Connect with Us

A do e shpërndajë Parlamentin?/ Meta: Është institucion i shpartalluar

Politikë

A do e shpërndajë Parlamentin?/ Meta: Është institucion i shpartalluar

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta u pyet mbrëmjen e sotme nëse do ta shpërndajë Parlamentin, por Kreu i Shtetit nuk e dha një përgjigje të saktë.

Sipas Metës, Parlamenti po sillet si i vetë-shpërndarë, ndërsa e cilësoi si një institucion të shpartalluar.

“Nuk është përgjegjësia ime nëse parlamenti sillet si i vetë-shpërndarë, institucion i shpartalluar që merr pjesë në veprime mafioze dhe bën akte mjaft të rënda. Ky nuk është faji im. Për ata të cilët kërkojnë të zhdukin demokracinë në këtë vend me qëllim që t’ia dorëzojnë sovranitetin një organizate ndërkombëtare e cila synon shpopullimin e Shqipërisë përmes kësaj bande nuk do të ketë asnjë tolerancë.

LEXO EDHE:  Nga Kastriot Myftaraj/Pse deputetët e PD nuk duhet të jenë të pranishëm në Kuvend, në seancën e betimit të Metës

Kjo do të thotë se mbi presidentin, që është i vetmi institucion legjitim, qëndron vetëm Kushtetuta dhe gjykata Kushtetuese me integritet dhe mbi këtë vetëm populli dhe Zoti. Ilir Meta i ka provuar të gjitha funksionet dhe pushtetet, ka bërë çdo gjë, sot është president. Shiko betimin e presidentit të SHBA-së, tre herë për të mbrojtur vendin e vet, “to preserve, to protect dhe to defend” dhe ne të ardhmen duhet ta formulojmë më mirë betimin e presidentit dhe cdo njeriu që vendos dorën në kushtetutë” tha ai në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kopshtet dhe çerdhet vatra infeksioni?/ Pranohen fëmijët e të infektuarit me Covid-19

Publikuar

-

Nga

Punonjësja rezulton pozitive ndaj Covid-19/ Mbyllet kopështi në Tiranë

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa akuzon Bashkinë e Tiranës se ka pranuar në një kopësht publik fëmijët e një punonjësi të njësisë bashkiake nr.2 në Tiranë, i cili rezultoi i prekur nga Covid-19.

Në një postim në rrjetet sociale, Zhupa shkruan se kopshtet dhe cerdhet po bëhen vatrat e infeksionit në Tiranë, më shumë nga papërgjegjshmëria e drejtuesve që i kanë në varësi që nga Veliaj dhe të vartësit e tij me rradhë.

“Kopshti nr 18, kopsht publik në Tiranë në varësi të Bashkisë Tiranë pranon fëmijët e një të infektuari të njësisë bashkiake nr 2!

Kopshtet dhe cerdhet po bëhen vatrat e infeksionit në Tiranë, më shumë nga papërgjegjshmëria e drejtuesve që i kanë në varësi që nga Veliaj dhe të vartësit e tij me rradhë.

Mbasi u mbyll njësia bashkiake nr 2 pasi një person, emrin e të cilit nuk mund ta publikoj, doli pozitiv në tamponin për Covid 19, fëmijët e tij shkojnë pa asnjë problem në kopshtin Nr.18 në Tiranë.

Në të dhënat tona drejtoresha i pranon me urdhër nga lart sipas shprehjeve te saj, pasi prindërit i kanë kërkuar mos ti pranojë sipas rregullave për sigurinë e fëmijëve të tjerë.”-shkruan Zhupa.

LEXO EDHE:  Meta: Pas reformës, krijojmë Qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme

LEXO EDHE:  VIDEO-SKANDALI/ Meta dhe Kastriot Ismailaj bashkë në festë. Komisionet hetimore nuk thërrasin Kreun e LSI

Më tej, ajo i bën thirrje drejtueses së institucionit dhe çdo kopështi apo çerdhje të mos pranojnë asnjë femijë që ka një pjestar të familjes me Covid 19.

“Duke uruar që fëmijët e tij të gezojnë shëndet të plotë, i bej thirrje drejtueses së këtij kopshti por edhe çdo kopshti edhe çerdhe tjetër në Tiranë të zbatojnë rregullat dhe mos pranojnë asnjë femijë që ka një pjestar të familjes me Covid 19, i kujto qoftë fëmija.

Mos të bihen pre e presioneve partiake, politike por të zbatojnë ligjin se ndryshe do jenë të parët që do përballen me pasojat e ligjit për përhapjen e qëllimtë të sëmundjeve infektive.

Shëndeti duhet të jetë parësor për të gjitha dhe shifrat po rriten frikshëm nga papërgjegjshmëria e institucioneve si faktori më i rëndësishëm.”-përfundon postimin Ina Zhupa.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Komisioni për shkarkimin e Metës/ Manja: Raporti final gati më 18 korrik

Publikuar

-

Nga

Komisioni për shkarkimin e Metës/ Manja: Raporti final gati më 18 korrik

Komisioni hetimor parlamentar për shkarkimin e presidentit Ilir Meta ka vendosur të miratojë raportin final të hetimit më datën 23 korrik.

Kryetari i këtij komisioni, socialisti Ulsi Manja, bëri të ditur se afati i fundit i këtij komisioni është 31 korriku dhe se raporti i komisionit do të paraqitet më 18 korrik.

Manja e quajti zyrtarisht të mbyllur hetimin ndaj Metës dhe kërkoi diskutimin e argumenteve dhe 20 provave shkresore për çështjen e ngritur, duke përfshirë edhe dy raportet Venecias.

LEXO EDHE:  Meta dhe Basha, këto shëmbëlltyra hipokrite që vranë kauzën e opozitës dhe tradhtuan veten e tyre

LEXO EDHE:  Nga Kastriot Myftaraj/Pse deputetët e PD nuk duhet të jenë të pranishëm në Kuvend, në seancën e betimit të Metës

“Raporti do të jetë gati deri më 18 korrik. Opinion i Venecias është pjesë e dosjes hetimore. Raporti përfundimtar do t’i paraqitet Kuvendit në seancë plenare dhe komisioni pushon së ekzistuari veprimtarinë e tij”, tha Manja./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Qytetarët të vetëmbrohen”/ Ekspertja e Task Forcës anti-Covid në PD: Qeveria është dorëzuar!

Publikuar

-

Nga

Ekspertja e Task Forces anticovid në Partinë Demokratike, Liljana Shyqyriu, thotë se qeveria nuk iu përgjigjet kërkesave të qytetarëve për testimin ndaj virusit të rëndë.

Teksa flet për dështim të qeverisë në menaxhimin e situatës, ekspertja thekson se qeveria është dorëzuar përballë kësaj epidemie dhe po e le virusin në rënie të lirë. Nderkohe, thirrja për qytëtarët është marrja e masave për t’u vetmbrojtur në këtë situatë. Bëni kujdes dhe mbroni shendetin dhe jetën tuaj!”

“Eshte nje situate qe po precipiton rrezikshem. Sot pame se nje rritje e lehte e numrit te testimeve te kryera coi menjehere ne nje rritje mbi 30% te numrit te personave te diagnostikuar me COVID-19. Dita e sotme ka edhe numrin me te larte te te infektuarve qe prej fillimit te epidemise.

Kjo provon ate qe eshte perseritur cdo dite nga ekspertet e PD se sa me shume te testosh aq me shume raste te personave te infektuar do te zbulohen. Por nuk testohet sepse me njohjen e siuates se vertete te epidemise, del ne pah edhe deshtimi dhe keqmenaxhimi qe i eshte bere kesaj pandemie qe ne fillimet e saj.

Demi shendetesor, psikologjik, social dhe ekonomik ne jeten e shqiptareve eshte duke u renduar pikerisht nga papergjegjshmeria dhe mungesa e masave nga ana e Autoriteteve Shendetesore. Ajo qe eshte lene ne harrese prej tyre eshte siguria e jetes se qytetareve.
Nevoja per tu testuar kete here po kerkohet nga vete qytetaret te cilet jane duke provuar per fatin e keq pasojat e nje mungese planifkimi per testime sipas nevoje dhe mungesen e nje strategjie kontrolli per epidemine. I gjithe testimi u perqendrua ne nje laborator te vetem te kontrolluar ne te gjithe funksionimin e tij nga komiteti politik i shurdher.

LEXO EDHE:  Nga Kastriot Myftaraj/Pse deputetët e PD nuk duhet të jenë të pranishëm në Kuvend, në seancën e betimit të Metës

LEXO EDHE:  VIDEO-SKANDALI/ Meta dhe Kastriot Ismailaj bashkë në festë. Komisionet hetimore nuk thërrasin Kreun e LSI

Ne te gjithe boten jane ngritur dhjetera qendra testimi prane njesive te kujdesit shendetesor apo prane qendrave te banimit ne menyre qe te gjithe qytetaret qe duan te testohen te kene aksesin on line per te prenotuar kryerjen e testimit.
Tek ne u ndertua sistem on line per te marre leje te dalesh nga shtepia por nuk mund te ishte ky akses per te mundesuar testimin.

Mbas nje izolimi total e vetmja strategji qe ju ofrua shqiptareve ishte pamundesia per te levizur ne vendet e BE-se. Ky eshte izolimi i dyte i tyre por kete here jo brenda shtepise por brenda nje shtepie te madhe qe po izolohet cdo dite e me shume.
Qeveria eshte dorezuar perballe kesaj epidemie dhe po e le virusin ne renie te lire. Nderkohe, thirrja per qytetaret eshte marrja e masave per t’u vetmbrojtur ne kete situate. Beni kujdes dhe mbroni shendetin dhe jeten tuaj!”, shkruan Shyqyriu./CNA.al

LEXO TE PLOTE