Connect with Us

Policia jep detaje/ Dyshohet se 30 vjeçarja u hodh vetë nga ballkoni i lokalit në Korçë

Kronika

Policia jep detaje/ Dyshohet se 30 vjeçarja u hodh vetë nga ballkoni i lokalit në Korçë

Publikuar

-

Policia jep njoftimin zyrtar për 30-vjeçaren që ra pasditen e sotme nga kati i 6 i një pallati në Korçë.

Blutë bëjnë me dije se e reja ka qenë në ambientet e lokalit që ndodhej në katin e gjashtë dhe dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni.

Nga informacionet paraprake, ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes dhe shkaqet që kanë dërguar të renë drejt vetëflijimit.

Raportohet se ajo është dërguar me urgjencë në spital, ku është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Më datë 23.02.2020, në lagjen nr. 3, një shtetase rreth 30 vjeçe, pasi ka hyrë në ambientet e një lokali, ka dalë në ballkonin e tij në katin e gjashtë dhe dyshohet se është vetëhedhur, ku për pasojë ka rënë në katin e dytë të kësaj ndërtese.

LEXO EDHE:  Vetingu në polici/ Jep dorëheqjen drejtori i rëndësishëm

Kjo shtetase u transportua në Spitalin e Korçës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në reagimin e policisë.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Dhunojnë marokenin dhe i vjedhin 200 euro/ Arrestohen dy të rinj nga Tirana

Publikuar

-

Nga

Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohen se kanë dhunuar dhe më pas vjedhur një shtetas maroken.

Denoncimi u bë nga vetë marokeni me iniciale K.A., të cilit iu vodhën 200 euro dhe sende të tjera personale.

Shtetasi maroken kishte hyrë me dokumentacion të rregullt në Shqipëri dhe do udhëtonte drejt Italisë, por u sulmuar në orët e para të mëngjesit të 22 shkurtit në rrugën “Azem Galica”.

Pas denoncimit, policia u vu në veprim ku bëri arrestimin në flagrancë të dy autorëve të vjedhjes me dhunë,  D.P., 17 vjeç dhe E.V., 21 vjeç, të dy banues në Tiranë.

LEXO EDHE:  Drogë dhe municione luftarake/ Autori lë me “gisht në gojë” Policinë  

LEXO EDHE:  Vetingu në polici/ Jep dorëheqjen drejtori i rëndësishëm

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Foto/ Policia publikon emrat e 3 kriminelëve të shumë kërkuar

Publikuar

-

Nga

Këta janë tre personat e tjerë të kërkuar për vrasje, objekt i punës së Njësisë së Kërkimit

Aleks Totraku alias Abdyl Lala

Në datën 1 janar 2013, në fshatin Mazrek të Komunës Kashar, Aleks Totraku, në bashkëpunim me vëllanë e tij shtetasin Antonio Lala alias Mirjan Lala (person në kërkim) ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. D. Aleks Totraku alias Abdyl Lala është dënuar me 25 vjet burgim, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Antonio Lala alias Mirjan Lala

Në datën 1 janar 2013, në fshatin Mazrek të Komunës Kashar, Antonio Lala alias Mirjan Lala, në bashkëpunim me vëllanë e tij Aleks Totraku alias Abdyl Lala (person në kërkim), ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. D. Antonio Lala alias Mirjan Lala është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

LEXO EDHE:  Vetingu në polici/ Jep dorëheqjen drejtori i rëndësishëm

LEXO EDHE:  “Në rastin më të keq ju pret aksidenti”/ Policia paralajmëron drejtuesit e automjeteve

Nexhip Rexho

Në datën 27 gusht 2000, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në Vlorë, Nexhip Rexho ka vrarë me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin L. M. dhe ka plagosur gruan e këtij të fundit, shtetasen T. M. Nexhip Rexho është dënuar nga Gjykata e Apelit Vlorë me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Trafikonin lëndë narkotike me makinë/ Arrestohet dy persona në Kakavijë dhe Muriqan

Publikuar

-

Nga

Goditen dy raste të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike në Kakavijë dhe Muriqan.

Në bazë të analizës së riskut nga ana e policisë kufitare, u përzgjodh për kontroll të detajuar një automjet që drejtohej nga ana e shtetasit me iniciale O.M.

Gjatë kontrollit të makinës tip “Nissan”, u gjet i fshehur në sarbatorin e mjetit një bidon plastik i cili në brendësi të tij kishte një sasi lënde të dyshuar Cannabis Sativa. Autori u arrestua në flagrancë pë veprën penale “Trafikim i narkotikëve”.

Ndërkohë, në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan, u procedua penalisht shtetasi L.K., pasi gjatë kontrollit të automjetit Opel,  në brendësi të timonit iu gjet një qese me një sasi lëndë narkotike Cannabis Sativa.

LEXO EDHE:  Kapet një nga të kërkuarit për vrasjen e djeshme/ Policia: Është vrasës me pagesë

LEXO EDHE:  Vetingu në polici/ Jep dorëheqjen drejtori i rëndësishëm

Sakaq, materialet i kaluan Prokurorive respektive për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE