Connect with Us

Rreziqet e pajtimit të Evropës me Rusinë

Blog

Rreziqet e pajtimit të Evropës me Rusinë

Publikuar

-

Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”

Presidenti francez Emanuel Makron, po kryeson kauzën për të vendosur një marrëdhënie të re me Rusinë. Synimi i tij, është t’i japë fund ndjenjës së izolimit dhe distancimit të Rusisë, siç e shpjegoi ai gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih. Makron beson se Rusia është jetike për sigurinë e Evropës.
Pa u angazhuar fqinji i saj i madh, Evropa nuk do të jetë e sigurt. Dhe kjo është arsyeja pse Evropa duhet të krijojë një lloj arkitekture sigurie, që përfshin edhe Rusinë. Kjo është një tezë që Kremlini – dhe Gjermania – e ka mbrojtur prej kohësh, edhe pse janë kundërshtuar nga shumica e vendeve të BE-së dhe NATO-s.

Ata i perceptojnë thirrje të tilla, si përpjekje të Moskës për të krijuar një aleancë në kurriz të aleancës transatlantike. Përçarja e NATO-s dhe dobësimi i lidhjeve të Evropës me Shtetet e Bashkuara, ka qenë një politike e qëndrueshme e Kremlinit.
Politika “Amerika e Para” e presidentit amerikan Donald Trump, në të cilën BE-ja kritikohet vazhdimisht nga Uashingtoni për tregtinë dhe praktikat e saj të konkurrencës, mund të shfrytëzohet nga presidenti Rus Vladimir Putin. Nën administratën Trump, Makron beson se Evropa nuk mund ta marrë më si të mirëqenë faktin që Shtetet e Bashkuara, do të vazhdojnë
që ta mbrojnë Evropën.

Por ky argument nuk qëndron edhe aq, duke pasur parasysh se sa shumë po investon Pentagoni për sigurinë dhe mbrojtjen e shteteve balltike. Dhe përkundër kritikave të Makronit ndaj NATO-s si një organizatë ushtarake dhe politike, publiku ka një këndvështrim të ndryshëm mbi aleancën veri-atlantike.
Sipas një raporti të fundit të Qendrës Kërkimore Pju mbi qëndrimet ndaj NATO-s, publiku në shtetet anëtare është i bindur se SHBA-ja do të përdorte forcën ushtarake për të mbrojtur një aleat të NATO-s nga Rusia, ose 60 për qind, ndërsa vetëm 29 për qind besojnë se kjo gjë nuk
do të ndodhte.

Prandaj, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë që të shihen si një aleate e besueshme. Ndërkohë mendoni pak si do të reagonin aleatët evropianë, nëse ndonjë nga aleatët e saj të NATO-s do të sulmohej nga Rusia. Mesatarisht 50 përqind e qytetarëve në 16 shtete anëtare të NATO-s, thonë se vendi i tyre nuk duhet që të mbrojë një aleat ndaj një sulmi rus, krahasuar me vetëm 38 për qind që thonë se vendi i tyre duhet të mbrojë aleatët.
Shumica e publikut kundër mbrojtjes së një aleati, janë evropianë. Pra publiku evropian ka më shumë të ngjarë të besojë se Shtetet e Bashkuara do të mbronin një aleat të NATO-s nga një sulm rus, sesa të mendojnë se vendi i tyre duhet të bëjë të njëjtën gjë. Po Kremlini çfarë mendon?
Përkundër këtyre gjetjeve, Makron beson se Evropa duhet të jetë e gatshme të bëhet më sovrane dhe më e aftë për t’u kujdesur për sigurinë dhe mbrojtjen e saj. Dhe riafrimi me Rusinë, do të përmirësonte sigurinë e Evropës.

LEXO EDHE:  Merkel takohet me Vuçiç/ Thirrje për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi

Por strategjia e re e Makron ndaj Rusisë, është një rrugë më një kalim, dhe kjo për disa arsye. Së pari, ai nuk ka përmendur asnjëherë kushtet për një partneritet të tillë strategjik mes Rusisë dhe Evropës. BE-ja duhet ta vërë më shumë theksin tek vlerat. Por të drejtat e njeriut, liria e mediave, frikësimi i gazetarëve investigativë, sulmet ndaj sundimit të ligjit dhe integritetit territorial të vendeve të ndryshme, nuk janë pjesë e “diskursit” të Makron mbi Rusinë.
Për më tepër, nëse vlerat do të ishin të rëndësishme për politikat e Makron, ai mund të kritikonte hapur Rusinë, pse vazhdon të mbështesë regjimin brutal të presidentit Bashar Al-Asad, që ka bombarduar civilë, spitale dhe shkolla në Siri, dhe më së fundmi qytetin veriperëndimor të Idlibit.
Vuajtjet aty janë të tmerrshme. Në një deklaratë të hënën, kreu i zyrës së çështjeve humanitare në OKB, Mark Loukok, e quajti atë “tmerrin më të madh humanitar të shekullit XXI”. Dhe nëse siguria është kaq e rëndësishme për Makron, ai e di shumë mirë se lufta në Siri ka krijuar një problem politik dhe të sigurisë për Evropën.

Fluksi i refugjatëve, ka nxitur ngritjen e partive populiste të ekstremit të djathtë, për të mos përmendur kërcënimet dhe sulmet e tyre terroriste. Së dyti, mbështetja e tij ndaj parimit të sovranitetit, të cilin mbron për Evropën, duket se është përdorur në mënyrë selektive.
Makron mjafton të shohë Ukrainën, të cilën Rusia e pushtoi në vitin 2014, para se të aneksonte ilegalisht Gadishullin e Krimesë. Që atëherë, mbi 10.000 civilë janë vrarë në luftë, dhe mbi 1.5 milionë njerëz janë zhvendosur brenda vendit. Siç duket, sovraniteti është një e drejtë ekskkuzive apo aspiratë për Evropën.

Dhe duke pasur parasysh aktorët konkurrues në Siri, është e vështirë të shihet se si mund të rifitohet sovraniteti i këtij vendi, një çështje që Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov e shpërfilli hapur kur u pyet për të në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Kjo sugjeron që qasja e re e Makron ndaj Rusisë, nuk bazohen në vlera, por në interesa. Ajo që Rusia po bën në Ukrainë dhe Siri, është kundër interesave të Evropës. Dhe edhe nëse lëvizja e fundit bazohet në realpolitikë, Makron mund të fitojë mbështetje nga evropianët e tjerë, vetëm nëse Moska do të japë diçka në këmbim. Dhe deri më tani, kjo nuk duket se po ndodh./Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Si ta menaxhojmë ankthin, që na shkakton frika nga vdekja?

Publikuar

-

Nga

Vetëdija mbi vdekjen, është dobësia më e madh e inteligjencës njerëzore. Jeta merr një ditë fund për të gjitha qeniet e gjalla. Por vetëm njerëzit mund ta kuptojnë kuptimin e saj ekzistencial. Në aspektim intelektual ne mund ta pranojmë vdekshmërinë tonë, por thellë-thellë brenda nesh e refuzojmë atë atë.
Frika nga vdekjes është aq e madhe, saqë ne vazhdojmë ta kemi përherë me vete ndjenjën e pandërgjegjshme të frikës. Shtypja e informacionit në lidhje me vdekjen, ka të bëjë me disa strategji konjitive, që përdorin njerëzit për të shmangur frikën ekzistenciale nga vdekja.

Frika nga vdekja është normale

Ne do të bëjmë thuajse gjithçka për të mbetur gjallë. Instinktet e vetë-mbrojtjes diktojnë sjelljen njerëzore, sa herë që jeta e një personi është realisht në rrezik. Nëse sulmohemi nga kafshët e egra, do të përlshemi me ato ose do t’ia mbathim me vrap.
Njerëzit e uritur, do të vjedhin ushqime për të mbijetuar. Kjo është arsyeja pse shoqëritë e shpërblejnë këtë triumf përfundimtar të vetë-rregullimit me medalje dhe citate, duke vlerësuar interesin e madh të individit për sigurinë vetjake.

