LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Koronavirusi në Shqipëri desh vdiq nga uria / Viruset e hepatitit e hëngrën të shkretin”

23 Shkurt 2020, 19:05, Satire Politike CNA
“Koronavirusi në Shqipëri desh vdiq nga uria / Viruset e

Nga Armir Shkurti

Takohen në Wuhan të Kinës dy coronavirusë
– Hej Li! Të shoh në formë! Ç’na thua ndonjë gjë?
– Rehat vëlla! Sa në karantinë në laborator e prapë nëpër kinezë. Nuk ka më bukur.
– Po Vanin e ke takuar? Shkoi në Itali?
– Vani i lezetshëm! Kishte frikë nga avioni dhe ia shiti pasaportën një virusi të gripit të stinës. Ky hyri në Itali dhe aty janë dhjerë, se kujtojnë se është Vani!
– Hahaha! E madhe! Po Teni?
– Oh! I ndjeri Ten…! Mos ma kujto!
– Teni?! Nuk rron?! Mos më thuaj! Ku ndodhi gjëma?
– Në Shqipëri…
– Mos more! Kanë shpikur virusin atje?
– Ah jo mor vëlla! Si fillim desh vdiq nga uria! Viruset e hepatitit, stafilokoku, streptokoku e të tjerë bënin ligjin e s’kishin lënë gjë për Tenin e shkretë…..Pastaj e hëngrën edhe atë!

Lajmet e fundit nga