LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndahet nga jeta ish- ministri dhe ish- deputeti i Shkodrës

23 Shkurt 2020, 19:50, Aktualitet CNA
Ndahet nga jeta ish- ministri dhe ish- deputeti i Shkodrës

Ndahet nga jeta në moshën 80 vjeçare profesori i Shkencave Bujqësore i cili ka mbajtur edhe titullin Mjeshtër i Madh, Ahmet Osja.

Për afro 9 vjet (1982-1991) përfaqësoi Shkodrën si deputet në Kuvendin e Shqipërisë.
Kujtojmë se Osja ka qenë edhe ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave si dhe lektor në Universitetin e Shkodrës.

Ahmet Osja  ishte diplomuar në Institutin e Lartë Bujqësor sot Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe punoi fillimisht si Agronom në zonën e Dukagjinit, në Stacionin e Zooteknisë në Shkodër. Për afro 30 vjet punoi si ekspert dhe pastaj si drejtues në Instituti i Misrit dhe Orizit. Si koleg i afërt i Akademikut dhe shkencëtarit , Hysen Laçej , njihet për rolin e çmuar në krijimin e hibrideve të rinj të misrit si dhe evolimin e teknologjisë së tij.

Profesor Osja ishte autor dhe bashkë autor i disa botimeve në lëmin e Bujqësisë shqiptare me kolegët e tij sidomos me Profesor Andrea Shundin me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ka realizuar një seri shkrimesh të vijueshme në gazeta qëndrore e lokale dhe në revista ashtu si një gazetar profesionist dhe Shoqata e Gatezarëve Shqiptar të Bujqësisë a ka vlerësuar me titullin Kryetar Nderi të saj.

Botoi në 100 vjetorin e Pavarësisë, studimin për lulet Alpine ?100 foto ? 100 lule në Alpet Ilirike? si Biolog eksplorues, i vlerësuar edhe si Mjeshtër Sporti në Alpinizëm. Studimi praktik për turistin u vlerësua si një vepër me vlera të dobishme dhe zbulime premier në nivel studiuesish rajonalë.

Lajmet e fundit nga