Connect with Us

“Kapja” e AMA-s/ Zbulohen CV-të e kandidatëve për kryetar të AMA-s

Politikë

“Kapja” e AMA-s/ Zbulohen CV-të e kandidatëve për kryetar të AMA-s

Publikuar

-

Prej ditësh opinion publik ka ndjekur me vëmendje shqetësimet e opozitës dhe disa mediave të mëdha në vend lidhur me përzgjedhjen e bordit drejtues të AMA-s.

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur garën për këtë proçes dhe emrat e depozituar aty janë zbuluar nga media. Kandidatët në garë, janë as më shumë e as më pak sesa këshilltarë ministrash, njerëz politikë të cilët në kundërshtim me ligjin për AMA-n kërkojnë të bëhen kryetarë dhe anëtarë të këtij instutucioni.
Kuvendi i Shqipërisë ka administruar CV-të e Maklen Mishës, Edvin Kukunjës, Faton Hoxhallit dhe Denis Dedejt.

Të katër këto emra të bërë publik në media janë të pozicionuuar politikisht me Partinë Socialiste, kanë shërbyer në pozicione politike dhe partiake duke qenë haptas në shkelje të ligjit, i cili e ndalon kandidadimin për persona politikë. -Maklen Misha, djali i Pirro Mishës, ish-anëtar i bordit Drejtues të AMA-s, deklaron se është bashkëthemelues dhe anëtar i Bordit drejtues të lëvizjes G99, duke e shkelur haptazi ligjin për mediat, që përjashton nga gara anëtarët e partive politike dhe shoqatave politike.

Për më tepër, sipas CV-së tij deklaron se ka qenë anëtar i Grupit të punës për hartimin e programit për punësimin, në Partinë Socialiste. Kontributet e kandidatit në partitë e sipërcituara, e shndërrojnë në një kandidat politik. CV-së së tij të “pasur” politike i shtohen edhe katër pozicione shumë pikante, Këshilltar i Edi Ramës, Niko Peleshit, Erion Veliajt dhe së fundmi i Olta Xhackës.

Në lidhje me emrin e Mishës, i cili përflitet si një nga favoritët kryesor, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e ka cilësuar këtë vendim të qeverisë si një përpjekje për të trashëguar pushtetin nga i ati tek i biri, pa harruar që Pirro Misha është ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, fakt të cilin ai vetë se ka mohuar asnjëherë. -Fatjon Hoxhalli, nuk plotëson vitet e punës, pasi siç edhe vetë konfirmon ka filluar punë për herë të parë në prill të vitit 2014, në administratë publike.

Hoxhalli është një tjetër emër që figuron të ketë shërbyer në pozicione politike. Ai ka qenë në kabinetin e Niko Peleshit në Kryeministri dhe në Ministri të Bujqësisë më pas deri në vitin 2019. -Edvin Kukunja, deklaron 9 vite eksperiencë pune në shtetin italian, por mbetet për t’u verifikuar, si afati ashtu edhe lloji i punës së kryer, pasi ende nuk dihet nëse puna e kryer prej tij në shtetin fqinj përfshihet në fushat që kërkon ligji për mediat audiovizve. Kukunja është këshilltar i Ministrës së Drejtësisë Etilda Gjoni, ndërkohë që në mandatin e parë të qeverisë socialiste ai ka qenë këshilltar i ministres Lindita Nikolla. -Denis Dedej, ka përfunduar studimet në gazetari në vitin 2014, ndërkohë që e ka filluar eksperiencën si gazetar në vitin 2007.

LEXO EDHE:  AMA sërish thirrje mediave/ Merrni parasysh shëndetin e personelit gazetaresk

Dedej madje ka qenë i punësuar në administratë publike edhe pa përfunduar arsimin e lartë (bachelor në 2014, puna në Shërbimin Kombëtar të Punësimit në janar 2014). Ajo që është e përbashkët për të katër kandidatët është punësimi i tyre në kabinetet e ministrive të ndryshme dhe në Bashkinë e Tiranë, që nënkupton pozicionin e tyre të qartë politik, për sa kohë këto funksione janë thjesht dhe vetëm politike. Mediat kanë raportuar lidhje familjare dhe lidhje të afërta personale të këtyre kandidatëve me figura drejtuese të Partisë Socialiste.

Sipas mediave, këto persona që kanë marrë “mundimin” të bëhen pjesë e kësaj të ashtuquajture “garë”, janë emra krejtësisht të panjohur për opinionin publik dhe pa asnjë kontribut në jetën shoqërorore dhe me rëndësi për komunitetin.

Opozita ka ngritur shqetësimin se emrat e ardhur në kuvend për pozicionin drejtues të kryetarit të AMA-s, shprehin qartë synimin e kësaj mazhorancë për të kontrolluar fjalën e lirë sidomos pas propozimeve të bëra me paketën antishpifje, e cila është kundërshtuar fort nga komuniteti ndërkombëtar. CNA.al do tregojë ditë pas dite me fakte konkrete kush janë në të vërtetë kandidatët formalë për kapjen e AMA-s./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Tritan Shehu: “Xhevahiret” e komitetit nuk mund ta fshehin më gjendjen katastrofale epidemiologjke!

Publikuar

-

Nga

Tritan Shehu: “Xhevahiret” e komitetit nuk mund ta fshehin më gjendjen katastrofale epidemiologjke!

Ish-deputeti i PD-së Tritan Shehu ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan se Shqipëria është në një katastrofë epidemiologjike.

Shehu thekson se asnjë institucion zyrtar shtetëror shqiptar e as Komitetet që krijon Rilindja, nuk mund të fshehtë këtë realitet të hidhur.



“Xhevahiret” e atij komiteti me testimet nuk mund te fshehin gjendjen katastrofale epidemiologjke!
Ne nje llogari te thjeshte te bazuar edhe ne deklaratat qellimisht te “mjegullta” te atij Komiteti, pozitiviteti i testimeve sot eshte reth 35%.
Shifer kjo tejet alarmante qe flet per nje realitet epidemiologjik krejt jashte kontrollit e ekstremisht te rrezikshem.
Ne fakt per ta maskuar kete shifer ky Komitet me disa “akrobaci” me shtimin artificial te numrit te testimeve perpiqet ta ule ne reth 20%, qe perseri ngel shume e larte e flet per nje situate tejet te rende.
Por spekullimi nuk mund te fshihet.
Psh edhe ne shifren e sotme prej 877 testimeve ne dite ky Komitet vazhdon te mbledh te pa bashkueshmet, testimet ne baze te nje metodike gratis per popullesine qe jane nen 500, me ato qe individet bejne per aresye nga me te ndryshmet te privati kundrejt pageses e jashte metodikes, pra qe nuk mund te merren per baze per te tilla statistika.
Por meqe e verteta nuk mund te fshihet, dje ishte vete perfaqsuesja e atij Komiteti, qe ne nje interviste konfuze deklaron ne menyren absurde, se testimet te privati nuk jane e dhene per konfirmimin e infektimit te pacientit, kurse nga ana tjeter mund te bashkohen me ato nen metodike ne nje grup statistikor!
Edhe nje nxenes qe njeh sado pak statistikat nuk do ta pranonte kete, qofte edhe per te maskuar numrin shume te ulet te testimeve me pozitivitetin ekstremisht te larte te tyre, duke bere keshtu dy gabime trashanike kontradiktore:
— Testimet te privati absolutisht provojne njelloj si te publikut pozitivitetin ose jo te infeksionit te subjektit dhe duhen marre per baze per kete gje.
—Por keto duke u kryer per aresye te ndryshme, jashte testimit metodik qe eshte vecse gratis, nuk mund te sherbejne ne llogaritjen e konkluzioneve per te cilat eshte ndertuar testimi zyrtar, pra nuk mund te jene pjese e numrit te atyre testimeve qe ne vendin tone ngelin tejet te ulta, reth 500 ne dite e me nje pozitivitet te frikshem prej reth 35%.
Nqs ne Itali komunikohet per reth 100 mije teste ne dite, keto jane vetem cfare ben shteti gratis, si pjese e metodikes. Testimet konform pageses e jashte saj nuk perfshihen ketu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rasti i familjes Cakoni/ Berisha nxjerr dokumentin: Kontrata për dhurimin e banesës u bë katër ditë pas denoncimit të PD

Publikuar

-

Nga

“Qeveria asnjë përpjekje për sigurimin e vaksinës”/ Berisha ngre alarmin: Pasojat do jenë të mëdha

Kryeministri Edi Rama iu kundërpërgjigj sot akuzave të PD në lidhje me rastin e Manjola Cakonit, e cila humbi burrin dhe vajzën në tërmetin e 26 nëntorit.

