LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E frikshme/ Shkon në 5 numri i viktimave të prekur nga coronavirusi në Itali

24 Shkurt 2020, 11:22, Kosova & Bota CNA
E frikshme/ Shkon në 5 numri i viktimave të prekur nga coronavirusi

Ndërron jetë një tjetër peson në Itali i cili ishte prekur nga koronavirusi.
Deri tani raportohet për 5 viktima si pasojë e këtij virusi që ka prekur vendin.

Sipas mediave italiane, viktima ëshë një 88 vjeçar në Caselle Lane në Lombardi.

Ndërkohë, mësohet se qeveria Italianë ka izoluar 11 komuna në rajonin Veneto dhe rreth 50 mijë banorë po mbahen të bllokuar.

Zonat e izoluara po menaxhohen nga policia dhe, nëse është e nevojshme, edhe nga ushtria, me sanksione penale për ata që shkelin aktet e dekretit.

Mediat italiane raportojnë se Lombardia, Liguria, Emiglia Romagna, Friuli Venezia Giulia, Piemonte dhe Veneto janë në gjendje karantine, ku janë pezulluar eventet publike, shkollat do të qëndrojnë të mbyllura për të paktën 1 javë. Nga dje janë pezulluar edhe ndeshje të Seria A të cilat më tutje mendohet të zhvillohen pa praninë e spektatorëve.

Si masë e nevojshme parandaluese janë anuluar edhe karnavalet e famshme të Venecias dhe deri më 1 mars edhe të gjitha ngjarjet rekreative dhe sportive, të cilat përfshijnë grumbullime në vende publike ose private dhe dezinfektimin e trenave rajonalë dhe jo-rajonalë.

Lajmet e fundit nga