Connect with Us

‘Fati i Lojërave’/ Lihen në burg 55 të ndaluar, në qeli edhe vëllai i shefes së KPA-së

Kronika

‘Fati i Lojërave’/ Lihen në burg 55 të ndaluar, në qeli edhe vëllai i shefes së KPA-së

Publikuar

-

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 55 nga 87 të arrestuarit në kuadër të operacionit ‘Fati i Lojërave’.

Të ndaluarit dolën sot para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë, në një seancë maratonë e cila nisi në orën 09:00 të mëngjesit dhe përfundoi pas 14 orësh.

Midis 55 personave u lanë në burg është edhe Gramoz Murataj, apo i njohur ndryshe si bosi i basteve. Po kështu Gjykata la në burg dhe Elvis Mulajn, vëllai i shefes së Komisionit të Posaçëm të Apelimit, Natasha Mulajt.

LEXO EDHE:  Mbyllja e lojrave të fatit/ Eksperti i ekonomisë: Paratë po ikin jashtë vendit

Ndërkaq, 27 nga të ndaluarit janë lënë në arrest shtëpie ndërsa 5 të tjerë në detyrim paraqitje.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Fushë-Krujë/ Zjarr në një sipërfaqe me pemë, flakët përhapen me shpejtësi

Publikuar

-

Nga

Fushë-Krujë/ Zjarr në një sipërfaqe me pemë, flakët përhapen me shpejtësi

Një sipërfaqe me pemë është përfshirë nga flakët pak më parë në vendin e quajtur “Kodra e Locëve” në Fushë-Krujë.

Mësohet se flakët janë favorizuar nga era dhe po përhapen me shpejtësi. Nga informacionet paraprake, ende nuk raportohet për shkakun e rënies së zjarrit.

Ndërkohë, policia dhe forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes për vënien e flakëve nën kontroll dhe zbardhjen e plotë të saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

40-vjeçari shkon me urgjencë në spital/ Dyshohet të jetë plagosur me armë

Publikuar

-

Nga

40-vjeçari shkon me ugjencë në spital/ Dyshohet të jetë plagosur me armë

Një person i plagosur në Kurbin është paraqitur në spitalin e Laçit. Bëhet fjalë për  shtetasin me iniciale V.R.

Ndonëse është konstatuar me plagë në dorë, ai ka mohuar të jetë plagosur me armë zjarri.

Blutë deklarojnë se ende nuk është përcaktuar shkaku i plagosjes së 40-vjeçarit, i cili pas mjekimit është dërguar në banesën e tij.

LEXO EDHE:  Kontroll blic në burgun e Fierit/ Policia sekuestron 20 celularë

LEXO EDHE:  EMRI - I burgosuri në Fushë-Krujë kërcënon se do të kryejë akte terroriste

Ndërkohë pritet që të hidhet më shumë dritë mbi ngjarjen./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zani Çaushi kërkon lirinë/ Lala: Ka bërë masakra, ekziston rreziku t’i kthehet aktivitetit kriminal

Publikuar

-

Nga

Zani Çaushi kërkon lirinë/ Lala: Ka bërë masakra, ekziston rreziku t’i kthehet aktivitetit kriminal

Gazetarja Klodiana Lala ka komentur faktin që Zani Caushi ka kërkuar lirimin me kusht.
Lala tha se ky personazh ka pasur nën kontroll Vlorën, duke shtuar se ka bërë masakra e mund të ketë hasmëri.

“Banda e Zani Caushit është ndër më të rrezikshmet në vend. Kjo bandë mund t’i kthehet sërish banditizmit. Duhet të kemi parasysh se këta persona kanë pasur probleme me shumë njerëz. Kujtojmë se Zani Caushi ka bërë masakër dhe mund të kemi rrezik që të kthehet trazirë sërish Vlora. Zani Caushi ka kryer shumë vrasje dhe ka urdhëruar krime. Gjykatat po bëjnë lirime të personave që janë dënuar me burg përjetë ”, tha Lala në studione e “News 24”,

Më tej, gazetarja Lala tha se drejtësia duhet të ketë kujdes, pasi ekziston rreziku që Zani Caushi t’i kthehet aktivitetit kriminal.

“Gjykatat duhet të jenë të kujdesshme. Zani Caushi ka thënë përpara togave të zeza se ka pasur sjellje të mire, ka premtuar se nëse del në liri do të punësohet e nuk do merret me aktivitet kriminal. Zani Caushi ka pasur aq influencë në Vlorë sa autoritetet shqiptare i kanë kërkuar që ta mbroje jetën e Romando Prodit. Imagjinoni cfarë pushteti kishte ai. A ka njerëz akoma Zani Caushi në Vlorë ? Është personazh që duhet parë me kujdes. Nuk ka asnjë garanci që ky personazh nuk i kthehet më aktivitetit kriminal. Seanca e pare për shyrtim të kërkesës për liri me kusht mbahet më 17 korrik, ndërsa nëse nuk merret vendimi në këtë datë, seanca do të mbahet në shtator. Duhet hetim pro aktiv për cdo rast që kërkohet liria me kusht”, deklaroi Lala.

LEXO EDHE:  Humb jetën në burg 40 vjeçari/ Berisha thirrje të fortë institucioneve ndërkombëtare

LEXO EDHE:  Kontroll blic në burgun e Fierit/ Policia sekuestron 20 celularë

Më tej, ajo shpjegoi se këta kohë janë një sërë personazhesh që mund të lirohen me kusht nga gjyktatat, gjë e cila mund të jetë problematike për shoqërinë .

“Janë një sërë bandash në Vlorë , edhe ajo e Gaxhait. Të kujtojmë se Zani Caushi ka tentuar arratisjen. Në atë kohë u zbulua tentativa për arratisje. U zbulua tuneli, si në skenar filmash. I bëj thirrje drejtësisë që të kenë kujdes me vendimet, pasi po i hapin plagë të vjetra shoqërisë shqiptare”, përmbylli gazetarja./CNA.al

LEXO TE PLOTE