Pas kësaj ka ardhur reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili deklaron se Rama po mashtron për dhurimin e apartamentit.

Berisha ka publikuar një dokument të siguruar nga një qytetar dixhital dhe deklaron se kontrata për dhurimin e banesës është nënshkruar katër ditë pas denoncimit të PD.

“Përgënjeshtrim i Edvin Hajdutit! Mashtrim i pafytyrë i Edvin Hajdutit dhe narkozyrtarëve të tij për kontratën për apartament e familjes Cankoni që humbi 8 pjesëtarë të familjes nga tërmeti.

LEXO EDHE:  Raportimi mbi koronavirusin/ AMA apel mediave për programet dhe studiot televizive

LEXO EDHE:  Raportimi mbi koronavirusin/ AMA apel mediave për programet dhe studiot televizive

Kontrata u nënshkrua me datën 7 shtator, 4 ditë pas denoncimit nga mediat të braktisjes dhe mashtrimit të kësaj familje nga Edvini”, shkruan ish-kryetari i PD-së.



Ndërkohë, kujtojmë se denoncimi i parë u bë nga ish-deputetja e PD-së Grida Duma më 3 shtator, ndërsa në dokument thuhet se dokumenti është firmosur më 7 shtator./ CNA.al

“Aktrimi” pranë familjes së Manjola Cakonit/ Grida Duma del dy herë bllof

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Situata e rëndë në Dibër/ Fëmijët shesin misra për të blerë librat e shkollës

Publikuar

-

Nga

Video-Situata e rëndë në Dibër/ Fëmijët shesin misra për të blerë librat e shkollës

Ish deputetja e PD-së Dhurata Çupi ka publikuar një video në rrjetet sociale ku denoncon realitetin e vështirë, me të cilin përballen fëmijët në rrethin e Dibrës dhe të Matit.

Çupi shprehet se fëmijët në këto zona detyrohen të shesin misra në rrugë, me qëllim që të blejnë librat e shkollës.

“Nesër do të shikoni pamje nga fasada e qeverisë me shkollat, por duhet të njihni edhe një realitet tjetër, larg propagandës.

Me dhjetra fëmijë në rrugët e Matit e Dibrës dalin në rrugë për të shitur misra apo çajra të ndryshme, në përpjekje për të blerë librat ose veshjet për shkollën.

Ministrat që kanë kaluar dy ditë më parë në atë rrugë me makina superluksoze as nuk kanë ndërmend të bëjnë diçka për të ndryshuar situatën.

Varfëria dhe dëshira për dije luftojnë me njëra-tjetrën në çdo cep të Dibrës. Fatkeqësisht, tani kemi një kryeministër që nuk do t’ia dijë për fëmijët e Dibrës.



Na duhet një qeveri që të luftojë varfërinë, bashkë me dibranët dhe t’u japë fëmijëve mundësinë për të mësuar dhe për të bërë përpara në jetë me dijet e tyre.”/CNA.al

Nesër do të shikoni pamje nga fasada e qeverisë me shkollat, por duhet të njihni edhe një realitet tjetër, larg propagandës. Me dhjetra fëmijë në rrugët e Matit e Dibrës dalin në rrugë për të shitur misra apo çajra të ndryshme, në përpjekje për të blerë librat ose veshjet për shkollën. Ministrat që kanë kaluar dy ditë më parë në atë rrugë me makina superluksoze as nuk kanë ndërmend të bëjnë diçka për të ndryshuar situatën. Varfëria dhe dëshira për dije luftojnë me njëra-tjetrën në çdo cep të Dibrës. Fatkeqësisht, tani kemi një kryeministër që nuk do t’ia dijë për fëmijët e Dibrës. Na duhet një qeveri që të luftojë varfërinë, bashkë me dibranët dhe t’u japë fëmijëve mundësinë për të mësuar dhe për të bërë përpara në jetë me dijet e tyre.

Gepostet von Dhurata Çupi Tyli am Sonntag, 13. September 2020

LEXO TE PLOTE