Connect with Us

Tentuan të shkojnë drejt vendeve të BE me pasaporta e ID të dikujt tjetër/ 3 në pranga

Kronika

Tentuan të shkojnë drejt vendeve të BE me pasaporta e ID të dikujt tjetër/ 3 në pranga

Publikuar

-

Në sajë të operacionit të koduar “Shpërblimi”, janë vënë në pranga tre persona nga Gana dhe Kameruni, si dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë nga Franca.

Bëhet fjalë për shtetasit me iniciale J.B., 21 vjeç, lindur dhe banues në Kamerun (organizator), B.A., 34 vjeç, lindur dhe banues në Gana dhe J.B., 23 vjeç, lindur dhe banues në Kamerun, si dhe u shpallën në kërkim francezët D.I. dhe B.Y.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se shtetasi B.A., kundrejt shpërblimit monetar, ka siguruar nga shtetasi J. B., një pasaportë franceze që i përkiste shtetasit D.I. dhe duke përfituar nga ngjashëria fizike me këtë shtetas ka tentuar të udhëtojë me këtë pasaportë nga aeroporti i Rinasit në drejtim të vendeve të BE-së.

Gjithashtu raportohet se 23-vjeçari J. B., kundrejt shpërblimit monetar ka siguruar nga 21-vjeçari J. B., një kartë identiteti franceze që i përket shtetasit B. Y. dhe duke përfituar nga ngjashëria fizike me këtë shtetas ka tentuar të udhëtojë me këtë pasaportë nga aeroporti i Rinasit në drejtim të vendeve të BE-së.

LEXO EDHE:  Detaje të reja/ Identifikohet viktima tek Lana, ishte prerë me thikë në fyt

Ndërkohë, dyshohet se ka bashkëpunëtorë edhe shtetas shqiptar, për të cilët po punohet për identifikimin e tyre. Policia ka sekuestruar pasaporta dhe karta identiteti që do përdoreshin me anë të ngjashmërisë, për të kaluar kufirin drejt vendeve të BE-së.

Sakaq, materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Tentoi të udhëtonte me armë zjarri drejt Bolonjës/ Arrestohet në flagrancë 43-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Arrestohet në flagrancë një person në Tiranë, në sajë të operacionit të koduar “Short Weapon”.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale B. L., 43 vjeç, banues në Durrës. Blutë i informuan se një shtetas që dyshohej se kishte armë zjarri me vete, do udhëtonte drejt Italisë.

43-vjeçari u mbajt nën vëzhgim, deri në momentin e futjes në skaner në zonën e kontrollit kufitar dhe gjatë skanerimit të valixhes së tij të dorës, iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri e llojit pistoletë, e markës “Pietro Beretta”, me një krehër me fishekë. Ai akuzohet për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”.

LEXO EDHE:  Foto-Çmenduri në autostradë/ Makinat ecin me 200 km në orë

LEXO EDHE:  Video- Aksioni i policisë në Tiranë/ Arrestohen katër persona, një në kërkim

Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë  dhe në bashkëpunim me homologët italianë po vijojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë veprimtari kriminale, si dhe për identifikimin e destinacionit dhe zbardhjen e qëllimit final që shtetasi i arrestuar ka patur me këtë armë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përplasi me makinë një fëmijë/ Pranga të riut në Berat

Publikuar

-

Nga

Policia e Beratit ka vënë në pranga një 21 vjeçar i cili ka aksidentuar me makinë një të mitur.

Sipas informacioneve A.B, 21vjeç, banues në Pashalli ,Ura Vajgurore, pasi duke drejtuar mjetin e tij në qendër të Urës Vajgurore ka aksidentuar shtetasin e mitur L.K. i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Berat nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën .

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Me armë në lokal/ Arrestohet 19-vjeçari në Durrës

Publikuar

-

Nga

Policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës në bashkëpunim me forcën “Shqiponja”, pas informacioneve të marra se në ambientet e një lokali ndodhej një person i armatosur, organizuan punën dhe menjëherë shkuan në adresën e dhënë.

Si rezultat i ndërhyrjes profesionale nga ana e shërbimeve të Policisë u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A.K.,19 vjeç, banues në Durrës.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë i gjetën në trup një armë zjarri pistoletë “Ekol” të cilën e mbante pa leje.

LEXO EDHE:  “Çmendet” 41-vjeçari/ Bën për spital kunatën

LEXO EDHE:  Dhunoi bashkëshorten/ Arrestohet në flagrancë autori

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vite burg./CNA.al

LEXO TE PLOTE