Sociale
Bllokohen 21 ton produkte ushqimore dhe asgjesohen 14 ton të tjera/ AKU ndëshkon bizneset

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në kuadër të përmbushjes së misionit të tij, gjatë kësaj jave ka kryer
1844 kontrolle zyrtare në total në stabilimentet e Operatorëve të Biznesit Ushqimor dhe në Pikat e Inspektimit Kufitar, ndër të cilat në terren janë: 443 inspektime të programuara sipas Planit Vjetor dhe 91 inspektime të paprogramuara si dhe janë marrë në total 132 mostra zyrtare duke realizuar analiza laboratorike për 257 tregues analitik, nga të cilat 1 ka rezultuar jo konform,
Në Pikat e Inspektimit Kufitar janë kontrolluar 1310 ngarkesa, duke marrë 55 mostra për analiza laboratorike të cilat kanë rezultuar konform,
Janë vendosur i) 117 masa administrative “Paralajmërim”, ii) 11 masa administrative “Gjobë” me vlerë 1,380,000 lekë, iii) është vendosur 1 masë administrative “ndërprerje aktiviteti”, iv) bllokim produkti për 21.611 ton produkte ushqimore, v) janë asgjesuar 14.635 ton produkte ushqimore të konstatuara të pasigurta për konsum human,
Sipas njoftimit të AKU, janë ndjekur me prioritet procedurat e inspektimit të OBU-ve në kuadër të licencimit (25 inspektime total) ku evidentohen restorante, markete, supermarkete etj,
Janë adresuar 15 kërkesa për notifikimin e 112 etiketave, pas shqyrtimin për përputhshmëri me kërkesat ligjore janë miratuar 80 etiketa, ndërsa 32 etiketa janë kthyer për korrigjim dhe saktësim./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Shi dhe dëborë/ Zbuloni si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme
E hëna do të nis me mot kryesisht të vranët dhe më mesditë pritet të ketë kthjellime. Të martën parashikohet të ketë reshje shiu, po...

Erë e fotë dhe rrebesh shiu/ Meteorologët bëjnë parashikimin për fundjavën
Fundjava në vendin tonë do të shoqërohet me reshje të dendura shiu. Adiola Bani, meteorologe pranë Meteoalb u shpreh se kryesisht reshjet do të jenë...