Connect with Us

Mjeku shqiptar ngre alarmin/ Ka vetëm një mundësi për tu mbrojtur nga Koronvirusi: Lutjuni Zotit të mos hyjë

Sociale

Mjeku shqiptar ngre alarmin/ Ka vetëm një mundësi për tu mbrojtur nga Koronvirusi: Lutjuni Zotit të mos hyjë

Publikuar

-

Është rritur në rreth 79 mijë numri i personave të prekur nga koronavirusi i cili u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës dhe më pas u përhap në të gjithë botën.

Si pasojë e epidemisë deri më tani kanë vdekur 2.444 persona, prej të cilëve 2.442 vetëm në Kinë. Ndërkaq një nga shtetet që është vënë në gjendje alarmi orët e fundit është dhe Italia, ku deri më tani raportohet për 132 të prekur dhe dy viktima.

Duke qenë pranë pranë vendit tonë kjo gjendje ka ngritur alamin edhe në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë vazhdimisht bën thirrje se s’ka vënd për panik dhe se janë marrë të gjitha masat, por vetë mjekët e kundërshtojnë këtë “qetësi”.

Dr. Sotiraq Lako, ka shpërndarë një status në rrjetet sociale, teksa shkruan me ironi se Shqipëria ka vetëm një shanc për tu mbrojur nga koronavirusi “ti lutemi Zotit të mos hyjë”.

LEXO EDHE:  Mijëra të mitur lënë vendin/ Rama rri e vështron...

“Keto masat e thjeshta higjenike qe duhet te zbatojme per te mos u perhapur virusi (me kurore mbreterore) jane nje hipokrizi e tere.

Nuk mund te pretendohen te zbatohen ne nje vend qe hidhen plehrat dhe peshtyma ku tu doje qejfi, ku luftohet me kazanet e plehrave, sic bente Don Kishoti me mullinjte. Dhe kur vendosin te lajne duart thjesht shfrytezojne veprimin mekanik te ujit te rrjedhshem, te marri c’te marri perpara, “kap c’fare te kapesh” sipas terminologjise se momentit.

Ka vetem nje mundesi: Lutjuni Zotit te mos hyje, ose nese ka hyre te dali sa me shpejt. Ne kemi dhe nje shans tjeter: “Nuk bie rrufeja ne …”.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Mira

    23 Shkurt, 2020 at 5:49 pm

    Është mjek ky?

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Fortlumturia e tij Kryepeshkopi Anastas Janullatos/ Shndërrimi i Shën Sofisë në xhami, veprim tragjik edhe mëkat

Publikuar

-

Nga

Kryepeshkopi Janullatos/ Shndërrimi i Shën Sofisë në xhami, veprim tragjik edhe mëkat

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, ka reaguar lidhur me vendimin e Turqisë për të kthyer në xhami Kishën e Urtësisë së Perëndisë (Shën Sofinë).

Sipas tij, kjo bën pjesë në ato veprime tragjike, të cilat minojnë shpresën më të madhe të epokës sonë, që është bashkekzistenca e feve dhe qytetërimeve.

“Ky vendim na kthen pas, në aspekte të errëta të historisë. Një vend si Turqia, që dëshiron të jetë pararojë, zgjedh rolin e praparojës së vonuar kulturore. Është mëkat edhe gabim kur vaji i fesë përdoret për të ndezur dhe për t’i shërbyer qëllimeve nacionaliste. Qëllimi fisnik i fesë është të qetësojë plagët dhe të paqësojë shpirtrat e njerëzve.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Dita Botërore e Popullsisë/ Toka numëron sot 7.97 mld banorë, çdo sekondë lindin…

Publikuar

-

Nga

Dita Botërore e Popullsisë/ Toka numëron sot 7.97 mld banorë, çdo sekondë lindin...

11 korriku sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara shënon Ditën Botërore të Popullsisë. Sipas kësaj organizate, në çdo sekondë që kalon bota rritet me 2.6 njerëz, çka do të thotë se në një ditë popullsia shtohet me afro 225 000 njerëz në ditë ose afro 83 milionë në vit.

Sipas algoritimit të “Worldometer”, sot numri i popullsisë është 7.97 miliardë banorë , ndërsa deri më 2050 popullsia pritet të shkojë në 9 miliardë.

Por krahas këtyre parashikimeve askush nuk mund të thotë me siguri të plotë se çfarë pasoja do të ketë rritja e popullsisë së botës në mënyrën tonë të jetesës, por një gjë është e qartë: Nëse të gjithë njerëzit sot do të kishin të njëjtin stil jetese siç e kanë shtresat e mesme në vendet e pasura industriale, atëherë presioni ndaj burimeve të planetit tonë të kaltër do të rritej pa masë.

LEXO EDHE:  Koronavirusi tek fqinjët, lidhjet e forta tregtare/ Sa persona fluturojnë në vit nga dhe drejt Italisë

LEXO EDHE:  Beteja me koronavirusin/ Angela Merkel mesazh solidarizimi për qytetarët

Do të nevojitej edhe të paktën një tokë tjetër për të furnizuar njerëzit. OKB-ja vendosi 11 korrikun si ditën e popullsisë së botës për t’u kujtuar njerëzve se çdo njeri është i dobishëm, por ekziston vetëm një tokë për të gjithë. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Transporti urban drejt mbylljes/ Kreu i shoqatës sqaron situatën, çfarë pritet të ndodhë të hënën

Publikuar

-

Nga

Transporti urban drejt mbylljes/ Kreu i shoqatës sqaron situatën, çfarë pritet të ndodhë të hënën

Kreu i Shoqatës së Transportit Urban Rixhin Qosja ka qenë i ftuar pasditen e sotme në ABC news, ku ka aqaruar situatën se çfarë pritet të ndodhë në vijim pas aludimeve për pezullim të aktivitet sërish.

Ai pohoi se transporti urban po ndesh vështirësi ekonomike dhe s’mund të vazhdojnë më tej aktivitetin.

“Qarkullimi i qytetarëve në këto ditë që ne rinisim është më pak se 30% e numrit që ne kemi pasur në kushte normale. Po hasim vështirësi dhe situata është bërë shumë e rënduar ndaj kërkojmë ndërhyrjen nga ana e bashkisë për të vazhduar këtë shërbim.

LEXO EDHE:  Mijëra të mitur lënë vendin/ Rama rri e vështron…

LEXO EDHE:  Mijëra të mitur lënë vendin/ Rama rri e vështron...

Ne patëm mundësi të rifillonim punën pasi ndryshimi i protokollit bëri që ne të pranonim por nuk kemi hequr dorë nga kërkesat ekonomike….”, shprehet Rixhin Qosja.

Shoqata e Transportit thekson se nuk kanë hequr dorë nga kërkesat e tyre, që presin të realizohen nga qeveria.

“Pika e parë që ne kërkojmë është zerimi i TVSH-së, gjithashtu kërkojmë heqjen e akcizës së karburantit, rimbursim nga bashkia për kategoritë e personave që nuk paguajnë shërbimin publik si dhe rimbursimin e kapacitetit të munguar të pasagjerëve si pasojë e respektimit të protokollit”, tha Qosja./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE