Connect with Us

Sapo ishte kthyer nga protesta/ Ndërron jetë një nga protestuesit e rafinerisë së Ballshit

Lajme

Sapo ishte kthyer nga protesta/ Ndërron jetë një nga protestuesit e rafinerisë së Ballshit

Publikuar

-

Ndahet nga jeta një qytetar i Fierit i cili sapo ishte kthyer nga protesta e sotme e punëtorëve të rafinerisë së Ballshit.

Lajmin e ka bërë të ditur ish deputeti i PD, Luan Baçi, i cili thotë se Artan Voshtima u kthye sot nga protesta i trishtuar, i mërzitur dhe zemra e tij nuk duroi më.

Baçi shprehet se Artani ishte nje teknolog specialist prej shume vitesh, në uzinë, i pa paguar dhe i keq trajtuar si shumë kolegë të tij të punës.

“Sapo mësova, për një lajm të trishtë.
Ndahet nga jeta, një nga protestuesit, e rafinerisë, naftetari
Artan Voshtina, banues ne Fier.
Artani la pas bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij i la në një kohë, që ata kane shumë nevojë për Artanin/
Sot, pasi u kthye nga protesta, i trishtuar, i mërzitur i stresuar, zemra e tij nuk duroi më.
Teknolog specialist prej shume vitesh, në uzinë, i pa paguar dhe i keq trajtuar si shumë kolegë të tij të punës.
I përkushtuar për punën, shoqërinë dhe familjen e tij.
Ky shtet, kjo qeveri e korruptuar, këta banditë dhe hajdut, kontribuan, shumë fort, për fatin e tij të trishtë.
Ngushullime të sinqerta dhe të ndjera familjes.
Ngushullime , edhe ju kolegë, të punës të Artanit
protestues dhe grevistë të urisë.
Mos e harroni Artan Voshtinen, protestoni edhe për Artanin, protestoni pa u ndaluar për familjen dhe fëmijet e tij.
Ata kanë shumë nevojë sot, për ndihmën e të gjithëve”, shkruan Baçi.

LEXO EDHE:  Deputeti i Bashës refuzon mosbindjen civile

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Frika nga koronavirusi/ Mbyllet për 2 javë shkolla e parë në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Pas përhapjes së koronavirusit në shtetin fqinj, Itali, një shkollë jopublike në Tiranë ka vendosur të mbyllet për të paktën 2 javë.

Bëhet fjalë për shkollën “Udha e shkronjave” e cila në njoftimin e saj thotë se nuk ka asnjë informacion konfidencial, por e mori këtë vendim si një masë parandaluese të koronavirusit.

“Ky vendim nuk duhet parë si reflektim i ndonjë informacioni konfidencial, por si pjesë e dyshimit tonë. Do të thotë që ne nuk kemi informacione më shumë se sa jepen në publik dhe sa dini ju, por marrim masa të natyrshme që prindërit të kenë kohë të marrin masa edhe më të forta në rast se është e nevojshme”, shkruhet në njoftimin e shkollës “Udha e shkronjave”, thuhet në njoftimin e shkollës./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Lajme

Ndahet nga jeta ish- ministri dhe ish- deputeti i Shkodrës

Publikuar

-

Nga

Ndahet nga jeta në moshën 80 vjeçare profesori i Shkencave Bujqësore i cili ka mbajtur edhe titullin Mjeshtër i Madh, Ahmet Osja.

Për afro 9 vjet (1982-1991) përfaqësoi Shkodrën si deputet në Kuvendin e Shqipërisë.
Kujtojmë se Osja ka qenë edhe ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave si dhe lektor në Universitetin e Shkodrës.

Ahmet Osja  ishte diplomuar në Institutin e Lartë Bujqësor sot Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe punoi fillimisht si Agronom në zonën e Dukagjinit, në Stacionin e Zooteknisë në Shkodër. Për afro 30 vjet punoi si ekspert dhe pastaj si drejtues në Instituti i Misrit dhe Orizit. Si koleg i afërt i Akademikut dhe shkencëtarit , Hysen Laçej , njihet për rolin e çmuar në krijimin e hibrideve të rinj të misrit si dhe evolimin e teknologjisë së tij.

Profesor Osja ishte autor dhe bashkë autor i disa botimeve në lëmin e Bujqësisë shqiptare me kolegët e tij sidomos me Profesor Andrea Shundin me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ka realizuar një seri shkrimesh të vijueshme në gazeta qëndrore e lokale dhe në revista ashtu si një gazetar profesionist dhe Shoqata e Gatezarëve Shqiptar të Bujqësisë a ka vlerësuar me titullin Kryetar Nderi të saj.

LEXO EDHE:  Deputeti i Bashës refuzon mosbindjen civile

LEXO EDHE:  Nga Qamil Dika /Protesat e studentëve si leksion demokracie!

Botoi në 100 vjetorin e Pavarësisë, studimin për lulet Alpine “100 foto – 100 lule në Alpet Ilirike” si Biolog eksplorues, i vlerësuar edhe si Mjeshtër Sporti në Alpinizëm. Studimi praktik për turistin u vlerësua si një vepër me vlera të dobishme dhe zbulime premier në nivel studiuesish rajonalë.

LEXO TE PLOTE

Lajme

Përhapja e koronavirusit në Itali/ Ambasada shqiptare bën njoftimin e rëndësishëm

Publikuar

-

Nga

Ambasada e Shqipërisë në Romë ka reagur lidhur me situatën e krijuar pas përhapjes së koronavirusit në Itali.

Ambasada njofton se deri tani nuk ka informacion për asnjë shqiptar të prekur.

“Milano dhe në Bari po ndjekin me vëmendje situatën e emergjencës së krijuar nga përhapja e koronavirusit Covid19 në disa rajone të Italisë. Deri tani nuk kemi informacion për qytetarë shqiptarë të prekur. Informacioni mbi identitetin e të prekurve mbetet i rezervuar në bazë të normativës europiane për mbrojtjen e të dhënave personale”, thuhet në njoftim,

Më tej ambasada sqarin se autoritetet shqiptare janë në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë italiane dhe Departamentin e Mbrojtjes Civile të Këshillit të Ministrave për masat e përbashkëta për parandalimin e perhapjes së virusit në territorin shqiptar”.

LEXO EDHE:  Korçë/ Fermerët e duhanit në protestë

LEXO EDHE:  Nga Qamil Dika /Protesat e studentëve si leksion demokracie!

“U bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë në Itali dhe atyre që udhëtojnë për dhe nëpër Itali të respektojnë masat e urdhëruara nga autoritetet italiane në situatën e emergjences. Ambasada në Romë dhe Konsullatat e Përgjithshme në Milano dhe Bari vazhdojnë normalisht punën në shërbim të qytetarëve. Informime të mëtejshme do të vijojnë në vartësi të zhvillimit të situates” njofton ambasada shqiptare në Romë./CNA.al

LEXO TE PLOTE