LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuzat për shpërdorim detyre/ Zbardhen emrat e zyrtarëve që kallëzoi Meta në SPAK

24 Shkurt 2020, 15:25, Politikë CNA
Akuzat për shpërdorim detyre/ Zbardhen emrat e zyrtarëve që

Zbardhen emrat e zyrtarëve të lartë që presidenti Ilir Meta kallëzoi sot në SPAK.

Meta ka depozituar sot kallëzimin penal pranë SPAK, ndaj 3 funksionarëve të lartë të Ministrisë së Drejtësisë, dhe konkretisht: -Etilda Dalip GJONAJ, me detyrë Ministre e Drejtësisë. -Gentian Fehmi DEVA, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë. -Etleva Admir HAXHIA, me detyrë Drejtoreshë e Qendrës së Botimeve Zyrtare.

Ata akuzohen se në bashkëpunim, kanë konsumuar veprat penale të mëposhtme: 1. ?Shpërdorim i Detyrës?, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal; 2. ?Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike?, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal; 3. ?Falsifikim i dokumenteve?, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal 4. ?Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore?, parashikuar nga neni 246 i Kodit Penale.

Edhe këtë kallëzim Presidenti e depozitoi pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) jo vetëm nisur nga fakti që është një hap procedurial vijues në vijim të Kallëzimit të bërë në datë 19.11.2019 dhe Kallzimit Shtesë të bërë në datë 18.02.2020, por dhe për faktin se kompetenca lëndore i përket SPAK sipas nenit 148/4 dhe 135/2 të Kushtetutës dhe neneve 25/3 dhe 75/a të Kodit te Procedurës Penale.

Lajmet e fundit nga