Connect with Us

Donald Trump po i jep fund luftërave të pafundme të Amerikës

Blog

Donald Trump po i jep fund luftërave të pafundme të Amerikës

Publikuar

-

Nga Tony Shaffer “The Hill”

Presidenti Donald Trump, premtoi në fushatë t’i jepte fund ndërhyrjeve të pamatura të Shteteve të Bashkuara në vende të huaja gjatë 2 dekadave të fundit, dhe po e mban këtë premtim. Raportet tregojnë se ai është më afër se kurrë dhënies fund të luftës më të gjatë në historinë e Amerikës.
Pas viteve negociata, talebanët janë në prag të nënshkrimit të një marrëveshje, që do t’i hapte rrugën sheshimit të armiqësive, një zgjidhjeje për të ardhmen e Afganistanit, si dhe një tërheqje të trupave amerikane.

Nëse do të nënshkruhet ky pakt, rreth 5.000 trupa do të largohen nga Afganistani. Nëse kushtet e sigurisë pas kësaj lëvizjeje do të vazhdojnë të përmirësohen, 8.000 ushtarët e fundit mund të rrikthehen në SHBA, duke i dhënë fund një pranie ushtarake 18-vjeçare, e cila prej kohësh ka dalë nga vëmendja e shumicës së amerikanëve, që nuk kanë miq apo familjarë në rrezik.

Siç kam shkruar më herët, një zgjidhje e negociuar do të ishte një zgjidhje e nevojshme, për t’i dhënë fund konfliktit në Afganistan. Trump po shkon drejt suksesit në këtë pikë, dhe po i jep fund asaj lufte. Pasi vendi ynë u sulmua në 11 Shtator 2001, Shtetet e Bashkuara u detyruan të hakmerreshin kundër monstrave që vranë më shumë se 3.000 qytetarë të pafajshëm.
Ushtria jonë e shkëlqyer, vërtetoi kurajon dhe vlerën e saj, duke duruar dislokim pas dislokimi, dhe vitet e konfliktit të përgjakshëm në të gjithë botën. Osama Bin Laden dhe pasardhësi i tij si udhëheqësi më i shquar i terrorit islamik, Abu Bakr Bagadi, janë vrarë, duke u sjellë para drejtësisë nga fuqia e madhe e armëve amerikane.

Ndërkohë gjatë fushatës elektorale Trump u premtoi amerikanëve, se do të shmangte luftërat e pafundme, dhe e tillë ishte edhe përfshirja jonë në Afganistan. Por vetëm në zgjedhjet e vitit 2016, amerikanët e kuptuan më në fund të vërtetën e shëmtuar se “lufta globale kundër terrorizmt”, ishte shndërruar prej kohësh në një angazhim të hapur të trupave amerikane në
zona lufte armiqësore, pa ndonjë fitore të dukshme në horizont.
Dhe kjo nuk ishte askund më e qartë se sa në Afganistan. Prania jonë atje, është tani zyrtarisht më e zgjatur në kohë sesa mosha e disa prej ushtarëve amerikanë që luftojnë atje. Trupat tona, kishin fillimisht për detyrë të dëbonin nga aty njerëzit përgjegjës për sulmet e 11 Shtatorit, dhe krijimin e një qeverie të ligjshme në Kabul.

LEXO EDHE:  Socializmi e shkatërroi Britaninë e pasluftës, dhe mund të bëjë të njëjtën gjë në SHBA

Por sot misioni i tyre dhe fitorja janë të paqarta. Për shumë vite, amerikanët kanë luftuar dhe vdekur për të krijuar kushtet e paqes në Afganistan, dhe që qeveria demokratike në Kabul të krijonte autoritetin e saj legjitim. Vetëm javën e kaluar, 2 familje të tjera amerikane iu bashkuan afro 2.400 të tjerave, që kanë marrë lajmin tragjik të vrasjes së familjarit të tyre në Afganistan.
Por lufta në Afganistan nuk është më thelbësore për sigurinë sonë kombëtare, dhe kjo i ka lënë trupat tona atje pa ndonjë mision të dukshëm për të kryer. Partnerët tanë afganë kanë nevojë për mbështetjen tonë, por termat e sakta që do të çojnë drejt një fitoreje janë të paqarta.

Duke pasur parasysh këto realitete, Trump dhe këshilltarët e tij, kanë hartuar rrugën më të mirë që duhet ndjekur për t‘i dhënë fund këtyre konflikteve. Ne duhet të kemi një panoramë të qartë dhe lehtësisht të verifikueshme të uljes të dhunës dhe agresionit nga talibanët.

Trupat amerikane, dhe negociatorët që takohen me talibanët dhe përfaqësuesit e qeverisë afgane në Katar, duket se janë në prag të arritjes së kësaj. Trump u dha shumë familjeve amerikane një shpresë të madhe, kur premtoi të ndalte luftërat e pafundme, që kanë marrë kaq shumë jetë amerikanësh gjatë 2 dekadave të fundit. Duke e përmbushur këtë premtim, ai po e rikthen më në fund atë shpresë, në mirënjohje dhe lehtësim në të gjithë vendin./Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Studimi/ Paraja nuk të bën të lumtur, sporti po

Publikuar

-

Nga

A dëshiron që të jesh i lumtur? Harro paratë dhe pasurinë, dhe fillo të vraposh. Në këtë përfundim mbërrin një studimi të kohëve të fundit, i kryer nga studiuesit e Universiteteve të Jeilit dhe Oksfordit, që nxjerr në pah se si ndikimi pozitiv i sportit në gjendjen tonë të humorit, është shumë më i lartë, sesa ajo që na japë pasuria materiale.

Hulumtimi, i botuar në numrin më të fundit të revistës “The Lancet”, përfshinte mbi 1.200.000 qytetarë amerikanë të cilëve iu dërgua një pyetësor, që i pyeste ata sa herë ishin ndjerë të trishtuar, në depresion apo të stresuar gjatë 30 ditëve të kaluara. Pjesëmarrësit u pyetën gjithashtu për sasinë dhe cilësinë e aktivitetit fizik të kryer, si dhe gjendjen ekonomike individuale.

“Divani i trishtimit”

Nga të dhënat, rezulton se ata që merren rregullisht me aktivitet fizik, ndjehen keq mesatarisht 35 dit në vit, përkundër 53 ditëve për personat që kanë një jetë kryesisht sedentare. Jo vetëm kaq: sipas studimeve, një person joaktiv e arrin të njëjtin nivel lumturie me një atlet, vetëm nëse fiton të paktën 25.000 dollarë në vit më shumë.
Me pak fjalë, duket se ata që kanë qejf të rrinë shumë shtrirë në divanin e tyre, kostoja e lumturisë është shumë më i lartë, sesa ajo e një abonimi në palestrën më të njohur në një qytet. Gjithsesi, i njëjti studim tregon se lidhja midis lumturisë dhe numrit të orëve në stërvitje fizike, është në një pikë të caktuar e përmbysur:teprimi me aktivitetin fizik bëhet kundërproduktiv, jo vetëm për mirëqenien fizike, por edhe për atë mendore.
Kufiri maksimal i ushtrimit fizik, duket të jetë 3 orë në ditë. Sipas studiuesve, përfitimi maksimal nga gjendja shpirtërore merret pas 3-5 seancash stërvitje në javë, që zgjasin nga 30 deri në 60 minuta. Por a ka ndonjë sport që ndikon në mirëqenien psikologjike, më shumë se të tjerat? Për shkencën, më të efektshme në këtë drejtim janë sportet ekipore, edhe pse fryma konkurruese mund të çojë në debate me shokët e ekipit ose kundërshtarët.

LEXO EDHE:  Pse kemi uri, dhe si ndikon gjendja jonë psikologjike?

LEXO EDHE:  Topolev, çfarë ndodhi me rivalin spektakolar sovjetik të Konkordit anglo-francez?

Evropianët kanë tendencë të kenë një jetë sedentare

Përkundër provave shkencore, jo të gjithë duken të bindur mbi rëndësinë që ka sporti në gjendjen tonë emocionale. Sipas një studimi më të fundit nga Rrjeti Evropian i Shëndetit, 25 përqind e grave dhe 22 për qind e burrave në kontinentin e vjetër, nuk po lëvizin aq sa duhet.
Por sa është “mjaftueshëm”? Rekomandimet e Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë, tregojnë pragun minimal për uljen e rrezikut kardiovaskular tek të rriturit e shëndetshëm në 75 minuta aktivitet intensiv fizik në javë, ose 150 minuta aktivitet të moderuar.
Për njerëzit që janë mbi 65-vjeç, edhe një vëllim i ulët i aktivitetit të moderuar, mund të jetë i mjaftueshëm. Sidoqoftë, ekspertët këshillojnë të shmangni veprimet me kokën tuaj, dhe të këshilloheni me mjekun, mbi sasinë dhe llojin e sportit që duhet të ushtroni./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Rreziqet e pajtimit të Evropës me Rusinë

Publikuar

-

Nga

Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”

Presidenti francez Emanuel Makron, po kryeson kauzën për të vendosur një marrëdhënie të re me Rusinë. Synimi i tij, është t’i japë fund ndjenjës së izolimit dhe distancimit të Rusisë, siç e shpjegoi ai gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih. Makron beson se Rusia është jetike për sigurinë e Evropës.
Pa u angazhuar fqinji i saj i madh, Evropa nuk do të jetë e sigurt. Dhe kjo është arsyeja pse Evropa duhet të krijojë një lloj arkitekture sigurie, që përfshin edhe Rusinë. Kjo është një tezë që Kremlini – dhe Gjermania – e ka mbrojtur prej kohësh, edhe pse janë kundërshtuar nga shumica e vendeve të BE-së dhe NATO-s.

Ata i perceptojnë thirrje të tilla, si përpjekje të Moskës për të krijuar një aleancë në kurriz të aleancës transatlantike. Përçarja e NATO-s dhe dobësimi i lidhjeve të Evropës me Shtetet e Bashkuara, ka qenë një politike e qëndrueshme e Kremlinit.
Politika “Amerika e Para” e presidentit amerikan Donald Trump, në të cilën BE-ja kritikohet vazhdimisht nga Uashingtoni për tregtinë dhe praktikat e saj të konkurrencës, mund të shfrytëzohet nga presidenti Rus Vladimir Putin. Nën administratën Trump, Makron beson se Evropa nuk mund ta marrë më si të mirëqenë faktin që Shtetet e Bashkuara, do të vazhdojnë
që ta mbrojnë Evropën.

Por ky argument nuk qëndron edhe aq, duke pasur parasysh se sa shumë po investon Pentagoni për sigurinë dhe mbrojtjen e shteteve balltike. Dhe përkundër kritikave të Makronit ndaj NATO-s si një organizatë ushtarake dhe politike, publiku ka një këndvështrim të ndryshëm mbi aleancën veri-atlantike.
Sipas një raporti të fundit të Qendrës Kërkimore Pju mbi qëndrimet ndaj NATO-s, publiku në shtetet anëtare është i bindur se SHBA-ja do të përdorte forcën ushtarake për të mbrojtur një aleat të NATO-s nga Rusia, ose 60 për qind, ndërsa vetëm 29 për qind besojnë se kjo gjë nuk
do të ndodhte.

Prandaj, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë që të shihen si një aleate e besueshme. Ndërkohë mendoni pak si do të reagonin aleatët evropianë, nëse ndonjë nga aleatët e saj të NATO-s do të sulmohej nga Rusia. Mesatarisht 50 përqind e qytetarëve në 16 shtete anëtare të NATO-s, thonë se vendi i tyre nuk duhet që të mbrojë një aleat ndaj një sulmi rus, krahasuar me vetëm 38 për qind që thonë se vendi i tyre duhet të mbrojë aleatët.
Shumica e publikut kundër mbrojtjes së një aleati, janë evropianë. Pra publiku evropian ka më shumë të ngjarë të besojë se Shtetet e Bashkuara do të mbronin një aleat të NATO-s nga një sulm rus, sesa të mendojnë se vendi i tyre duhet të bëjë të njëjtën gjë. Po Kremlini çfarë mendon?
Përkundër këtyre gjetjeve, Makron beson se Evropa duhet të jetë e gatshme të bëhet më sovrane dhe më e aftë për t’u kujdesur për sigurinë dhe mbrojtjen e saj. Dhe riafrimi me Rusinë, do të përmirësonte sigurinë e Evropës.

LEXO EDHE:  Çfarë ishin “vrapuesit” e llogoreve gjatë Luftës së Parë Botërore/ Më i famshmi mes tyre Adof Hitleri

LEXO EDHE:  Habit çuni i Fahriut/ Krahason Bashën me Trump

Por strategjia e re e Makron ndaj Rusisë, është një rrugë më një kalim, dhe kjo për disa arsye. Së pari, ai nuk ka përmendur asnjëherë kushtet për një partneritet të tillë strategjik mes Rusisë dhe Evropës. BE-ja duhet ta vërë më shumë theksin tek vlerat. Por të drejtat e njeriut, liria e mediave, frikësimi i gazetarëve investigativë, sulmet ndaj sundimit të ligjit dhe integritetit territorial të vendeve të ndryshme, nuk janë pjesë e “diskursit” të Makron mbi Rusinë.
Për më tepër, nëse vlerat do të ishin të rëndësishme për politikat e Makron, ai mund të kritikonte hapur Rusinë, pse vazhdon të mbështesë regjimin brutal të presidentit Bashar Al-Asad, që ka bombarduar civilë, spitale dhe shkolla në Siri, dhe më së fundmi qytetin veriperëndimor të Idlibit.
Vuajtjet aty janë të tmerrshme. Në një deklaratë të hënën, kreu i zyrës së çështjeve humanitare në OKB, Mark Loukok, e quajti atë “tmerrin më të madh humanitar të shekullit XXI”. Dhe nëse siguria është kaq e rëndësishme për Makron, ai e di shumë mirë se lufta në Siri ka krijuar një problem politik dhe të sigurisë për Evropën.

Fluksi i refugjatëve, ka nxitur ngritjen e partive populiste të ekstremit të djathtë, për të mos përmendur kërcënimet dhe sulmet e tyre terroriste. Së dyti, mbështetja e tij ndaj parimit të sovranitetit, të cilin mbron për Evropën, duket se është përdorur në mënyrë selektive.
Makron mjafton të shohë Ukrainën, të cilën Rusia e pushtoi në vitin 2014, para se të aneksonte ilegalisht Gadishullin e Krimesë. Që atëherë, mbi 10.000 civilë janë vrarë në luftë, dhe mbi 1.5 milionë njerëz janë zhvendosur brenda vendit. Siç duket, sovraniteti është një e drejtë ekskkuzive apo aspiratë për Evropën.

Dhe duke pasur parasysh aktorët konkurrues në Siri, është e vështirë të shihet se si mund të rifitohet sovraniteti i këtij vendi, një çështje që Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov e shpërfilli hapur kur u pyet për të në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Kjo sugjeron që qasja e re e Makron ndaj Rusisë, nuk bazohen në vlera, por në interesa. Ajo që Rusia po bën në Ukrainë dhe Siri, është kundër interesave të Evropës. Dhe edhe nëse lëvizja e fundit bazohet në realpolitikë, Makron mund të fitojë mbështetje nga evropianët e tjerë, vetëm nëse Moska do të japë diçka në këmbim. Dhe deri më tani, kjo nuk duket se po ndodh./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Si ta menaxhojmë ankthin, që na shkakton frika nga vdekja?

Publikuar

-

Nga

Vetëdija mbi vdekjen, është dobësia më e madh e inteligjencës njerëzore. Jeta merr një ditë fund për të gjitha qeniet e gjalla. Por vetëm njerëzit mund ta kuptojnë kuptimin e saj ekzistencial. Në aspektim intelektual ne mund ta pranojmë vdekshmërinë tonë, por thellë-thellë brenda nesh e refuzojmë atë atë.
Frika nga vdekjes është aq e madhe, saqë ne vazhdojmë ta kemi përherë me vete ndjenjën e pandërgjegjshme të frikës. Shtypja e informacionit në lidhje me vdekjen, ka të bëjë me disa strategji konjitive, që përdorin njerëzit për të shmangur frikën ekzistenciale nga vdekja.

Frika nga vdekja është normale

Ne do të bëjmë thuajse gjithçka për të mbetur gjallë. Instinktet e vetë-mbrojtjes diktojnë sjelljen njerëzore, sa herë që jeta e një personi është realisht në rrezik. Nëse sulmohemi nga kafshët e egra, do të përlshemi me ato ose do t’ia mbathim me vrap.
Njerëzit e uritur, do të vjedhin ushqime për të mbijetuar. Kjo është arsyeja pse shoqëritë e shpërblejnë këtë triumf përfundimtar të vetë-rregullimit me medalje dhe citate, duke vlerësuar interesin e madh të individit për sigurinë vetjake.

Ankthi nga vdekja, qëndron në thelbin e shumicës së frikërave tona

Ankthi nga vdekja, konsiderohet shpesh si një nga frikërat më të zakonshme. Ajo duket se është në thelb të disa çrregullimeve të shëndetit mendor si ankthi shëndetësor (hipokondria), çrregullimi i panikut, agorafobia, çrregullimi i stresit post-traumatik, çrregullimi obsesiv-kompulsiv dhe çrregullimet depresive.
Për shembull, individët me çrregullime të panikut, këshillohen shpesh me mjekët në lidhje me frikën e vdekjes nga një sulm në zemër. Depresioni pas daljes në pension, mund të shërbejë ndonjëherë si një parashikim i fundit të ekzistencës në këtë jetë.

Frika nga vdekja është diçka e pavetëdijshme

Kjo e vërtetë e pakëndshme, qëndron vazhdimisht në pjesën e pasme të mendjeve tona, dhe në fund të fundit dikton gjithçka që ne bëjmë. Në librin e tij të famshëm “Mohimi i vdekjes”, Ernest Beker (1973) argumenton se njerëzit bëjnë shumë gjëra, nga zgjedhja për të shkuar në Kishë, për të konsumuar perime, për të shkuar në palestër, apo për ta kaluar pasurinë tek brezi i ardhshëm, apo edhe mbi atë që duan apo urrejnë etj.
Ne zakonisht nuk e dimë sesi ndikon terrori nga vdekja, mbi atë që mendojmë dhe bëjmë, pasi thjesht është shumë stresuese të mendosh mbi të. Siç vërente La Roshfuko:Askush nuk mund
të shohë direkt në sy as diellin dhe as vdekjen. Asnjë lloj dije, nuk mund ta zhdukë frikën nga vdekja. Siç thoshte dikur Uinston Çërçill:”Çdo njeri që thotë se nuk ka frikë nga vdekja, është një gënjeshtar”.

LEXO EDHE:  Çfarë e bën një udhëheqës vërtet të madh?/ 10 leksionet që na jep historia

LEXO EDHE:  A po e bëjnë rrjetet sociale më të frikshëm Koronavirusin, nga sa është vërtet?

Vetëvlerësimi, na mbron nga ankthi i vdekjes

Vetëvlerësimi, është çelësi për sigurinë tonë psikologjike. Vetëvlerësim, do të thotë të ndihesh mirë me veten, dhe të besosh që je një individ që vlen. Ndenja se jemi njerëz pozitivë dhe të vlerësuar, është thelbësore për të menaxhuar terrorin tonë përballë vdekjes. Dhe një nga mënyrat për të fituar vetëvlerësimin, është ta rrethoni veten me njerëz që kanë një mendësi të ngjashme me ju.
Të qëndruarit pranë njerëzve me mendësi të ngjashme, ofron ngushëllim kundër ankthit ekzistencial. Për shembull, kujtim i vdekshmërisë së njeriut, mund të çojnë në një reagim të favorshëm ndaj të tjerëve që mbështesin botëkuptimin dhe vetëvlerësimin e dikujt, dhe që rritin armiqësinë ndaj atyre që kërcënojnë botëkuptimin kulturor të dikujt.
Ndërkohë, kujtimi i shpeshtë i vdekjes rrit dukshëm dëshirën për konsum dhe materializëm. Konsumi mund të përmirësojë vetëvlerësimin, dhe të garantojë gjithashtu një vlerësim social, të paktën për një periudhë të përkohshme.

Dëshira për të kursyer

Kursimi i parave, mund të funksionojë si një “tampon” ekzistencial, dhe t’i mbrojë njerëzit nga ankthi i vdekjes. Kursimi i parave, shoqërohet me një sens kontrolli mbi të ardhmen e dikujt, dhe një lloj paqeje mendore. Ndjenja se ke gjëra me bollëk (në krahasim me ndjenjën e mungesës), dhe shpresa për të ardhmen, mund të jetë një mjet mbrojtës i fuqishme kundër ankthit ekzistencial./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE