LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Blushi dhe Vjollca thërrasin në ndihmë koronavirusin

24 Shkurt 2020, 17:59, Satire Politike CNA
Blushi dhe Vjollca thërrasin në ndihmë koronavirusin

Pasi humbën shpresat tek gjykata për të bllokuar shkarkimin e Vjollca Hoxhës si administratore e “Digitalb”, Ben Blushi po e qetëson Vjollcën me gjetjen e fundit të tij:

?Të anullojmë mbledhjen e aksionerëve për shkak se Sandri është me koronavirus. E kërkojmë këtë në Asamble dhe po nuk e pranoi Asambleja anullimin e mbledhjes e çojmë në SPAK, pasi ky është një akt i rëndë korruptiv që të bëhet mbledhja me koronavirus dhe na sëmuret Vjollca që mezi e kemi dhe po na iku ajo mbetemi pa punë edhe unë, edhe Eva, vëllai i Evës, motra e Evës, burri i motrës së Evës dhe kunati i Evës. Dhe ata të SPAK-ut si seriozë që janë, do hapin çështje penale menjëherë dhe kështu anullojmë mbledhjen dhe bllokojmë shkarkimin e Vjollcës?.

Vjollca e trembur i thotë Blushit: ?Po nëse nuk e anullojnë Asamblenë, çdo bëjmë pastaj??

Blushi e ngushëllon: ?E kam menduar dhe këtë, e çojmë në gjykatë si vendim i marrë në kushtet e presionit të koronavirusit dhe nëse gjyqtari nuk e rrëzon vendimin e shkarkimit tënd, e shpallim të korruptuar dhe e padisim në SPAK?.

Kështu Vjollca mori frymë lirisht dhe e lumtur i tha: ?Sa i mençur je ti Blush!?

Qeshni mos qani!/ CNA.al

Lajmet e fundit nga