen e një shteti “paternalist”, për të përdorur shprehjen e politikanit italian Mateo Renci, “që hyn në jetën tonë dhe prodhon gjithnjë e më shumë vetë-deklarime, për të justifikuar situatën ku gjendemi aktualisht”.

Pasoja e tretë negative, ka të bëjë me marrëdhëniet midis shteteve dhe rrjeteve trans-nacionale. Vitet e fundit, marrëdhëniet tona personale, transaksionet ekonomike dhe angazhimet publike, kanë qenë të lidhura me organizata pa lidhje me ndonjë territor apo vend të caktuar, që na sigurojnë shkëmbimin e informacionit, mbështetje juridike, lobim dhe përfitime të tjera.

Rrjetet e qyteteve, bankierët, ambientalistët apo organizatat mediatike kanë qenë agjentët kryesorë të lidhjes përtej kufijve kombëtarë. Rrjetet nuk janë vetëm më pak territoriale, por edhe më spontane, më të decentralizuara, më informale dhe hibride sesa shtetet.

Kjo i bën ato më efektive sesa shtetet në marrjen dhe shkëmbimin e njohurive, dhe përdorimin e tyre në tregti, financa, komunikim dhe siguri. Por me shfaqjen e pandemisë, shtetet kanë rikthyer sovranitetin mbi kufijtë e tyre, dhe bllokimet që pasuan, i kanë dëmtuar lidhjet trans-nacionale.

bashkimi europian selia ne bruksel

Shtetet kanë ndaluar eksportet e pajisjeve mjekësore edhe brenda Bashkimit Evropian. Ato kanë shpëtuar nga falimentimi kompanitë e mëdha kombëtare, siç është linja ajrore gjermane “Lufthansa”; kanë përdorur strategji kombëtare për të luftuar virusin; ndërsa i kanë përçmuar organizatat ndërkombëtare; dhe kanë shpërfillur OJQ-të trans-nacionale.

Virusi mund t’i injorojë kufijtë kombëtarë, por qeveritë janë të zëna me forcimin e tyre. Globalizimi dhe integrimi evropian, janë tashmë të kërcënuara. Rrjetet trans-nacionale po përpiqen të mbijetojnë në një mjedis me gjithnjë e më shumë mure, rregullore kombëtare dhe një frikë të shtuar nga kulturat “e huaja”.

Për Aristotelin, vetëm Zotat ose personat e dhunshëm, mund të ishin qenie në izolim të plotë. Ndërkohë natyra njerëzore kërkon një bashkësi personash, një vend apo territor ku të jetojë. Politika e pandemive, na ka privuar nga kjo e fundit, dhe ne nuk e dimë se çfarë do të thotë dalja nga bllokimet aktuale, apo se çfarë na pret më tej./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE