Connect with Us

Ngriti alarmin për përhapjen e koronavirusit në Shqipëri/ Reagon vajza e audiomesazhit që “çmendi” rrjetin

Lajme

Ngriti alarmin për përhapjen e koronavirusit në Shqipëri/ Reagon vajza e audiomesazhit që “çmendi” rrjetin

Publikuar

-

Gjatë ditës së sotme ka qarkulluar në rrjet nje audio mesazh i një vajze e cila tregonte se në Shqipëri ka mbi 12 raste me koronavirus.

Audio mesazhi ka përhapur panik tek të gjithë njerëzit si dhe ka ngjallur reagime të shumta.
Autorja e audios thotë se është identifikuar dhe është thirrur të dëshmojë në polici për përhapje të “lajmeve fake”.

Ajo ka kërkiar që audio të fshihet pasi është bërë problem i madh

“Goca kjo audio është e imja. E kam nisur te grupi i punës para pak orësh dhe ju lutem, ju lutem, ju lutem fshijeni. Të gjithë njerëzve që ua keni dërguar thuajini fshijeni se unë nesër kam për të shkuar në polici dhe kam për të dhënë deklaratë gjasme për lajme fake. Të lutem kushdo që e merr këtë audio, ti thonë që ta fshini dhe mos ta shpërndajë më se është bërë problem shumë i madh. Ju lutem, ju lutem, ju lutem fshijeni”, thotë vajza në audion e dytë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Fakti skandaloz/ Plehërat e inceneratorëve mbyllin gojën e analistëve

Publikuar

-

Nga

Në gati 10 ditë CNA.al ka publikuar një seri investigimesh duke sjellë detaje të qarta për ortakërinë e aksioneres së Top Media me kompaninë e koncesionit të inceneratorëve në Shqipëri.

Është rasti i parë në Shqipëri ku me dokumenta dhe fakte ekskluzive të cilat mund t’i lexoni në linket e mëposhtme tregohet qartë skema e ortakërisë së pronarëve të inceneratorëve me Vjollca Hoxhën.
Paratë e taksave të shqiptarëve shkuan tek inceneratorët dhe më pas ata blenë Valtelina SHPK, mbajtësen e emrit tregtar “Lori Caffe.

Në gati 7 vite që më ardhjen e rilindjes në pushtet, gazetarët dhe analistët flisnin në media për koncesione korruptive për blerje të medias nga qeveria por, asnjëherë në asnjë rast nuk bëhej lidhja me fakte konkrrete. Por, kur CNA.al e tregoi me fakte të gjithë heshtin, parimorët e marksizmit Fatos Lubonja dhe Andi Bushati që flasin në emër të popullit dhe për popullin nuk thanë asnjë fjalë.

 

Aktivistët e shoqërisë civile nuk u dukën asgjëkundi, Mustafa Nano bën sikur nuk e di, Lorenc Vangjeli s’ ka orbitë, Armand Shkullaku një nga zërat e fortë kundër qeverisë hesht ashtu siç fatkeqësisht nuk thotë asnjë fjalë dhe Agron Gjekmarkaj, për të cilin ndoshta është rasti për tu ndjerë i keqardhur sepse është i vetmi që duket larg pazareve dhe pagesave të ekraneve për interesat e pronarëve.

Në momenin kur ata duhet të flisnin më shumë se kurrë, kur duhet t’i kërkonin llogari qeverisë kur duhe të ngrinin një alarm të fortë për kapjen e medias, të gjithë heshtin. Plehrat e inceneratorëve ndoshta kishin më shumë dinjitet se analistë-opinionistët tanë që tashmë u kapën gjallë në heshtjen e tyre për të mbajtur të fshehur dhe mos komentuar një nga skandalet më të mëdha ku nëpërmjet një skeme tregohej qartë lidhja qeveri-koncensione-media.

LEXO EDHE:  Ju tregojmë çfarë duhet të keni parasysh, nëse dëshironi që të fitoni zemrën e një vajze

LEXO EDHE:  Intervista- Koronavirusi/ Vaksina do vonojë, katastrofë nëse përhapet tek vendet e varfra

Një lugë çorbë e prishur e ngërë diku apo një shuk parash pas djegies të plehrave në incenerator vranë moralin e llafazanëve të ekraneve të cilët e ngritën mbi milionat që paguhen nga pronarët e tyre vegla të qeverisë. Shqiptarët në një mënyrë apo në një tjetër e lexuan, ndoshta na bënë edhe nder pasi ishin të vetëm dhe me një audiencë maksimale për këtë denoncim, por koha tregoi që e vërteta ngelet, ata që u zhgënjyen janë qytetarët me pritshmëritë e tyre për analistët e medias dhe këta të fundit që e mbyllën gojën me një grush plehrash të inceneratorëve./CNA.al

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Dosja e Blushit në SPAK/ Skandali me pronat në Tiranë dhe Korçë

SPAK do marrë në hetim familjen Blushi?!

Skandali/ Zbulohet skema e plotë, si pronarët e inceneratorëve paguan aksionerët e Top Channel

 

Noterja në skandal/ Ortakëria me Vjollca Hoxhën dhe Klodët e inceneratorëve

Noterja në skandal/ Zbulohen katër bizneset e bashkëshortes së Ben Blushit

LEXO TE PLOTE

Lajme

Shkatërruan stolat e stadiumit “Air Albania”/ Arrestohen 3 persona, shpallen në kërkim 9 të tjerë

Publikuar

-

Nga

Një ditë më parë në stadiumin “Air Albania” është zhvilluar ndeshja e futbollit ndërmjet skuadrave të Partizani dhe Bylisit dhe më datë 21 shkurt është zhvilluar ndeshja midis ekipeve Tirana-Kukësi.

Gjatë zhvillimit të ndeshjeve, disa tifozë të këtyre skuadrave kanë hedhur sende të forta në fushë dhe kanë thyer stolat e stadiumit.

Pas veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga ana e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 Tiranë, për ngjarjet e ndodhura, është bërë i mundur zbulimi, kapja dhe arrestimi në kushtet e flagrancës, për veprat penale “Veprime të dhunshme në aktivitetet Sportive” dhe “Shkatërrimi i pronës”, i shtetasve:

G. M., 39 vjeç, K. B, 26 vjeç, tifozë të skuadrës së Bylysit, si dhe L. G, 35 vjeç tifoz i skuadrë së Tiranës.

Gjithashtu u shpallën në kërkim 9 tifozë të skuadrës së Tiranës dhe konkretisht shtetasit E.M, J.S, A.T, M.H, M.B, A.S, E.S, G.M dhe F.SH.

Po në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë edhe 6 tifozë të Tiranës konkretisht shtetasit J.K, A.LL, E.Z, T.A, A.R dhe D.T

LEXO EDHE:  Opozita në panik për rrjedhje votash/ Zbardhet plani për të bojkotuar votimin e ligjit për KLD

LEXO EDHE:  Aksidenti i tmerrshëm/Vajza e futbollistit të famshëm goditet nga një makinë, ja gjëndja e saj

Nga terësia e veprimeve proceduariale të kryera nga ana e Policisë ka rezultuar se këta shtetas kanë kryer veprime të dhunshme gjatë zhvillimit të ndeshjeve duke dëmtuar stolat dhe hedhur sende të forta në fushën e futbollit “Air Albania”, Tiranë.

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe identifikimin e prsonave të tjerë të përfshirë në këto veprime të kundërligjshme.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Veprime të dhunshme në aktivitetet Sportive” dhe “Shkatërrimi pronës”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Në mbështetje të naftëtarëve të Ballshit/ Tifozët e Bylisit me banderola në “Air Albania”

Publikuar

-

Nga

Në “Air Albania” po luhet supersfida mes Partizanit dhe Bylisit e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë Superiore.

Shpesh herë jemi mësuar që në një përballje rivalësh, tifozët të “ngacmohen” në distancë sa i përket banderolave që shpalosin në stadium.

Por duket se këtë hetë ata kanë bërë një gjest për tu vlerësuar. Në sektorin ku po qëndrojnë tifozët e Bylisit është hapur një banderolë ku shkruhet “Me naftëtarët e Ballshit”.

LEXO EDHE:  Vajza qan pasi provon Pepsi për herë të parë

LEXO EDHE:  Ju tregojmë çfarë duhet të keni parasysh, nëse dëshironi që të fitoni zemrën e një vajze

Kujtojmë që naftëtarët e Ballshit janë ngritur në protestë që prej datës 3 shkurt.

Ata kërkojnë të marrin pagat e prapambetura dhe për më tepër duan që t’i rritet paga.

Duke mos gjetur një zgjidhje nga kompania punonjësit janë futur dhe në grevë urie.

Kompania private i kishte ofruar punëtorëve kontratë të re në muajin mars, pa njohur pagat e prapambetura, por naftëtarët nuk kanë rënë dakort./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE