LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama për koronavirusin/ Kujdes nga mendjet e shthurura

23 Shkurt 2020, 14:59, Politikë CNA
Rama për koronavirusin/ Kujdes nga mendjet e shthurura

Teksa numri i të prekurve nga koronavirusi sa vjen dhe rritet, përfshirë këtu dhe vendin fqinj, Italinë, në vend është krijuar një situatë e paqartë nëse vendi ynë ka infrastrukturën e duhur shëndetësore për të përballuar një epidemi të tillë.

Lidhur mbi këto aludime ka reguar dhe kryeministri Edi Rama. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se vendi ynë nuk ka asnjë person të prekur me këtë virus, por ai shton se si për gjithë botën edhe për Shqipërinë është një kërcënim potencial.

Ndërkaq, kritikon ?gojët e liga? që sipas tij po përhapin panik njëlloj si me tërmetin.

?Koronavirusi nuk e ka prekur Shqipërinë!Por si për gjithë botën është një kërcënim potencial, për të cilin janë marrë të gjitha masat në rast se do të na duhet ta përballim.

Të njëjtat mendje të shthurrura, që ju shqetësuan keq me lajmet fallco dhe me gojëligësinë e tyre gjatë ditëve e netëve të gjata pas tërmetit, janë në veprim.

Mos bini pre e tyre dhe jini të sigurt se shteti shqiptar po e bën prej kohësh detyrën për të qenë gati në rast shfaqjeje të koronavirusit, të cilin jemi gati ta përballim me organizim e profesionalizëm të lartë?, nënvizon Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga