Connect with Us

Koronavirusi/ Diskutohet mbyllja e zonës Shengen!

Bota

Koronavirusi/ Diskutohet mbyllja e zonës Shengen!

Publikuar

-

Brenda 48 orëve, Italia u ngjit në kryen e renditjes evropiane të vendeve me raste koronavirusi, duke kapërcyer Britaninë e madhe me 9 raste, Francën me 12 dhe Gjermaninë me 16.

Dy vdekjet në Itali shënojnë dhe viktimat e parë të Covid 19 në Europë, duke pasur parasysh që deri më tani, e vetmja jetë e humbur në kontinentin e vjetër konsiderohej ajo e një turisteje kineze 80-vjeçare, e cila ishte kalimthi në Francë.

Në Bruksel ekziston frika se situata mund të përkeqësohet gjatë ditëve në vijim, me një rritje të mundshme shpërthyese të infektimeve. Një skenar makthi që kërcënon me pasoja serioze mbi shëndetin e njerëzve, por edhe ne nivel ekonomik.

Për momentin, askush nuk flet në mënyrë të qartë për ndalimin e lëvizjes së lirë të Shengenit, të cilin BE do të dëshironte ta shmangte me çdo kusht. Por ideja ka nisur të qarkullojë.

Dhjetë ditë më parë, në përfundim të mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Shëndetit të BE-së, 27 ministrat kishin shkruar të zezë mbi të bardhë ishin “të gatshëm për masa të ashpra udhëtimi”, por me një kusht: “mbrojtjen e lirisë së lëvizjes brenda BE-së”.

LEXO EDHE:  FOTOT-Ja ku do të performojë në 4 mars Ledri Vula

Ndërkohë, megjithatë, gjërat kanë ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme: deri përpara pak ditësh, vendet evropiane po diskutonin hapat që duhen marrë për të mbrojtur veten nga “kërcënimi” i jashtëm. Por tashmë virusi, është këtu, dhe ka një potencial të fortë për tu shndërruar dhe një problem të brendshëm të Europës.

Komisionerja e shëndetësise e BE-së, Stella Kyriakides, deklaroi se po e ndjek me shumë kujdes situatën në Itali dhe se Bashkimi Europian është i gatshëm t’u vijë në ndihmë autoriteteve italiane e t’u garantojë çdo mbështetje të mundshme./TCH

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Masat për koronavirusin/ Pezullohen karnavalet e Venecias

Publikuar

-

Nga

Autoritetet italianë kanë shtrënguar masat për lidhur mbi epideminë e koronavirusit i cili duket se po përhapet me shpejtësi.

Pas mbylljes së shkollave në Lombardi, janë pezulluar dhe festimet e karnavaleve në Venecia.

Presidenti i rajonit të Venezia informon se prej mbrëmjes së sotme do të pezullohen festimet e karnavaleve në Venezia si dhe të gjitha aktivitetet sportive në territor deri më datë 1 mars 2020.

Kujtojmë që në Venecia janë verifikuar 2 raste me koronavirus e në Veneto janë mbi 25 persona të infektuar nga koronavirus.

LEXO EDHE:  Bushati uron Macron/Lajm i mirë për Shqipërinë!

LEXO EDHE:  Solidarizimi i diasporës shqiptare në Gjermani/ Mbledhin 28 mijë euro për të prekurit nga tërmeti

Ndërkaq, numri total i të prekurve në Itali ka arritur në 132 persona.

LEXO TE PLOTE

Bota

8 viktima dhe 43 të prekur nga coronavirusi në Iran/ Turqia mbyll kufirin

Publikuar

-

Nga

Irani është një ndër shtetet e prekura nga coronaviusi. Ministria e Shëndetësisë së Iranit njoftoi sot në një deklaratë për mediat, se kanë humbur jetën 8 persona si shkak i coronavirusit dhe janë prekur dhjetëra të tjerë.

Por pas këtij lajmi, Turqia ka marrë masa të menjëhershme, për të bllokuar çdo lidhje me Iranin.

Mësohet se Turqia ka mbyllur kufirin, për të parandaluar futjen e këtij virusi që ka marrë mbi 2 jetë njerëzish në të gjithë botën. Gjatë ditës së sotme, është vënë re se portat kufitare të Kapıköy në provincën lindore Van dhe të Esendere në provincën Hakkari ishin të mbyllura.

LEXO EDHE:  Mbi 800 mije emigrante mesyjne Gjermanine vetem kete vit

LEXO EDHE:  FOTOT-Ja ku do të performojë në 4 mars Ledri Vula

Ndërkohë, kujtojmë se Irani është vendi i parë që ka konfirmur raste të prekura me coronavius, duke qenë se shifra e tyre ka shkuar në 43./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Shpërthen bombula e gazit/ 3 të vdekur e 6 të plagosur

Publikuar

-

Nga

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë kanë mbetur të plagosur mëngjesin e sotëm në fshatin Romanocë të Kumanovës sipasojë e shpërthimit të një bombule gazi.

Sipas mediave vendase 3 persona vdiqën në vend dhe gjashtë përfunduan me lëndime të rënda. Ata janë transferuar në spitalin e Kumanovës, por për shkak të seriozitetit të plagëve do të dërgohen në Qendrën e Urgjencës në Shkup.

Aktualisht një prokuror publik dhe një ekip nga SPB Kumanovo po kryejnë inspektime në terren.

LEXO EDHE:  FOTOT-Ja ku do të performojë në 4 mars Ledri Vula

LEXO EDHE:  Edi Paloka: Sandër Lleshaj thirret në Francë që të firmosë kthimin e emigrantëve

 

LEXO TE PLOTE