LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Frika nga koronavirusi/ Basha bën thirrje: Koha të flasin mjekët, mos neglizhoni asnjë shenjë gripi

24 Shkurt 2020, 13:39, Politikë CNA
Frika nga koronavirusi/ Basha bën thirrje: Koha të flasin mjekët,

Tashmë që koronavirusi është përhapur me shpejtësi në shtetin fqinj, në Itali, kreu i PD, Lulzim Basha ka theksuar se sot është koha të flasin mjekët dhe specialistët.

Basha tha se qeveria duhet të hartojë planin e masave konkrete për qytetarët në mënyrë që ata të informohen për masat që duhet të marrin.

?Është koha të flasin mjekët, ekspertët dhe specialistët, qeveria të hartojë planin e detajuar të masave konkrete. Ky plan duhet të ndahet, të shpërndahet me qytetarët në mënyrë që ata të informohen për masat që duhet të marrin. Nuk është koha për propagandë është koha të flasin mjekët dhe ekspertët.
Ju bëj thirrje të mos neglizhoni asnjë shenjë gripi, të bashkëpunoni me strukturat shëndetësore në mënyrë që të menaxhohet situata?, tha Basha.

Gjithastu Basha bëri me dije se PD bashkë me një grup ekspertësh të fushës kanë ngritur një grup të posaçëm monitorimi të situatës./CNA.al

Lajmet e fundit nga