Connect with Us

Horoskopi i ditës, 24 shkurt 2020

Sociale

Horoskopi i ditës, 24 shkurt 2020

Publikuar

-

Dashi

Do të jetë një ditë surprizash të mëdha, plot me momente dashurie me shpirtin binjak. Do e ndjeni harmoninë në çift dhe gjithçka do të duket pozitive! Do të vijnë flirte të reja dhe aventura madhështore për beqarët pasi do të keni mundësi të tërhiqni të gjithë në anën tuaj!

Në punë, do të jeni në gjendje të tregoni një aftësi të jashtëzakonshme bindjeje që do t’ju ndihmojë në biznes.

Demi

Sot do të keni mundësinë për të zgjidhur një çështje familjare që ju ka bërë të ndjeheni sikur jeni në gjemba. Në anën emocionale, beqarët po përpiqen të mbajnë një stabilitet të caktuar dhe kjo është diçka tepër e mirë.

Sa i përket punës, kini besim në vetvete pasi vetëm ju e dini rrugën që duhet të ndiqni kur ndodheni në vështirësi.

Binjakët

Protagonistja e ditës së sotme është dashuria, e nxitur nga Venusi që sjell paraqitje të shkëlqyesr. Kënaqeni partnerin tuaj me momente shumë të veçanta intimiteti. Për zemrat e vetmuara nuk do të mungojnë mundësitë e arta.

Qetësia dhe durimi sot ju ftojnë të zgjidhni disa çështje pune, të cilat nuk mund të presin më.

Gaforrja

Do të jetë një ditë e nënshtruar që mund të ketë zhgënjime në jetën e dashurisë, ndoshta edhe në përfundimin e një histori. Nëse jeni të kujdesshëm për të mos marrë vendime të nxituara, mund të mos lëndoheni.

Sa i përket punës, nëse po kaloni një periudhë të vështirë, ndoshta është më mirë të mos merrni vendime të rëndësishme.

Luani

Në këtë ditë, jeta juaj e dashurisë do të fitojë vrull dhe do të ketë interes më të madh nga ana juaj për të ruajtur harmoninë e çiftit. Beqarët do kenë yjet në favor dhe do të përparojnë me njohje të reja.

Sot do të ketë përparim në situatën e punës, do të keni mundësi të arrini shumë lart ose të merrni oferta të reja.

Virgjeresha

Nga mëngjesi do të vini re që kjo do të jetë një ditë e keqe, por nuk keni dëshirë të mbyllni veten në shtëpi. Do të ketë pak tension me partnerin/partneren. Beqarët do kenë një ditë plot takime, por kjo nuk do ti bëjë të ndihen aspak mirë.

Në punë mund të rrezikoni të shkoni në shtigje të gabuara, ku mbretërojnë komplikime dhe intriga. Qëndroni vigjilent për ti shmangur.

Peshorja

Mund të keni tension në dashuri nëse nuk shmangni thashethemet dhe diskutimet e gjata. Dyshimet dhe pasiguritë zvarriten në jetën e beqarëve, por një mik do ju ndihmojë shumë.

Sa i përket punës, bëni mirë të mos nxitoni, sepse së shpejti një marrëveshje do të përfundojë pa shumë sakrifica.

Akrepi

Lajmet e pakëndshme mund të vijnë sot, por në përgjithësi do të jetë një ditë e kënaqshme. Beqarët do të përketojnë disa shkëndija në dashuri, por do të duhet të përpiqen të mos e komplikojnë jetën e tyre.

Do të jetë ditë e vështirë në punë, sidomos në mëngjes. Dikush po komploton kundër jush dhe po përfiton nga gabimet tuaja, prandaj kini kujdes.

Shigjetari

Sot është ditë e mirë për dashuri, megjithëse diçka duhet të sqarohet. Sidoqoftë, mbani zemrën tuaj të hapur dhe lini hapësirë ​​për ata që duan ta fitojnë përsëri. Nëse jeni beqar sot mund të mbështeteni tek disa persona që ju sjellin njohuri interesante.

Një e papritur në punë do t’ju bëjë me nerva. Qëndroni të qetë dhe do ia dilni shkëlqyeshëm.

Bricjapi

Sot do të jeni krijues, qesharak dhe të çuditshëm. Lejoni partnerin të ketë hapësirat e tij dhe mos e mbytni me xhelozi. Beqarët do bëjnë shumë mirë të mendojnë për atë që kërkojnë në të vërtetë.

Mos i rihapni çështjet e vjetra të punës. Gjithçka keni arritur ka patur shumë pengesa, prandaj shikoni drejt së ardhmes.

Ujori

Kjo është një ditë e shkëlqyer për të komunikuar me të dashurin tuaj dhe me miqtë me të cilët jeni më të afërt. Një person që nuk e keni parë prej kohësh do ju sjellë buzëqeshjen në fytyrë. Zemrat e vetmuara do të bëjnë mirë nëse injorojnë thashethemet.

Sot Mërkuri favorizon rikuperimin e kontakteve, prandaj mund të filloni bashkëpunime të reja në sektorë të tjerë.

Peshqit

Do të ketë shumë ndërhyrje në marrëdhëniet tuaja si çift që mund të shkaktojnë grindje dhe keqkuptime. Mundohuni të jeni më të rezervuar në dashuri. Do të ketë shpresa për beqarët për të zgjidhur një çështje që është shumë afër zemrës së tyre.

Sa i përket punës, shmangni fjalimet që ju prekin duke dëgjuar të tjerët.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Së bashku për një të ardhme më të mirë

Publikuar

-

Nga

Bashkëbisedimi më i madh global i OKB-së, #UN75, ka për të pasur më shumë pjesëmarrës nga Shqipëria, duke qenë se Vodafone Albania angazhohet t’i mbështesë Kombet e Bashkuara për të komunikuar me më shumë njerëz përmes kanaleve të komunikimit të Vodafone.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka gjetur mbështetjen e Vodafone, një nga kompanitë lider të teknologjisë së komunikimit në botë, që po e promovon nismën nëpërmjet kanaleve të komunikimit  të Vodafone, për të mbërritur te miliona njerëz, me rastin e 75-vjetorit të OKB-së, përvjetor që përkon me një kohë sfidash të mëdha.

Ndërkohë që Organizata e Kombeve të Bashkuara vazhdon përpjekjet për të menaxhuar pandeminë COVID-19, ajo ka filluar fushatën #UN75, një nismë ambicioze që synon të mbledhë mendimet e miliona njerëzve në lidhje me prioritetet dhe zgjidhjet për të ardhmen. Në qendër të fushatës #UN75 është një pyetësor një-minutësh, ( Pyetesori), i cili iu jep mundësinë të gjithëve të thonë fjalën e tyre. Përmes këtij pyetësori, njerëzve iu kërkohet të shprehen për ato çka ata i shohin si prioritete për rikuperimin nga pandemia, si dhe të imagjinojnë të ardhmen që duan. Rezultatet do t’u bëhen me dije liderëve botërorë në shtator të 2020-ës, në ceremoninë zyrtare përkujtimore të këtij përvjetori.

Vodafone Albania po e mbështet UN Albania për të komunikuar me sa më shumë njerëz të jetë e mundur, duke e promovuar këtë nismë nëpërmjet kanaleve të komunikimit të Vodafone. Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Achilleas Kanaris,dhe koordinatori i UN Albania, Brian J. Williams, e bënë publik këtë bashkëpunim, ditën e mërkurë, 8 korrik,  gjatë një takimi online nëpërmjet platformës Smart Working të Vodafone Business.

Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Achilleas Kanaris, u shpreh:

“Është kënaqësi për ne ta mbështesim një nismë të tillë fantastike me rastin e 75-vjetorit të lindjes së OKB-së. OKB-ja është një nga partnerët më prestigjiozë dhe më të hershëm të Vodafone, me të cilin ndajmë të njëjtat pikëpamje mbi mundësitë për një të ardhme më të mirë për shoqërinë. Do të bëjmë çmos që klientët tanë të informohen për pyetësorin dhe rëndësinë e pjesëmarrjes në të, sepse vlera e vërtetë qëndron te përfshirja. Ne në Vodafone besojmë se të gjithë duhet të kenë mundësi për një të ardhme më të mirë dhe më të qëndrueshme dhe se asnjë grup vulnerabël nuk duhet lënë pas në rrugëtimin drejt kësaj të ardhmeje. Vodafone është plotësisht i angazhuar për të përdorur rrjetin, shërbimet e zgjidhjet dixhitale për këtë qëllim. Kemi punuar për realizimin e një shoqërie dixhitale dhe gjithëpërfshirëse në Shqipëri edhe përpara pandemisë Covid-19 dhe do të vazhdojmë edhe më pas, ndaj do të kemi mundësi për një bashkëpunim të frytshëm në këtë drejtim.”

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 4 nëntor 2019

Koordinatori i OKB-së në Shqipëri, Brian J. Williams tha:

“Po jetojmë në kohë të jashtëzakonshme. Pandemia Covid-19 po na mëson se sfidat globale mund të kapërcehen vetëm përmes reagimeve të koordinuara në rang global. Është lajm shumë i mirë që Vodafone Albania po na bashkohet në promovimin e dialogut më të madh global, ku OKB-ja kërkon mendimet, sugjerimet e madje edhe kritikat e njerëzve për të ardhmen e përbashkët dhe për rolin që duhet të luajë kjo organizatë. Duke qenë se duam t’iu japim mundësinë të gjithëve në Shqipëri të thonë fjalën e tyre përmes këtij pyetësori, bashkëpunimi me Vodafone do të thotë se më shumë njerëz, të cilëve ndoshta nuk do t’iu dëgjohej zëri, do të kenë mundësinë të flasin, pa u lënë tashmë mbrapa.”

Vodafone Albania ka vënë në dispozicion shumë prej kanaleve të komunikimit për të informuar pajtimtarët dhe shqiptarët mbi atë se sa e rëndësishme është të japin mendimin dhe idetë e tyre në pyetësor, të dhënat e të cilit do të jenë pikë referimi për strategjitë e ardhshme të investimit të OKB-së në botë, përfshirë Shqipërinë.

Plotësoni pyetësorin dhe bëhuni pjesë e krijimit të një të ardhmeje më të mirë për të gjithë.

https://un75.online/?lang=alb#s2

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Ooooo! Nuk ka asnjë vlerë”/ Braçe kritikon mjekun për maskën: Nuk mbahet siç e mban ky!

Publikuar

-

Nga

“Ooooo! Nuk ka asnjë vlerë”/ Braçe kritikon mjekun për maskën: Nuk mbahet siç e mban ky!

Zv.kryeministri Erion Braçe ka kritikuar mjekun Ilir Allkja të Urgjencës së QSUT për mënyrën e mbajtjes së maskës brenda ambienteve spitalore.

Braçe thotë se nuk ka asnjë vlerë nëse maska mbahet në atë mënyrë që e ka vendosur mjeku, pasi je i ekspozuar dhe mund të infektohesh.

Prandaj ai i bën thirrje qytetarëve, mjekëve, dhe infermierëve që maskën mos e mbajnë si mjkeu Ilir Allkja por të mbulojnë hundën, gojën dhe mjekren. Në fakt Braçe është nisur nga fotoja që vetë Ilir Allkja e ka publikaur dje në rrjetet sociale për t’i bërë apel kujtdo të mbajnë maskë,.

Allja apelonte që të mbahet maska kudo, dhe shtonte që as distancimi social nuk bënte punë ndaj COVID-19, por vetëm maska.
“OOOOOO!
MASKA NUK MBAHET SIC E MBAN KY DOKTOR! NUK KA ASNJE VLERE PO E MBAJTE KESHTU, JE I EKSPOZUAR, MUND TE INFEKTOHESH!
Pa asnje diskutim qe maska eshte jetike tani, per gjithkend, ne cdo moshe, ne ambjente te mbyllura, me shume njerez e pa distanca;
POR JO KESHTU! DUHET MBULUAR HUNDA E GOJA, NDRYSHE NUK KA ASNJE VLERE!
Mjeket jane ata qe e dine fare mire kete, ata duhet te edukojne cdokend! I jam shume mirenjohes cdo mjeku e infermieri, epidemiologu, farmacisti, sanitari qe po lufton cdo dite per jeten; Eshte nje mirenjohje sa personale po aq edhe shoqerore, kombetare;
E shpreh cilido, kudo qe ndodhet, kudo ku ka nevoje e merr sherbim nga njerez ne sherbimin publik, ne rrezik por te perkushtuar dhe duke sakrifikuar.
Shqiperia ka nevoje per ta tani. As per polikanet qe bejne si mjeke
e as per mjeket qe bejne politike e asgje tjeter; si duhen kujt!
Kam nje jave qe te njejtet politikane qe bejne si mjeke dhe, po te njejtet mjeke qe bejne si politikane, televizive e pa asnje pune tjeter- ne ndonje qender shendetesore, poliklinike, spital apo ne terren duke gjurmuar infeksionin rast pas rasti JOOOO e JOOOOO, sic mijera kolege, ti degjoj te thone teresisht te kunderten e asaj
qe kishin thene me pare; Me pare tamam keta, thane se numrat e vegjel ne karatine ishin te rreme, se virusi ishte shfaqur qe ne dhjetor e se te vdekurit e numeruar ishin shume me teper nga ajo periudhe; Pastaj vleresuan masat e marra gjate karantines;
Por tani me ngulm thone po ne televizion, kurre permes nje pune konkrete se beme gabim qe u mbyllem aq heret e aq fort!
E dini pse?
Per nevoja politike nga fillimi ne fund! Njerezve as qe ju duhet politika tani,
nese ju nevojitet, kjo ju vlen per vendime te qarta, te kthjelleta, konkrete per te perballuar semundjen me te rende qe ka kakuar ky vend, evropa e bota!
Ndaj mjaft me politiken boshe; Ose sherbim konkret per njerezit, ose llafet nuk behen kurre sherbim e kurre pune per njerezit!”, shkruan Barçe./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Pedagogia e Universitetit me Covid/ Zv.rektori: Nuk ka vend për panik!

Publikuar

-

Nga

Pedagogia e Universitetit me Covid/ Zv.rektori: Nuk ka vend për panik!

Një pedagoge e Universitetit të Gjirokastrës është infektuar me koronavirus.

Zv/rektori Jaho Canaj, tha se kolegia e tij është në gjendje të mirë shëndetësore. Sipas tij autoritetet kanë marrë të gjitha informacionet për personat e kontaktit.

“Një prej kolegeve tona ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Sapo është marrë ky njoftim rektorati u mblodh dhe mori masat për të eliminuar përhapjen e koronavirusit. U morën informacionet kush ishin kontaktet e pedagoges, ishte një pedagoge dhe data e provimit të saj korrespondoi me 3 studentë sepse ishte provim i mbartur. Nuk ka vend për panik. Kolegia jonë është në gjendje të mirë shëndetësore. Është vetëizoluar në shtëpi dhe janë marrë masat për tu vetëkanrantinuar personat e kontaktit”, tha Canaj.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 18 shkurt 2018

Zv/rektori bëri të ditur se është izoluar godina B dhe është dezinfektuar i gjithë ambienti./CNA.al

LEXO TE PLOTE