LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncoi konçensionarin në QSUT/ Mjeku tregon nëse është kërcënuar pas alarmit

24 Shkurt 2020, 22:24, Aktualitet CNA
Denoncoi konçensionarin në QSUT/ Mjeku tregon nëse

Shefi i Kardiokirurgjisë, Edvin Prifti, ngriti alarmin, dy ditë më parë, se në QSUT nuk bëhen diagnostikime në kohë reale për koronavirusin.

?Po interesohesha dhe mu tha nga një prej specialistëve tanë më të mirë të sëmundjeve infektive që real time PCR me kitet e koronavirus është kërkuar nga laboratori i mikrobiologjisë në QSUT dhe nuk është realizuar pasi PPP nuk e parashikon?, shkruante ai në rjetet sociale,

Prifti kërkoi më shumë informacion për ngritjen e karantinave dhe deklaroi se në Shqipëri janë vetëm 140 ventilatorë mekanikë, çka, sipas tij, nënkupton se mund të trajtojmë vetëm 140 të sëmurë njëkohësisht.

Për këtë u pyet sot në emisionin ?Open?, nëse është kërcënuar nga koncesionari për këtë denoncim.

?Ishte një status privat, ku kam ngritur një shqetësim si një mjek, si një qytetar, si një prind, si një fëmijë pra si një familjar i dikujt. Shqetësimin e kam ngritur sepse e kemi rrezikun tek porta. Kur rajoni i Lombardisë që ka një sistem shëndetësor shumë të zhvilluar, rreziku ekziton edhe për ne. Nuk jam kërcënuar. Kjo është e mira sepse tregon që koncensionari mund të marrë masa. Politika tentoi ta përdorë statusin tim privat, por politika duhet të qëndrojë larg. Njerëzimi do ta fitojë këtë betejë të re. Duhet të theksojmë se koronavirusi shoqërohet nga mutacionet. Kërkimi shkencor duhet për të kuptuar si kanë qenë pasojat që kanë lënë pas ky virus?, tha mjeku./ CNA.al

Lajmet e fundit nga