LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Naftëtarët në ditën e shtatë të grevës së urisë/ Pse heshtin sindikatat!

23 Shkurt 2020, 11:32, Politikë CNA
Naftëtarët në ditën e shtatë të grevës

Naftëtarët e Ballshit janë futur në diten e shtatë të grevës së urisë, pas disa muajsh protesta dhe mos arritjes së një marrëveshje me kompaninë për marrjen e pagave të prapambetura.

Ajo që bie në sy është se nuk ka asnjë reagim nga sindikatat dhe shoqatat që bëjnë rolin e përfaqësuesit të shoqërisë civile.

Flasin në emër të moralit dhe klasës punëtore, por ndoshta ky është dhe rasti për të kuptuar se kush është në të vërtetë organizata politike e Arlind Qorrit, se ata janë në variantin ?protestojmë kur na paguajnë?. Janë tamam një PPP, pra, para për të protestuar.

Nuk ka si të ndodhë ndryshe! Protestatselektive dhe mbështetja selektive, tregojnë sjelljen e vërtete të këtyre neomarksistëve që nga njëra anë bëjnë moral dhe nga ana tjetër heshtin kur duhet të ulërasin dhe ulërasin kot kur i paguajnë për qëllime klienteliste dhe korruptive.

Kujtojmë që Rafineria e Ballshit e administruar nga kompania ?Tosk Energji? është mbyllur që në muajin shtator, duke lënë më shumë se 800 punëtorë pa punë.

Ata kanë tre paga pa marrë për 3 muajt e fundit të vitit kur uzina nuk ka punuar por ka qenë në proces mirëmbajtje.

Naftëtarët kanë dalë disa herë në protesta ku kanë kërkuar që të marrin pagat e tyre, por nuk janë dëgjuar nga autoritetet.

 

 

Lajmet e fundit nga