Ankthi nga vdekja, qëndron në thelbin e shumicës së frikërave tona

Ankthi nga vdekja, konsiderohet shpesh si një nga frikërat më të zakonshme. Ajo duket se është në thelb të disa çrregullimeve të shëndetit mendor si ankthi shëndetësor (hipokondria), çrregullimi i panikut, agorafobia, çrregullimi i stresit post-traumatik, çrregullimi obsesiv-kompulsiv dhe çrregullimet depresive.
Për shembull, individët me çrregullime të panikut, këshillohen shpesh me mjekët në lidhje me frikën e vdekjes nga një sulm në zemër. Depresioni pas daljes në pension, mund të shërbejë ndonjëherë si një parashikim i fundit të ekzistencës në këtë jetë.

Frika nga vdekja është diçka e pavetëdijshme

Kjo e vërtetë e pakëndshme, qëndron vazhdimisht në pjesën e pasme të mendjeve tona, dhe në fund të fundit dikton gjithçka që ne bëjmë. Në librin e tij të famshëm “Mohimi i vdekjes”, Ernest Beker (1973) argumenton se njerëzit bëjnë shumë gjëra, nga zgjedhja për të shkuar në Kishë, për të konsumuar perime, për të shkuar në palestër, apo për ta kaluar pasurinë tek brezi i ardhshëm, apo edhe mbi atë që duan apo urrejnë etj.
Ne zakonisht nuk e dimë sesi ndikon terrori nga vdekja, mbi atë që mendojmë dhe bëjmë, pasi thjesht është shumë stresuese të mendosh mbi të. Siç vërente La Roshfuko:Askush nuk mund
të shohë direkt në sy as diellin dhe as vdekjen. Asnjë lloj dije, nuk mund ta zhdukë frikën nga vdekja. Siç thoshte dikur Uinston Çërçill:”Çdo njeri që thotë se nuk ka frikë nga vdekja, është një gënjeshtar”.

LEXO EDHE:  102 vite komunizëm, 100 milionë të vdekur

LEXO EDHE:  Viti i Ri mbërrin edhe në 4 shtete të tjera/ Japonia dhe Koreja dhurojnë spektakël

Vetëvlerësimi, na mbron nga ankthi i vdekjes

Vetëvlerësimi, është çelësi për sigurinë tonë psikologjike. Vetëvlerësim, do të thotë të ndihesh mirë me veten, dhe të besosh që je një individ që vlen. Ndenja se jemi njerëz pozitivë dhe të vlerësuar, është thelbësore për të menaxhuar terrorin tonë përballë vdekjes. Dhe një nga mënyrat për të fituar vetëvlerësimin, është ta rrethoni veten me njerëz që kanë një mendësi të ngjashme me ju.
Të qëndruarit pranë njerëzve me mendësi të ngjashme, ofron ngushëllim kundër ankthit ekzistencial. Për shembull, kujtim i vdekshmërisë së njeriut, mund të çojnë në një reagim të favorshëm ndaj të tjerëve që mbështesin botëkuptimin dhe vetëvlerësimin e dikujt, dhe që rritin armiqësinë ndaj atyre që kërcënojnë botëkuptimin kulturor të dikujt.
Ndërkohë, kujtimi i shpeshtë i vdekjes rrit dukshëm dëshirën për konsum dhe materializëm. Konsumi mund të përmirësojë vetëvlerësimin, dhe të garantojë gjithashtu një vlerësim social, të paktën për një periudhë të përkohshme.

Dëshira për të kursyer

Kursimi i parave, mund të funksionojë si një “tampon” ekzistencial, dhe t’i mbrojë njerëzit nga ankthi i vdekjes. Kursimi i parave, shoqërohet me një sens kontrolli mbi të ardhmen e dikujt, dhe një lloj paqeje mendore. Ndjenja se ke gjëra me bollëk (në krahasim me ndjenjën e mungesës), dhe shpresa për të ardhmen, mund të jetë një mjet mbrojtës i fuqishme kundër ankthit ekzistencial./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Orvil dhe Uilbur Rajt/ Vëllezërit që ndryshuan historinë e aviacionit

Publikuar

-

Nga

Ishin 12 sekonda, që do ta ndryshonin përgjithmonë botën. Në mëngjesin e ftohtë dhe me erë të fortë të 17 dhjetorit 1903, disa njerëz u mblodhën në dunat me rërë në Kiti Houk të Karolinës së Veriut, rreth një mjeti mekanik të prodhuar me dru dhe pëlhura.

Ata ishin atje për të dëshmuar kulminacionin e viteve të tëra të studimeve, eksperimenteve të njëpasnjëshme, djersës së derdhur dhe sakrificës së 2 burrave modestë nga Dejtoni i Ohajos.
Atë ditë, ëndrrat e Vëllezërve Rajt për të fluturuar do të realizoheshin, teksa Orvil Rajt fluturoi për 12 sekonda.

“Nuk mendoj se kam parë ndonjëherë një pamje më të bukur në jetën time”- do të shprehej me vonë dëshmitari okular Xhon T.Daniels. Uilbur lindi në vitin 1867, ndërsa Orvil 4 vite më vonë. Sipas biografit Dejvid Mekalloug, i ati Milton Rajt, ishte një peshkop në Kishën Liberale të Vëllezërve të Bashkuar të Krishtit.

E ëma, Suzana, ishte një natyrë e ndrojtur, por shumë kreative. Ajo bënte gjithçka, sidomos lodra për fëmijët e saj. Edhe pse familja do të kishte 5 fëmijë, Uilbur dhe Orvil kishin që një fillim një raport të veçantë dhe thuajse simbiotik mes tyr. Që në moshë të re, ata ëndërronin të bënin zbulime të mëdha.
Interesi i tyre mbi aviacionin, u nxit në fillim nga babai i tyre, kur u solli në shtëpi një lodër të vogël franceze, që funksionte si një helikopter primitiv. “Mësuesja e parë e Orvil në shkollë, Ida Palmer, do ta kujtonte atë në bankën e tij duke gdhendur copa druri. Kur e pyeti njëherë se për çfarë i duheshin, ai i tha se po ndërtonte një makinë, me të cilën ai dhe vëllai do të fluturonin një ditë”- shkruan Mekalloug në librin “Vëllezërit Rajt”.

Ndryshe nga pjesa tjetër e fëmijëve, përfshirë motrën e tyre Kethrin, dy vëllezërit nuk u diplomuan në unversitet. Në vitin 1889, kur ishte ende në gjimnaz, Orvil hapi një shtypshkronjë. Uilbur iu bashkua së shpejti. Ndërkohë në vitin 1893. djemtë hapën një dyqan biçikletash, që do ta emertonin “Wright Cycle”.
Ngarja e biçikletës, ishte shumë popullore në atë kohë, dhe biznesi po u ecte mirë. Mekalloug thotë se Uilbur ishte më studiues dhe vizionar se sa Orvil, që ishte një natyrë me e matur, por shumë më i lumtur dhe optimist për jetën. Orvil dhe Uilbur, jetuan me babanë e tyre dhe Kethrin, që u kujdes shumë për vëllezërit e saj.
“Kethrin ishte shtylla e tyre, dhe cilësohej shpesh si vëllai i tretë Rajt”-thotë Daun Djui nga Universiteti Shtetëror Rajt në Dejton. Viti 1896, do të ishte një pikë kthese për gjithë familjen Rajt. Orvil u prek nga ethet e tifos.

Kur po kujdesej për vëllanë e tij të vogël, Uilbur nisi të lexonte mbi jetën e pionierin të aviacionit Oto Liliental, që kishte humbur jetën gjatë njërit prej eksperimenteve të tij. Ai nisi të rizbulojë fiksimin e tij të fëmijërisë mbi fluturimin, dhe pasi bindi edhe Orvil, nisën të studionin me seriozitet mbi teorinë e fluturimit.

LEXO EDHE:  Puçi i Birrarisë së Mynihut, kur Hitleri dështoi të ngjitej në pushtet me dhunë

LEXO EDHE:  Viti i Ri mbërrin edhe në 4 shtete të tjera/ Japonia dhe Koreja dhurojnë spektakël

Ata nisën të vëzhgojnë në detaje zogjtë, mbi mënyrën sesi ata fluturojnë. Vëllezërit filluan t’i shkruajnë Institutit Smithsonian dhe Zyrën së Motit, për informacione dhe këshilla në lidhje me teoritë e fluturimit dhe aeronautikës. Rreth fundit të shekullit XIX, nisën të ndërtojnë në pjesën e pasme të dyqanit, prototipin e parë eksperimental të mjetit me të cilin do të fluturonin.
Kur erdhi koha të testonin makinën e tyre të re, vendosën ta bëjnë këtë gjë në Kiti Houk.
Atje ata u miqësuan me shumë banorë të zonës, të cilët u habitën nga pajisja e 2 vëllezërve. Vëllrëzit Rajt.
Në vitin 1903, vëllezërit ishin të sigurtë se mund të ndërtonin një mjet fluturues. Në orën 10:35 të paradites së 3 dhjetorit të atij viti Orvil ndezi mjetin e ndërtuar dhe ai u nis. Në fund të pistës, ai u ngrit më në fund në ajër, dhe Daniels arriti të kapë atë që do të bëhej një nga fotografitë më historike të shekullit.

Distanca që përshkroi ishte 120 metra, dhe koha totale në ajër afro 12 sekonda. “A pate frikë?”- u pyet më pas Orvil. Ai u përgjigj duke buzëqeshur:”Nuk kisha kohë!”. Vetëm disa ditë para fluturimit të suksesshëm të vëllezërve, makina fluturuese 70.000 dollarëshe e ndërtuar nga Samuel Lengli, sekretari i Institucionit Smithsonian, ishte rrëzuar në lumin Potomak.
Pas kthimit në Dejton, vëllezërit Rajt vazhduan eksperimentet me mjetin e tyre. Ndërkohë,
mediat dyshonin ende dhe e injoruan çdo veprim të tyre. “Nëse ata nuk do ta besojnë fjalën tonë dhe të shumë dëshmitarëve. . . mendoj se do të binden vetëm kur ta shohin fluturimin me sytë e tyre”-shkroi Uilbur.
Ndërkohë shumë shpejt qeveritë e Francës dhe Britanisë së Madhe, nisën të shfaqin interes për blerjen e pajisjes fluturuese të vëllezërve Rajt, ndërsa burokracia amerikane tregoi pak interes. Vëllezërit Rajt, dhe e motra Kethrin shkuan në Evropë, ku u pritën si heronj.

Pas një demonstrimi të fluturimit nga Uilbur në vitin 1908, një gazetar i francezes “Le Figaro” shkroi:Unë kam parë sot Uilbur Rajt dhe zogun e tij të madh të bardhë, zogun e bukur mekanik … s’ka asnjë dyshim! Uilbur dhe Orvil Rajt fluturuan vërtet!”. Qeveria amerikane më në fund u bind, duke nënshkruar një kontratë me Vëllezërit Rajt, për avionin e parë ushtarak të ushtrisë amerikane.
Në vitin 1909, ata u dekoruan për arritjen e tyre nga vetë presidenti amerikan Uilliam Taft. Në vitin 1912, Uilbur vdiq në moshën 45-vjeçare nga ethet tifoide. Orvil e shiti kompaninë “Rajt” për rreth 1.5 milionë dollarë. Ai e kaloi pjesën tjetër të jetës në dyqanin e tij, duke mbrojtur trashëgiminë e familjes Rajt. Kur vdiq në vitin në 1948, shpikja e tij dhe e vëllait, e kishte transformuar përgjithmonë transportin, kulturën dhe mënyrën e zhvillimit të luftërave./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Studimi/ Mos i besoni asnjëherë fytyrës së një personi

Publikuar

-

Nga

* Shprehjet e fytyrës, mund të mos jenë tregues të besueshëm të emocionit, thonë studiuesit, duke shtuar se njerëzit nuk duhet t’i besojnë kurrë pamjes së fytyrës së një personi. Sipas studimit, disa biznese janë duke punuar madje edhe mbi një teknologji, që do të përcaktojë cilat janë kënaqësitë e klientit, pikërisht përmes shprehjeve të fytyrës.

“Pyetja që shtruam në fillim të studimit ishte:”A mund të zbulojmë vërtet emocionin, përmes shprehive të fytyrës. Dhe përfundimi kryesor është jo, nuk mundemi”- thotë autori kryesor i studimit Aleks Martinez nga Universiteti Shtetëror i Ohajos në SHBA.

Për gjetjet, studiuesit u fokusuan në ndërtimin e algoritmeve kompjuterike, të cilat analizojnë shprehitë e fytyrës tek njerëzit. Studiuesit analizuan kinetikën e lëvizjes së muskujve në fytyrën e njeriut, dhe i krahasuan ato lëvizje muskujsh me emocionet e një personi.

Dhe zbuluan se përpjekjet për të zbuluar ose përcaktuar emocionet, bazuar në shprehjet e fytyrës së një personi, ishin thuajse gjithmonë të gabuara. “Që të gjithë ne bëjmë shprehje të ndryshme të fytyrës, bazuar në kontekstin dhe prejardhjen kulturore”- tha Martinez.

“Dhe është shumë e rëndësishme të kuptohet, që jo të gjithë ata që i shohim të buzëqeshim janë të lumtur. Dhe jo të gjithë ata që janë të lumtur buzëqeshin. Unë madje do të shkoja deri në ekstrem, duke thënë se shumica e njerëzve që nuk buzëqeshin, nuk janë domosdoshmërisht të palumtur”- shtoi Martinez.

Është gjithashtu e vërtetë, që njerëzit buzëqeshin ndonjëherë për shkak të një detyrimi ndaj normave sociale, thanë më tej studiuesit. Kjo në vetvete, nuk do të ishte një problem thotë Martinez. “Pasi me siguri ata kanë të drejtë t’i dhurojnë një buzëqeshje pjesës tjetër të botës. Por disa kompani, kanë nisur të zhvillojnë teknologji, për të njohur lëvizjet e muskujve të fytyrës, dhe për të përcaktuar emocione apo qëllimet që fshehin ato lëvizje.

LEXO EDHE:  102 vite komunizëm, 100 milionë të vdekur

LEXO EDHE:  Puçi i Birrarisë së Mynihut, kur Hitleri dështoi të ngjitej në pushtet me dhunë

Grupi i studi, analizoi disa nga këto teknologji, dhe zbuloi se ato kryesisht ishin të pasakta në analizat e tyre. “Disa pretendojnë se përmes këtyr teknologjive, mund të zbulojnë nëse dikush është fajtor për një krim apo jo, ose nëse një student është i fokusuar në mësim apo jo, apo nëse një klient është i kënaqur pas një blerjeje që ka bërë. Por ajo që tregoi hulumtimi ynë, është se ato pretendime janë të plota.

Nuk ka asnjë mënyrë se si mund t’i përcaktoni këto gjëra. Dhe akoma më keq, kjo mund të jetë diçka e rrezikshme”-shtoi ai. Pas analizimit të të dhënave në lidhje me shprehjet e fytyrës dhe emocionet, ekipi hulumtues arriti në përfundimin se duhen më tepër sesa shprehjet për të zbuluar saktë emocionin e një njeriu.

“Ajo që treguam është se kur përjeton një emocion, truri jonë çliron peptide – dhe kryesisht hormone – që e ndryshojnë rrjedhën e gjakut dhe përbërjen e tij. Dhe për shkak se fytyra është e mbushur me këto peptide, ajo ndryshon ngjyrë”- thekson Martinez. Sipas studiuesve, ngjyra e fytyrës mund të ndihmojë në sigurimin e shumë të dhënave./ Thepeninsulaqatar-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE