Connect with Us

Pas 9 viktimave një tjetër tërmet i fuqishëm shkund Turqinë

Bota

Pas 9 viktimave një tjetër tërmet i fuqishëm shkund Turqinë

Publikuar

-

Një tjetër tërmet i fuqishëm ka tronditur Turqinë pasditen e stome, pas atij të mëngjesit i cili i mori jetën 9 personave dhe la pas 37 të plagosur.

Tërmeti ka qenë i shkallës 5.8 ballë, ndërsa ende nuk raportohet për viktima apo dëme.

Epiqendra e tërmetit ka qenë pranë kufirit mes Turqisë dhe Iranit.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Koronavirusi/ Regjistrohet viktima e tretë në Itali

Publikuar

-

Nga

Është shënuar viktima e tretë nga koronavirusi në Itali.

Sipas mediave vendase viktima është një grua nga Cremona.

Numri i të prekurve ka shkuar në 132 persona nga të cilët 89 janë në Lombardi dhe 24 në Veneto. 25 prej tyre janë shtruar në spital në kujdes intensiv.

Ndërkohë, veriu  i Italisë është vetëizoluar.

LEXO EDHE:  “Ballkani, i paaftë për përballimin e tërmeteve”/ NYT: Mësime nga tërmeti shqiptar

LEXO EDHE:  Panik në Greqi/ Dy tërmete shkundin vendin

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Koronavirusi/ Diskutohet mbyllja e zonës Shengen!

Publikuar

-

Nga

Brenda 48 orëve, Italia u ngjit në kryen e renditjes evropiane të vendeve me raste koronavirusi, duke kapërcyer Britaninë e madhe me 9 raste, Francën me 12 dhe Gjermaninë me 16.

Dy vdekjet në Itali shënojnë dhe viktimat e parë të Covid 19 në Europë, duke pasur parasysh që deri më tani, e vetmja jetë e humbur në kontinentin e vjetër konsiderohej ajo e një turisteje kineze 80-vjeçare, e cila ishte kalimthi në Francë.

Në Bruksel ekziston frika se situata mund të përkeqësohet gjatë ditëve në vijim, me një rritje të mundshme shpërthyese të infektimeve. Një skenar makthi që kërcënon me pasoja serioze mbi shëndetin e njerëzve, por edhe ne nivel ekonomik.

Për momentin, askush nuk flet në mënyrë të qartë për ndalimin e lëvizjes së lirë të Shengenit, të cilin BE do të dëshironte ta shmangte me çdo kusht. Por ideja ka nisur të qarkullojë.

Dhjetë ditë më parë, në përfundim të mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Shëndetit të BE-së, 27 ministrat kishin shkruar të zezë mbi të bardhë ishin “të gatshëm për masa të ashpra udhëtimi”, por me një kusht: “mbrojtjen e lirisë së lëvizjes brenda BE-së”.

LEXO EDHE:  Tragjedi në Turqi/ Avioni del nga pista, ndahet në tre pjesë

LEXO EDHE:  Video-“Jam me kancer, dhuroj 50 euro për të prekurit nga tërmeti”/ Moderatori dhe të ftuarit shpërthejnë në lot në emision

Ndërkohë, megjithatë, gjërat kanë ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme: deri përpara pak ditësh, vendet evropiane po diskutonin hapat që duhen marrë për të mbrojtur veten nga “kërcënimi” i jashtëm. Por tashmë virusi, është këtu, dhe ka një potencial të fortë për tu shndërruar dhe një problem të brendshëm të Europës.

Komisionerja e shëndetësise e BE-së, Stella Kyriakides, deklaroi se po e ndjek me shumë kujdes situatën në Itali dhe se Bashkimi Europian është i gatshëm t’u vijë në ndihmë autoriteteve italiane e t’u garantojë çdo mbështetje të mundshme./TCH

LEXO TE PLOTE

Bota

Masat për koronavirusin/ Pezullohen karnavalet e Venecias

Publikuar

-

Nga

Autoritetet italianë kanë shtrënguar masat për lidhur mbi epideminë e koronavirusit i cili duket se po përhapet me shpejtësi.

Pas mbylljes së shkollave në Lombardi, janë pezulluar dhe festimet e karnavaleve në Venecia.

Presidenti i rajonit të Venezia informon se prej mbrëmjes së sotme do të pezullohen festimet e karnavaleve në Venezia si dhe të gjitha aktivitetet sportive në territor deri më datë 1 mars 2020.

Kujtojmë që në Venecia janë verifikuar 2 raste me koronavirus e në Veneto janë mbi 25 persona të infektuar nga koronavirus.

LEXO EDHE:  Tragjedi në Turqi/ Avioni del nga pista, ndahet në tre pjesë

LEXO EDHE:  Foto-Zyrtarët e PD vizitojnë familjet në Kombinat/ Kanë nevojë për strehim dhe ndihmë psikologjike

Ndërkaq, numri total i të prekurve në Itali ka arritur në 132 persona.

LEXO TE PLOTE