Connect with Us

Foto-Italia në shtetrrethim/ Qytetet fantazëm dhe frikë

Bota

Foto-Italia në shtetrrethim/ Qytetet fantazëm dhe frikë

Publikuar

-

Koronavirusi në Itali deri tani ka marrë jetën e pesë personaave, ndërsa mbi 150 të tjerë janë konfirmuar të prekur.

Ndërkohë, mediat raportojnë se Italia ёshtё nё Evropё vendi mё i rrezikuar nga Koronavirusi, ndërsa qeveria italiane ka ndёrmarrё masa drastike. Në disa zona jeta publike pothuajse është paralizuar.

Kryeministri italian Giuseppe Conte, pas njё takimi tё shtabit tё krizёs me autoritetet civile tё mbrojtjes nё kёtё vend, tha se “Qёllimi ёshtё qё tё mbrojmё shёndetin e popullit”

Rajonet mё tё prekura nga virusi COVID-19 do tё rrethohen. Popullata nuk do tё lejohet tё futet dhe as tё dalё nga kёto zona. Banorёt e zonave tё rrezikuara mund tё lёvizin vetёm nё “rastet e veçanta”.

Ai qё pёrpiqet t’i kalojё barrierat, cёnohet nga ndjekja penale, theksoi kryeministri. Ai megjithatё kёrkon njё mirёkuptim tё popullatёs sё atjeshme.

LEXO EDHE:  Video/ Tërmeti në Itali shkund gjithçka

Conte ka paralajmёruar mbylljen e sipёrmarrjeve dhe shkollave, si dhe ndalimin e tubimeve masive. Qeveria italiane ka ndaluar ndёrkohё edhe karnavalet nё Venecia. Ndalimi i lёvizjeve nё zonёn e Shengenit deri tani nuk ёshtё parashikuar, theksoi kryeministri.

Organizata Botёrore e Shёndetёsisё ËHO, shprehet e shqetёsuar pёr paraqitjen e rasteve tё infekimeve mё virusin COVID-19 tek personat, tё cilёt nuk kanё ndonjё lidhje me Kinёn. Ndёrkohё dyshohet se koha e inkubacionit mund tё jetё shumё mё e gjatё se dy javё. Kjo do tё vёshtirёsonte pёrpjekjet pёr parandalimin e epidemisё.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Frika nga koronavirusi/ KE ndan 232 milionë euro për përballimin e epidemisë

Publikuar

-

Nga

Italia ka regjistrua një tjetër viktimë nga koronavirusi, ai është një 86 vjeçar nga rajoni i Lombardisë.

Kështu numri i viktimave në Itali ka arritur në pesë, ndërsa numri i të infektuarve është rritur në mbi 220.

Në rajonet e Lombardisë dhe Venetos, 500 trupa të policisë patrullojnë në brenda qyteteve dhe në hyrje të tyre 10 komunave të prekura nga infeksioni.

Ndërkohë mësohet se Komisioni Europian ka vendosur të ndajë 232 milionë euro për përballimin e epidemisë dhe për të garantuar ndihmë për vendet me sisteme shëndetësore më të dobëta.

Komisionerët Europianë Stella Kyriakides dhe Janez Lenarcic e komunikuan lajmin gjatë një konference shtypi në Bruksel.

Koronavirusi është një “sfidë globale” dhe kërkon “bashkëpunim nga i gjithë komuniteti”, theksoi Janez Lenarcic.

LEXO EDHE:  Ekstradohet i akuzuari per mashtrim

LEXO EDHE:  Gomonia me 1.5 ton drogë kapet në Itali/Arrestohen 2 shqiptarët

Komisioneria Europiane për Shëndetësi e Unionit falënderoi autoritetet italiane për reagimin “të shpejtë dhe transparent” si dhe foli kufizime të lëvizjes në zonën Shengen duke thënë se ato janë çështje të brendshme te shteteve anëtare.

Komisioneri Europian për Shëndetësi, Stella Kyriakides, ka njoftuar se një mision i përbashkët nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve dhe Organizata Botërore e Shëndetit do të dërgohet nesër në Itali “në marrëveshje me autoritetet italiane”. Italia- tha ai,  ka ndërmarrë “të gjitha masat e nevojshme” për të gjurmuar përhapjen e virusit dhe për të parandaluar infeksionin, tha Kyriakides.

LEXO TE PLOTE

Bota

E frikshme/ Shkon në 5 numri i viktimave të prekur nga coronavirusi në Itali

Publikuar

-

Nga

Ndërron jetë një tjetër peson në Itali i cili ishte prekur nga koronavirusi.
Deri tani raportohet për 5 viktima si pasojë e këtij virusi që ka prekur vendin.

Sipas mediave italiane, viktima ëshë një 88 vjeçar në Caselle Lane në Lombardi.

Ndërkohë, mësohet se qeveria Italianë ka izoluar 11 komuna në rajonin Veneto dhe rreth 50 mijë banorë po mbahen të bllokuar.

Zonat e izoluara po menaxhohen nga policia dhe, nëse është e nevojshme, edhe nga ushtria, me sanksione penale për ata që shkelin aktet e dekretit.

Mediat italiane raportojnë se Lombardia, Liguria, Emiglia Romagna, Friuli Venezia Giulia, Piemonte dhe Veneto janë në gjendje karantine, ku janë pezulluar eventet publike, shkollat do të qëndrojnë të mbyllura për të paktën 1 javë. Nga dje janë pezulluar edhe ndeshje të Seria A të cilat më tutje mendohet të zhvillohen pa praninë e spektatorëve.

LEXO EDHE:  Dy vëllezër shqiptarë theren në një bar në Itali

LEXO EDHE:  Gomonia me 1.5 ton drogë kapet në Itali/Arrestohen 2 shqiptarët

Si masë e nevojshme parandaluese janë anuluar edhe karnavalet e famshme të Venecias dhe deri më 1 mars edhe të gjitha ngjarjet rekreative dhe sportive, të cilat përfshijnë grumbullime në vende publike ose private dhe dezinfektimin e trenave rajonalë dhe jo-rajonalë.

LEXO TE PLOTE

Bota

Koronavirusi!/ Çfarë po bëjnë ndërmarrjet italiane për të luftuar virusin

Publikuar

-

Nga

Pas më shumë se 150 rasteve të konstatuara me koronavirus në veri Italisë, ndërmarrjet, duke filluar nga Unilever e Casalpusterlengo (Lodi) ku u zbulua rasti i parë i prekur, ai i një 38-vjeçari, po vendosin një seri masash për të parandaluar përhapjen e epidemisë.

Assolombarda po u siguron sipërmarrësve një seri informacionesh dhe një manual të sjelljes që do të miratohet, në përputhje me ato që tashmë po qarkullojnë nga Ministria e Shëndetësisë .

Këtu janë masat kryesore që kanë ndërmarrë të gjitha ndërmarrjet, duke filluar nga e hëna e 24 shkurtit.

LVMH

Lvmh, multinacionalja luksoze franceze, u ka kërkuar menaxherëve të saj që për disa ditë të mos udhëtojnë drejt dhe nga Italia në zyrat e tjera ndërkombëtare.

Armani dhe Todi

Giorgio Armani ka vendosur të mbyllë zyrat me qendër në Milano dhe vendet e prodhimit në Lombardi, Emilia Romagna, Veneto, Trentino dhe Piemonte për një javë. Përveç stafit që po merret me emergjencën e koronavirusit, të cilët nuk do të bëjnë pushim.

Nga Gucci ende nuk është marrë një vendim, si dhe nga Versace, ndërsa Tod’s ka preferuar të zgjedhë kufizime në oraret e punës dhe ndalimin e udhëtimeve për disa ditë.

Tim

Në rajonet që mbulohen nga ordinancat, Lombardia, Veneto, Piedmont dhe Emilia Romagna, Tim ka vendosur të “pezullojë ndërhyrjet teknike jo urgjente ndërsa për ndërhyrjet të domosdoshme do të miratohen të gjitha masat dhe pajisjet e nevojshme që teknikët të operojnë në sigurinë totale”.

Ndër masat e vendosura për t’u marrë me emergjencën e Koronavirus, Tim gjithashtu “favorizoi punën nga shtëpia dhe këshilloi përdorimin e mjeteve të komunikimit virtual në mënyrë për të shmangur udhëtimet në rajonet e prekura”.

Enel

Enel ka porositur të punojë “smart” (punë inga shtëpia) deri në caktimin e një date për të gjithë kolegët që punojnë ose kanë vendbanim në njërën prej komunave të prekura nga ordinancat publike” në lidhje me koronavirusin. Këto dispozita do të zbatohen gjithashtu për personelin e palëve të treta që punojnë në zyrat e Enel.

Unilever (Casalpusterlengo, Lodi)

Aktivitetet e qendrës kërkimore ndërkombëtare, ku rezultoi i prekur me koronavirus një 38-vjecar, është ndaluar të kryejë testet e nevojshme dhe është në pritje të indikacioneve të autoriteteve shëndetësore, raporton Ansa. Kantina është mbyllur. Protokollet e planifikuara ministrore tashmë janë aktivizuar. Menaxhimi i kompanisë është përgjegjësi e Rajonit të Lombardisë.

Mae (Fiorenzuola d’Arda, Piacenza)

Rreth shtatëdhjetë punonjës janë kontrolluar në orët e fundit. Departamenti i Higjienës Publike të Piacenza tashmë kishte kontaktuar mjekun kompetent të MAE për të filluar kontrollin e punëtorëve. Më 21 shkurt kompania u mbyll me kërkesë të pronarit.

Eni (San Donato Milanese, Milano)

Rrjeti ndërkombëtar i energjisë i lë punonjësit që banojnë në komunat Codogno, Casalpusterlengo, Castiglione d’Adda në shtëpi për një javë. Ata do të punojnë nga shtëpia.

LEXO EDHE:  Ekstradohet i akuzuari per mashtrim

LEXO EDHE:  Kokëdhima kritikon ashpër Qeverinë/ "Misioni i Rilindjes është krimi dhe korrupsioni"

Saipem (San Donato Milanese, Milano)

Kompania e kontrolluar nga Eni tashmë ka dërguar në shtëpi të gjithë punonjësit që banojnë në komunat Codogno, Casalpusterlengo, Castiglione d’Adda. Nga 21 shkurti, ajo ka aktivizuar punën “smart’. Departamenti i personelit është duke kontaktuar një nga një me punonjësit që banojnë në komunat në provincën e Lodi, të listuara në mesin e atyre që janë në rrezik. Këshilla që u jepet atyre është të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin kontaktet sociale sa më shumë që të jetë e mundur.

Arcelor Mittal

“Për të mbrojtur më mirë shëndetin e të gjithë kolegëve tanë – thuhet në një letër nga drejtori i burimeve njerëzore – konsiderohet e domosdoshme, me efekt të menjëhershëm, që të gjithë punonjësit” në Komunat e Castiglione d’Adda, Casalpusterlengo dhe Codogno, ose edhe ata punonjës që kanë shkuar dhe janë shoqëruar me persona të këtyre zonave në 14 ditët e funidt, duhet që menjëherë dhe deri në një urdhër të dytë të ofrojnë punën nga shtëpia, të lënë vendet e punës dhe të shmangin kontaktet sociale”. Kompania gjithashtu ka pezulluar udhëtimin në shumë zona aziatike.

Të njëjtat rregulla kanë ndjekur pothuajse të gjitha kompanitë, sic janë Trenord, Luxottica (selia ne Milano), Vodafone, Etra (Padova), Intesa San Paolo, Trenitalia, si edhe Mediaset.

Po ashtu edhe Bashkia e Milanos ka vendosur të pezullojë punonjësit e administratës dhe të filialeve që vijnë nga bashkitë “aty ku ka shpërthyer infeksioni”, siç thuhet nga kryebashkiaku, Giuseppe Sala. Deri tani 14 punonjës janë pezulluar nga puna.

Task-Forcë e Konfindustria

“Konfindustria ka vënë në dispozicion për të siguruar mbështetje dhe informacion për kompanitë që përballen me vështirësi logjistike dhe të menaxhimit të burimeve”, shpjegon nënkryetari për ndërkombëtarizimin, Licia Mattioli.

“Ne gjithashtu kemi ngritur – thotë ai – një Task Forcë për Koronavirusin”për t’iu përgjigjur kërkesave të sistemit në një mënyrë efikase dhe në kohë.

“Është ende shumë herët për të llogaritur dëmet e shkaktuara nga Koronavirus në ekonominë italiane,” tha nënkryetari i Confindustria, “por është e rëndësishme të jemi të vetëdijshëm që këto pasoja do të ndërthuren me një skenar ekonomik tashmë të vështirë. Duke parë veçanërisht sektorin e luksit, nuk ka dyshim se ndikimet do të jenë të rëndësishme”.

Leonardo dhe Pirelli

Të dy grupet pezulluan transferimet kombëtare dhe ndërkombëtare “si një masë paraprake dhe me efekt të menjëhershëm”.

Zurich

Kompania e sigurimeve u kërkoi punonjësve të Milano, Brescia, Modena, Rimini, Padova dhe Torino që të punojnë nga shtëpia edhe nëse nuk ka raste të infektimit mes punonjësve. Dhe mbledhjet janë kthyer në konferenca online, për të shangur udhëtimet në 4 rajonet e përfshira./Ilsole24ore

LEXO TE PLOTE