LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Grushti i shtetit"/ Meta: Kam dyshime se janë bashkëpunëtorë disa ndërkombëtarë

24 Shkurt 2020, 20:39, Politikë CNA
"Grushti i shtetit"/ Meta: Kam dyshime se janë

Presidenti, Ilir Meta, ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e sotme lidhur me atë që ai e ka etiketuar si “grusht shteti”.

Meta tha se ka dyshime që në “grushtin e shtetit” të jenë bashkëpunëtorë edhe disa ndërkombëtarë, teksa po fliste për thirrjen e Komisionit të Venecias për shkarkimin e tij.

?Ata e kërkuan gjoja Venecian për të relativizuar përgjegjësitë penale të Dvoranit se ai, nuk është vetëm ai, ka bërë bashkëpunëtorë të shumtë. Ja dolën disa bashkëpunëtorë, por do dalin dhe të tjerë. Kam dyshime, që për fat të keq do dalin dhe bashkëpunëtorë ndërkombëtarë. Më këtë akt dhe tentativë të pastër të grushtit të shtetit. Unë kam respektuar Venecian, e kanë kërkuar ata, se unë nuk mund të kërkojë Venecian e të vë në diskutim diçka që e kam bërë në përputhje më Kushtetutën e Republikës se Shqipërisë?, nënvizoi presidenti në emisonin ?5 pyetje nga Babaramo?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga