Connect with Us

Trafikonin lëndë narkotike me makinë/ Arrestohet dy persona në Kakavijë dhe Muriqan

Kronika

Trafikonin lëndë narkotike me makinë/ Arrestohet dy persona në Kakavijë dhe Muriqan

Publikuar

-

Goditen dy raste të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike në Kakavijë dhe Muriqan.

Në bazë të analizës së riskut nga ana e policisë kufitare, u përzgjodh për kontroll të detajuar një automjet që drejtohej nga ana e shtetasit me iniciale O.M.

Gjatë kontrollit të makinës tip “Nissan”, u gjet i fshehur në sarbatorin e mjetit një bidon plastik i cili në brendësi të tij kishte një sasi lënde të dyshuar Cannabis Sativa. Autori u arrestua në flagrancë pë veprën penale “Trafikim i narkotikëve”.

Ndërkohë, në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan, u procedua penalisht shtetasi L.K., pasi gjatë kontrollit të automjetit Opel,  në brendësi të timonit iu gjet një qese me një sasi lëndë narkotike Cannabis Sativa.

LEXO EDHE:  Ble një palë rroba banje, dhe gjen drogë

Sakaq, materialet i kaluan Prokurorive respektive për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Tentuan të shkojnë drejt vendeve të BE me pasaporta e ID të dikujt tjetër/ 3 në pranga

Publikuar

-

Nga

Në sajë të operacionit të koduar “Shpërblimi”, janë vënë në pranga tre persona nga Gana dhe Kameruni, si dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë nga Franca.

Bëhet fjalë për shtetasit me iniciale J.B., 21 vjeç, lindur dhe banues në Kamerun (organizator), B.A., 34 vjeç, lindur dhe banues në Gana dhe J.B., 23 vjeç, lindur dhe banues në Kamerun, si dhe u shpallën në kërkim francezët D.I. dhe B.Y.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se shtetasi B.A., kundrejt shpërblimit monetar, ka siguruar nga shtetasi J. B., një pasaportë franceze që i përkiste shtetasit D.I. dhe duke përfituar nga ngjashëria fizike me këtë shtetas ka tentuar të udhëtojë me këtë pasaportë nga aeroporti i Rinasit në drejtim të vendeve të BE-së.

Gjithashtu raportohet se 23-vjeçari J. B., kundrejt shpërblimit monetar ka siguruar nga 21-vjeçari J. B., një kartë identiteti franceze që i përket shtetasit B. Y. dhe duke përfituar nga ngjashëria fizike me këtë shtetas ka tentuar të udhëtojë me këtë pasaportë nga aeroporti i Rinasit në drejtim të vendeve të BE-së.

LEXO EDHE:  Historitë tronditëse/ Seriali i zhdukjeve në Vlorë, çfarë deklaroi “i penduari”

LEXO EDHE:  9 kg drogë për VIP-at e bllokut/ Arrestohen 2 persona në Tiranë

Ndërkohë, dyshohet se ka bashkëpunëtorë edhe shtetas shqiptar, për të cilët po punohet për identifikimin e tyre. Policia ka sekuestruar pasaporta dhe karta identiteti që do përdoreshin me anë të ngjashmërisë, për të kaluar kufirin drejt vendeve të BE-së.

Sakaq, materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tentoi të udhëtonte me armë zjarri drejt Bolonjës/ Arrestohet në flagrancë 43-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Arrestohet në flagrancë një person në Tiranë, në sajë të operacionit të koduar “Short Weapon”.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale B. L., 43 vjeç, banues në Durrës. Blutë i informuan se një shtetas që dyshohej se kishte armë zjarri me vete, do udhëtonte drejt Italisë.

43-vjeçari u mbajt nën vëzhgim, deri në momentin e futjes në skaner në zonën e kontrollit kufitar dhe gjatë skanerimit të valixhes së tij të dorës, iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri e llojit pistoletë, e markës “Pietro Beretta”, me një krehër me fishekë. Ai akuzohet për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”.

LEXO EDHE:  9 kg drogë për VIP-at e bllokut/ Arrestohen 2 persona në Tiranë

LEXO EDHE:  Klement Balili mposht policinë/ Zbardhet vendimi i Gjykatës

Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë  dhe në bashkëpunim me homologët italianë po vijojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë veprimtari kriminale, si dhe për identifikimin e destinacionit dhe zbardhjen e qëllimit final që shtetasi i arrestuar ka patur me këtë armë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përplasi me makinë një fëmijë/ Pranga të riut në Berat

Publikuar

-

Nga

Policia e Beratit ka vënë në pranga një 21 vjeçar i cili ka aksidentuar me makinë një të mitur.

Sipas informacioneve A.B, 21vjeç, banues në Pashalli ,Ura Vajgurore, pasi duke drejtuar mjetin e tij në qendër të Urës Vajgurore ka aksidentuar shtetasin e mitur L.K. i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Berat nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën .

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”./CNA.al

LEXO TE PLOTE