LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shpërthimi i koronavirusit në Itali/ Ambasada shqiptare apel emigrantëve

23 Shkurt 2020, 15:31, Sociale CNA
Shpërthimi i koronavirusit në Itali/ Ambasada shqiptare apel

Ambasada shqiptare në Itali ka dalë me një njoftim zyrtarë lidhur me situatën e krijuar nga shpërthimi i koronavoirusit në vendin fqinj.

Ambasada thotë se deri më tani nuk ka asnjë shqiptar të konfirmuar si i prekur nga Coronavirusi, ndërsa u bën thirrje të kenë kujdes, duke respektuar masat e urdhëruara.

?Ambasada e  Republikës së Shqipërisë në Itali, dhe Konsullatat  e  Përgjithëshme në Milano dhe në Bari po ndjekin me vëmendje situatën e emergjencës së krijuar nga përhapja e koronavirusit Covid19 në disa rajone të Italisë.

Deri tani nuk kemi informacion për qytetarë shqiptarë të prekur. Informacioni mbi identitetin e të prekurve mbetet  i rezervuar në bazë të normativës europiane për mbrojtjen e të dhënave personale.

Ambasada është në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë tonë të Shëndetësisë  dhe me Ministrinë e Shëndetësisë të Italisë si dhe me Departamentin e  Emergjencave Civile të Këshillit të Ministrave të Italisë për masat e përbashkëta për parandalimin e perhapjes së virusit në territorin shqiptar.

U bëjmë thirrje qytetarëve  shqiptarë në Itali dhe atyre që udhëtojnë për dhe nëpër Itali të respektojnë masat e urdhëruara nga autoritetet italiane në situatën e emergjences.

Ambasada në Romë dhe Konsullatat e Përgjithshme në Milano dhe Bari vazhdojnë normalisht punën në shërbim të qytetarëve. Informime të mëtejshme do të vijojnë në vartësi të zhvillimit të situatës.“/CNA.al

Lajmet e fundit nga