Connect with Us

Video-Finalizohet një tjetër operacion/ Prangosen katër persona, sekuestrohet drogë dhe armë

Kronika

Video-Finalizohet një tjetër operacion/ Prangosen katër persona, sekuestrohet drogë dhe armë

Publikuar

-

Policia e Tiranës ka finalizuar një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, në kuadër të të cilit janë vënë në pranga kaatër personaa, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Po ashtu, mësohet se gjatë këtij operacioni janë sekuestruar tri armë zjarri, lëndë narkotike dhe një shumë parash, e përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Sipas uniformave blu në pranga kanë rënë shtetasit:

K.S., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge “dhe ”Moskallëzimi i krimit”.

E.K. 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

E. K., 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

R. T., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit M. Ç., 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Armëmbajte pa leje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

LEXO EDHE:  Policia italiane arreston dy vëllezër shqiptarë/ Shisnin drogë bashkë me një vajzë rumune

Shërbimet e Policisë kanë marrë informacione në rrugë operative se këta shtetas shpërndanin lëndë narkotike kokainë e kanabis në doza të vogla, në zona të ndryshme në Tiranë.

Gjatë operacionit në zonën e Selitës, nga kontrolli i ushtruar në banesën e M. Ç., i cili është dhe personi organizator i kësaj veprimtarie kriminale, Policia gjeti dhe sekuestroi tri armë zjarri pistoletë, doza me lëndë narkotike kokainë, 19 aparate celular, 10 ora dore, 600.000 lekë dhe 5000 euro.

Gjithashtu, po gjatë kontrollit fizik të ushtruar në pakingun e lokalit të shtetasit K. S., shtetasve E. K., 28 vjeç dhe E. K., 33 vjeç, Policia u gjeti doza me lëndë narkotike kanabis.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, i cili ka mundur të largohet në momentin e ndërhyrjes nga Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksidenti tragjik me katër viktima/ Reagon Policia e Shtetit   

Publikuar

-

Nga

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me aksidentin tragjik të mëngjesit të sotëm në aksin Fier-Vlorë, ku si pasojë humbën jetën katër anëtarë të një familje.

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Albert Dervishaj, në një komunikim për mediat, deklaroi se në lidhje me rastin në fjalë, po hetohet me kujdesin maksimal, për të nxjerrë të gjitha përgjegjësitë….vijon

LEXO TE PLOTE

Kronika

Mashtronte me shitjen e banesave/ Dënohet sërish biznesmenia në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Biznesmenia e ndërtimit Vjollca Hoxholli, është dënuar sërish nga Gjykata.

Sipas report tv, gjyqtari Gert Hoxha e dënoi me 8 vite burg për mashtrim më shumë se njëherë me pasoja të rënda.

Ndërkohë, Hoxholli vazhdon të qëndrojë në masën e sigurisë arrest shtëpie.

Kallzimi kërë herë është bërë nga 6 persona, të cilëve u është shitur hyrja disa herë.

LEXO EDHE:  Denoncim/Policia ushtron dhunë ndaj qytetarëve

LEXO EDHE:  Nuk i respektuan masat anticovid/ Policia gjobit 692 qytetarë

Kujtojme ketu se pak kohe me pare, Gjykata e Tiranës kishte vendosur 6 vite burg për Vjollca Hoxhollin.

Shiste dy herë apartamentet/ Gjykata dënon me 6 vite burg sipërmarrësen

LEXO TE PLOTE

Kronika

Qarkullonin me armë me vete/ Arrestohet 30 vjeçari, një tjetër person shpallet në kërkim

Publikuar

-

Nga

Policia e Beratit ka arrestuar një shtetas ndërsa një tjetër e ka shpallur në kërkim.

Sipas policisë, shtetasi me iniciale H.Gj 30 vjeç dhe L. T 25 vejç nuk iu bindën urdhërit për të ndaluar, hodhën armën e zjarrit dhe tentuan të largoheshin me një motoçikletë.

Mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit L. T. u gjetën dhe u sekuestruan një fishek pistolete, 1 shkop metalik dhe 1 thikë.

LEXO EDHE:  Lëvizja e Re prezanton Ekipin e Tiranës!

LEXO EDHE:  Operacioni në veri/ Vuçiç urdhëron gjendje gatishmërie për luftë

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE