LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I mbijetuan tërmetit/ Kthehen në Shqipëri pas tre muajsh trajtimi dy të dëmtuarit

24 Shkurt 2020, 15:15, Sociale CNA
I mbijetuan tërmetit/ Kthehen në Shqipëri pas tre muajsh trajtimi

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se sot u kthyen në Shqipëri pas tre muajsh dy të mbijetuarit prej tërmetit të 26 Nëntorit.

Sipas Ramës, Albert Cara dhe Marlin Shkodra u kthyen pas 3 muajsh trajtimi të specializuar në një prej spitaleve më të mira në Itali.

?Për ne është një jetë e dytë, kemi rilindur?…Ogerta i priti në pistë, aty ku edhe i përcollëm bashkë 3 muaj më parë, varur vetëm në një fije të hollë shprese. Sot rikthehen, me plagë të rëndë në shpirt prej humbjes së familjarëve nga tërmeti, por tanimë të shëruar prej plagëve që mund t?u kishin marrë jetën?, shkruan Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga