LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çfarë do ndodhë në 2 mars?/ Meta: Nëse mendojnë se nuk jam në rregull, do vdesin...

24 Shkurt 2020, 21:19, Politikë CNA
Çfarë do ndodhë në 2 mars?/ Meta: Nëse mendojnë

Ilir Meta ka treguar mbrëmjen e sotme se çfarë do të ndodhë në protestën e 2 marsit, të thirrur nga ai. Meta tha se në 2 mars do t?i drejtohet popullit dhe ndërkombëtarëve duke u bërë të qartë se mbi kushtetutën qëndron vetëm sovrani i tij.

Kreu i Shtetit tha se fjalën do t?ja lërë popullit me flamurin kuq e zi për të vendosur sistemin demokrat, ndërsa theksoi se nuk do organizojë akte dhune.

?Qytetarët janë ftuar në bulevard në orën 17:00, parullat janë të qartë ?Jo grushtit të shtetit? dhe ?Jo shpopullimit?. Objektivat e mia janë të qarta, të ndërgjegjësoj qytetarët për grushtin e shtetit, t’u bëj të qartë se instalimi i grushtit të shtetit asgjëson liritë dhe demokracinë. Si mund të garantojë gjykata Kushtetuese e zgjedhur në mënyrë mafioze dhe përmes këtyre falsifikimeve, se do të ketë garanci për pronat e tyre? Nuk ka asnjë arsye që të ketë asnjë akte dhune. Nëse segmente të qeverisë dhe bandave të tyre do të provokojnë përgjegjësia do të jetë e tyre. Populli do të bëjë një manifestim historik në mbrojtje të Kushtetutës dhe kush janë puçistët që duan të përdhunojnë përfundimisht edhe reformën në drejtësi për të instaluar ?Rama-formën?. Gjykata Kushtetuese është vija e kuqe dhe e kuqe flakë”, u shpreh ai në emisionin ?5 pyetje nga Babaramo?.

Teksa u pyet se çfarë do të ndodhë nëse populli e refuzon thirrjen e tij, presidenti deklaroi se qytetarët duhet të tregojnë vullnetin e tyre.

Presidenti do të tregojë vullnetin e tij. Presidenti po del në fushën e betejës për t?i bërë paralajmërimin e fundit grupit puçist. Populli shqiptar, në qoftë se është mirë dhe mendon se Presidenti nuk është rregull, le të vazhdojë të rrijë në shtëpi, të durojë çdo ditë thundrën e një pushteti shtypës. Edhe më të larta do t?i ketë taksat. Edhe më të shumta do të jenë padrejtësitë. Do të vdesin njerëzit, do të vrasin veten për 12 mijë lekë si ai tjetri apo të tjerët që nuk kanë paguar energjinë për aq apo për kaq muaj. Apo tërë njerëz që dënohen për gjëra fare të vogla, por që duhet të dënohen në bazë të ligjit apo ministren me etikë të Drejtësisë se si flet për sukseset e reformës, ndërkohë që është në krye të një bande që falsifikon dhe bën shumë vepra penale për të rrëmbyer me vetëdije të plotë, se ia kërkon partia, Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. Ia rrëmben këtë kryetarit të shtetit, të cilit Kushtetuta ia ka dhënë në mënyrë të qartë atij dhe vetëm atij”, nënvizoi Meta./ CNA.al

Lajmet e fundit nga