LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Audio-mesazhi për koronavirusin që “çmendi” rrjetin”/ Prokuroria nis hetimet

24 Shkurt 2020, 10:28, Aktualitet CNA
Audio-mesazhi për koronavirusin që “çmendi”

Një audio mesazh u shpërnda një ditë më parë në rrjetet sociale, ku thuhej se në Shqipëria janë konfirmuar 12 raste me koronavirus, por nuk janë bërë publike.

Kjo u hodh poshtë nga autoritetet në vend, duke u vlerësuar si një lajm i rremë.
Ditën e sotme, Prokuroria e Tiranës ka nisur edhe një hetim në lidhje me këtë rast për informacione të dyshimta si të rreme.

?Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, duke marrë shkas nga të dhënat e ndryshme të bëra publike në media si dhe përhapja e mesazheve nëpërmjet telefonit, në lidhje me informacione të dyshuara si të rreme mbi përhapjen e mundshme të Coronavirusit, në vendin tonë, filloi kryesisht hetimin për veprën penale të ?Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik?, parashikuar nga neni 267 i Kodit Penal.

Objekti i hetimit lidhet me situatën e krijuar si rezultat i hapjes së informatave për të cilat dyshohen se janë të rreme, për shkak të natyrës sensitive që paraqet përhapja e këtyre informacioneve në masën e gjerë.

Duke treguar impenjimin maksimal të prokurorisë, në trajtimin e rasteve të tilla, sjellim në vëmendjen e qytetarëve se çdo përhapje e informatave apo njoftimeve të rreme, me fjalë, me shkrim, apo me çdo mënyrë tjetër, me qëllim që të ngjallë një gjendje pasigurie dhe paniku tek njerëzit është penalisht e dënueshme.
Vijojmë të ndjekim me interes të shtuar, çdo të dhënë në raport me rastin konkret, duke kërkuar mirëkuptimin dhe besimin e qytetarëve?, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga