Connect with Us

Jo vetëm koronavirusi/ Tërmeti shkund Italinë

Kosova & Rajoni

Jo vetëm koronavirusi/ Tërmeti shkund Italinë

Publikuar

-

Lëkundje tërmeti në Vlorë/ Sa ballë ishte

Italia është vënë në alarm për shkak të koronavirusit, i cili ka shkaktuar deri më tani 6 viktima.

Mirëpo përveç ankthit dhe kësaj përballje të vështirë, Italia është shkundur nga një tërmet i fuqishëm.

Mësohet se lëkundjet janë me magnitudë 4.5 të shkallës rihter, 59 km nga Katanzaro, në pjesën jugore të Italisë.

Nga informacionet paraprake, ende nuk bëhet me dije nëse ka të lënduar apo dëme materiale, nga tërmeti.

Ndërkohë pritet një reagim nga autoritetet italiane rreth situatës./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Kosova kthen orën policore/ “Dy deri në 12 vjet burg ose 8 mijë euro gjobë për shkelësit e masave”

Publikuar

-

Nga

Qeveria e Kosovës dënime të rënda/ “Dy deri në 12 vjet burg ose 8 mijë euro gjobë për shkelësit e masave”

Qeveria e Kosovës ka ashpërsuar masat ndaj qytetarëve që nuk repektojnë masat e rekomanduara për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Afrim Ahmeti, drejtori i Operacioneve në Policinë e Kosovës, tha se dënimet për shkelësit e masave do të jenë të rënda, madje theksoi se do të variojnë nga 2 deri në 12 vjet burg, ose deri në 8 mijë euro gjobë.

Ahmeti paralajmëroi se gjobat do fillojnë të vihen që nga dita e nesërme, për shkak se numri i madh i të infektuarve është në rritje.

“Ne nga fillimi i zbatimit të vendimeve qeverisë kemi kapur raste sipas Kodit Penal sipas nenit 249 dhe 250 dhe kemi asistuar inspektorët sanitarë ndërsa tashmë ne përveç asistimit të inspektorëve sanitarë dhe rasteve që do t’i aplikojmë sipas nenit 249-250 të Kodit Penal të Kosovës do t’i marrim shënime qytetarëve që nuk i zbatojnë këto masa dhe të njëjtat do të procedohen të inspektorët sanitarë të cilët do të bëjnë këtë paraqitje për ta.

Dënimet janë mjaft të mëdha dhe sipas nenit 249 dhe 250 dënimet shkojnë nga 2 vjet deri në 12 vjet burg, ndërsa për kundërvajtje sipas Ligjit për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse deri në 8 mijë euro gjobë”, tha ai për mediat e Kosovës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

88 raste të reja me Covid-19 në shtetin fqinj/ Humbin jetën tre pacientë

Publikuar

-

Nga

88 raste të reja me Covid-19 në shtetin fqinj/ Humbin jetën tre pacientë

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut raporton 88 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit.

Mësohet se nga 973 testime, me koronavirus janë konfirmuar në Shkup 30 raste, në Kumanovë 8, në Dibër 1, në Shtip 13, në Prilep 5, në Tetovë 3, në Strugë 3, në Veles 1, në Manastir 1, në Ohër 2, në Kavadarcë 1, në Gostivar 1, në Probishtip 1, në Kratovë 1, në Sveti Nikollë 1 dhe në Kërçovë 8.

Instituti i Shëndetit Publik të shtetit fqinj deklaroi se që nga dita e djeshme janë shëruar 123 pacientë.

Ndërkohë, tre persona të tjerë kanë humbur betejën me koronavirusin./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Deputetja infektohet me Covid/ “Simpotmat më filluan pas seancës në Kuvend”

Publikuar

-

Nga

Deputetja infektohet me Covid/ “Simpotmat më filluan pas seancës në Kuvend”

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj është infektuar me virusin Covid-19.

Përmes një postimi në Facebook, Reshitaj ka thënë se simptomat kanë filluar të shfaqen pas seancës së Kuvendit që u mbajt të premten (10 korrik).
Deputetja u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve të vendit që të rrisin përkushtimin në respektimin e masave mbrojtëse.

”Të nderuar qytetarë, miq e kolegë,
Që nga fillimi i Pandemisë jam përpjekur të zbatoj masat e rekomanduara nga institucionet shëndetësore dhe vazhdimisht kam bërë ftesë për zbatimin e tyre.
Pas seancës së ditës së Premte, konkretisht prej të Shtunës së këtij vikendi kanë filluar të më shfaqen disa simptoma që lidhen me infeksionin me Covid-19 dhe pastaj iu kam nënshtruar testit ku kam rezultuar pozitiv.
Deri në testimin tjetër pas një kohe të përcaktuar sipas protokollit unë do të qëndroj e izoluar në shtēpi. Dua edhe një herë ti bëjë ftesë të gjitha institucioneve të vendit që të rrisin përkushtimin në respektimin e masave mbrojtëse, të ndalohen të gjitha ngjarjet dhe aktivitetet aty ku nuk ka kushte dhe ku nuk respektohen masat e rekomanduara nga IKSHPK. Të rritet përkushtimi dhe disiplina sa nuk është bërë tepër vonë”, shkruan deputetja./CNA.al

LEXO TE PLOTE