Connect with Us

Masat për koronavirusin/ Shefja e ISHP jep këshilla: Jemi në atë hap që janë të gjitha vendet e tjera

Sociale

Masat për koronavirusin/ Shefja e ISHP jep këshilla: Jemi në atë hap që janë të gjitha vendet e tjera

Publikuar

-

Specialistja e ISHP, Silva Bino ka dhënë disa këshilla për higjenën personale për tu mbrojtur nga koronavirusi.

Sipas Binos, ky virus nuk luftohet vetëm nga strukturat qeveritare por, ky virus luftohet edhe duke u përkujdesur për veten nëpërmjet masave higjenosanitare.

“Mos pështyni përtokë, mos i lëshojmë qurrat anë e mbanë. Ky është një virus i thjeshtë përhapet po më atë rrugë që përhapet dhe virusi i gripit. Janë sëmundje të ngjashme përveç faktit që ky ka një vdekshmëri më të lartë se virusi i gripit. Kujdesuni për veten në lidhje me pastërtinë, në lidhje me higjenën e frymëmarrjes”, u shpreh Bino.

Ajo theksoi se masat në kufi janë përforcuar dhe vendi jonë është në një hap me të gjitha vendet e botës.

LEXO EDHE:  22 shtatori “Dita pa Makina”/ Ja si devijohet qarkullimi në Tiranë

“Laboratori i ISHP është pjesë e rrjetit europian të laboratorëve.
Jemi të pajisur, jemi të kontorlluar, është një virus i ri, jemi në atë hap që janë të gjitha vendet e tjera të botës. Masat janë përforcuar në kufi, i bëj thirrje gjithë qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të raportojnë çdo shqetësim të tyre”, u shpreh Bino./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. t

    23 Shkurt, 2020 at 5:51 pm

    Je nje m..qe te hash ne nje hap me vendet e tjera

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Luhatje moti gjatë javës/ Pas ditëve me diell rikthehen shtrëngatat

Publikuar

-

Nga

Në ditët në vijim vendi pritet të përfshihet nga luhatje të forta.

Deri në mesjavë, ndikimi i erërave të ngrohta jugore do të sjellë mot me diell e vranësira si dhe temperatura pranverore.

Sipas shërbimit meteorologji ushtarak, ditën e enjte, rrymat arktike që pritet të përfshijnë Europën, në vend do të sjellin reshje shiu, shtrëngata e rrufe në bregdet, ndërsa reshjet e dëborës parashikohet të përfshijnë një pjesë të territorit. Në juglindje, do të mbeten të pranishme deri mëngjesin e të premtes.

Temperaturat, nën ndikimin e erërave të ftohta do të pësojnë rënie si më poshtë.

LEXO EDHE:  Thellohet kriza/ Kosova përshkallëzon masat ndaj Serbisë

LEXO EDHE:  “60 te vdekur çdo ditë”/ Ambasadori apel komunitetit shqiptar në Kinë: Merrni vendime të pjekura

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Përhapja e koronavirusit/ Ish ministri i Shëndetësisë qetëson qytetarët: Asnjë arsye për alarm

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili ka reaguar lidhur me situatën e panikut nga koronavirusi që ka prekur qytetarët.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vaili shkruan se nuk ka asnjë arsye për alarm.

Sipas tij ndjekja e këshillave të mjekëve dhe të Institutit të Shëndetit Publik janë të mjaftueshme për të vazhduar me qetësi përditshmërinë tonë.

“Shqipëria zero raste nga coronavirusi. Asnjë shenjë e pandemisë ne Shqipëri. Asnjë arsye për alarmizëm.

Ndjekja e këshillave të mjekëve dhe të Institutit të Shëndetit Publik të mjaftueshme për të vazhduar me qetësi përditshmërinë tonë.

LEXO EDHE:  Kini kujdes kur të komentoni/ Instagram merr masa drastike, ja çfarë do të ndodhë me rrjetin social

LEXO EDHE:  Kini kujdes kur të komentoni/ Instagram merr masa drastike, ja çfarë do të ndodhë me rrjetin social

Të mos ulet aspak vëmendja për gripin stinor i cili paraqet probleme tepër të rëndësishme që duhen vlerësuar seriozisht.

Maria Rita Gismondo, Drejtore e Laboratorit të Mikrobologjisë Klinike, Virologjisë e Diagnostikës, Bioemergjencave të Spitalit Sacco të Milanos tërheq vëmendjen se: Është çmenduri të ngatërrosh gripin me pandeminë e coronavirusit”, shkruan Vasili në postimin e tij të rradhës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Shpërthimi i koronavirusit në Itali/ Ambasada shqiptare apel emigrantëve

Publikuar

-

Nga

Ambasada shqiptare në Itali ka dalë me një njoftim zyrtarë lidhur me situatën e krijuar nga shpërthimi i koronavoirusit në vendin fqinj.

Ambasada thotë se deri më tani nuk ka asnjë shqiptar të konfirmuar si i prekur nga Coronavirusi, ndërsa u bën thirrje të kenë kujdes, duke respektuar masat e urdhëruara.

Ambasada e  Republikës së Shqipërisë në Itali, dhe Konsullatat  e  Përgjithëshme në Milano dhe në Bari po ndjekin me vëmendje situatën e emergjencës së krijuar nga përhapja e koronavirusit Covid19 në disa rajone të Italisë.

Deri tani nuk kemi informacion për qytetarë shqiptarë të prekur. Informacioni mbi identitetin e të prekurve mbetet  i rezervuar në bazë të normativës europiane për mbrojtjen e të dhënave personale.

Ambasada është në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë tonë të Shëndetësisë  dhe me Ministrinë e Shëndetësisë të Italisë si dhe me Departamentin e  Emergjencave Civile të Këshillit të Ministrave të Italisë për masat e përbashkëta për parandalimin e perhapjes së virusit në territorin shqiptar.

LEXO EDHE:  Seanca ndaj biznesmenëve/ Prokuroria jep masën për të arrestuarit

LEXO EDHE:  Tritan Kalo zbulon simptomat e koronavirusit/ Ja masat që duhet të merren për t’u mbrojtur

U bëjmë thirrje qytetarëve  shqiptarë në Itali dhe atyre që udhëtojnë për dhe nëpër Itali të respektojnë masat e urdhëruara nga autoritetet italiane në situatën e emergjences.

Ambasada në Romë dhe Konsullatat e Përgjithshme në Milano dhe Bari vazhdojnë normalisht punën në shërbim të qytetarëve. Informime të mëtejshme do të vijojnë në vartësi të zhvillimit të situatës.“/CNA.al

LEXO TE PLOTE