Connect with Us

Veliaj provë e dështimit të Reformës në Drejtësi/ Prokuroria, vegël politike për mbylljen e aferave korruptive  

Politikë

Veliaj provë e dështimit të Reformës në Drejtësi/ Prokuroria, vegël politike për mbylljen e aferave korruptive  

Publikuar

-

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me kërkesën e  Prokurorisë së Tiranës, për të mbyllur dosjen e pagesës së hotelit të nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës nga kompania private Fusha.

Në një deklaratë për mediat, ish-deputetja e PD-së, Dhurata Çupi tha se “Vendimi për të mbyllur një dosje flagrante si ajo e pagesës së hotelit të nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës nga kompania private Fusha është një nga treguesit e dështimit të reformës në drejtësi.”.

Po ashtu ajo tha se vendimi për të mbyllur edhe dosjen tjetër të abuzimit me pishat në autostradë në ngarkim sërish të Erion Veliajt dhe kompanisë Fusha, është tregues se drejtësia është nën kontroll politik!

Sipas ish-deputetes, “Në të dyja rastet, Partia Demokratike dhe media kanë bërë publikë dokumenta të pakundërshtueshëm që provojnë shkeljen e ligjit, por prokuroria e kapur nga Edi Rama dhe Erion Veliaj bën sikur nuk sheh dhe nuk dëgjon.”.

Gjithashtu ajo hodhi akuza të forta në drejtim të Prokurorisë së Tiranës, për të cilën tha se është kthyer në një vegël politikë, në duart e Ramës dhe Veliajt.

“Përballë presionit të vetingut dhe dëshirës për t’i shërbyer pushtetit, Prokuroria e Tiranës është kthyer në një vegël politike, duke mbrojtur qeveritarët e korruptuar dhe duke goditur opozitën dhe qytetarët.

Fatura e hotelit të paguar nga Fusha për nënkryetarin e bashkisë 908 euro nata nuk është mohuar nga Bashkia e Tiranës.

LEXO EDHE:  Rama kapet duke shkelur ligjin/ Zbulohet mashtrimi me portalin "Shqipëriaqëduam"

Në përpjekje për të fshehur këtë aferë të pistë, bashkia e Erion Veliajt gënjeu hapur, duke thënë se kompania kishte paguar për shpenzimet e udhëtimit, meqë ishte e përfshirë në çmimin për sheshin Skënderbej në Barcelonë! Një supermashtrim!

Partia Demokratike bëri publik dokumentat që vërtetuan se Bashkia e Tiranës gënjente. Erion Veliaj bëri tender 9 milionë lekë për udhëtimin në Barcelonë me paratë e buxhetit të Bashkisë dhe jo të Fushës.

Duke i shërbyer pushtetit me shpresën se vetingu politiik do ta mbyllë njërin sy për pasuritë dhe vendimet e pajistifikuara te se kaluarës, Prokuroria e Tiranës ka mbyllur edhe çështjen e pishave të skaduara 12 milionë lekë copa, që Erion Veliaj me kompaninë Fusha blenë për dekorimin e autostradës.

Këto fakte dhe dokumenta janë hedhur në kosh nga Prokuroria Politike e Tiranës, duke rritur zhgënjimin tek qytetarët nga sistemi gjoja i ri i drejtësisë.”-tha ish-deputetja Çupi.

Më tej, ajo theksoi se prokuroria mbyll çështjet e zyrtarëve dhe të oligarkëve të korruptuar përgjigjen e merr tek paratë që ata dajnë me pushtetin.

“Shoqëria Fusha ka marrë mbi 110 milionë euro tendera nga qeveria e Edi Ramës, 40 milionë prej të cilave nga Bashkia e Tiranës.

Paratë me korrupsion, me tendera pa garë, me kosto të fryra përfitimi paligjshëm është përgjigja pse drejtësia sot është e pafuqishme përballë pushtetit të korruptuar dhe të inkriminuar të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.”-tha Çupi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

109 milionë euro për Bechettin/ Manjani ironizon Ramën: Tuj u rritë e tuj u çoroditë

Publikuar

-

Nga

109 milionë euro për Bechettin/ Manjani ironizon Ramën: Tuj u rritë e tuj u çoroditë

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka ironizuar qeverinë për 109 milionë eurot që kryeministri Edi Rama humbi në përballjen me sipërmarrësin italian Francesco Bechetti.

Manjani përdor për ironi shprehjen shkodrane “tuj u rritë e tuj u çoroditë”, ndërsa përmend edhe çështjen e ÇEZ-it.

Sipas tij, Rama nuk qeverisi kurrë me përgjegjësi publike dhe ka shkaktuar vetëm dëme.

“Tuj u rritë… Në vitin 2014 pak muaj pasi u bë Kryeministër vendosi të paguajë ÇEZ një shumë prej 90 milionë Euro. ÇEZ çrsnoi shumën dhe u tërhoq nga Arbitrazhi. Shuma do paguhej me këste, në katër vite dhe me një interes 7%. Në fund të fundit ÇEZ ishte kompani që kishte blerë një kompani publike këtu dhe u përzu nga vendi. Pra kishte harxhuar diçka, ndaj do merrte paratë e veta…

LEXO EDHE:  A ndiheni i tradhtuar? / Ja si përgjigjet Saimir Tahiri

LEXO EDHE:  Takimi Rama-Basha, ku ndahen palët për reformën në drejtësi

Tani, i çoroditur… Qeveria e Edi Ramës, më pak se një vit para përfundimit të mandatit paguan 109 Milion Bechettit, kot fare! Për një kapriço politike. Bechetti nuk bleu ndonjë aset publik. Bëri një televizion që i prishi terezinë udhëheqjes. Ky i fundit e mbylli.

Pagesa është e menjëhershme, pa këste e pa asnjë masë mbrojtëse për buxhetin publik. Pagesa të tjera priten të na mbërrijnë… Përfundimi: Si tuj u rritë ashtu edhe tani i çoroditur, ky njeri nuk qeverisi kurrë me përgjegjësi publike. Vetëm dëme pagoi nga buxheti i shtetit. Veçse ky dëmi i kohës së çoroditjes është shumë i rëndë. Nuk haet fare!”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Fotolajm- Tërmeti “shkund” sofrën në Tepelenë/ Kryeministri ngre dolli me dhallë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Tepelenë ku ka inspektuar nga afër punimet për Bypass-in e Tepelenës.

Rama është shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku dhe kryetari i Bashkisë, Tërmet Peçi.

Nuk ka munguar as një drekë e kryeministrit me Tërmetin në Tepelenë ku ka “plasur” dollia me dhallë.

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar një foto të shkrepur gjatë drekës ndërsa e ka shoqëruar me dialogun mes Ramës dhe Peccit, pa kursyer ironinë.
“Tërmeti: Po ç’bëenet andej nga kasabaja e komandant?! Si venë ato halle?! Si të shkojnë punët?!!!
Komandanti: Lëre kasabane o Tërmet, se e bëj tërbjet vet, po ti shiko na mbush ndonje bardhak me dhallë, se po nxeh dielli si saç…
Edhe baxhoxhiu, i qenka përshtatur koloritit të mysafireve, me bluzë të bardhë e bardhak me dhallë.
Jemi mirë, jemi mirë….”, shkruan Hoxha bashkëngjitur fotos./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Edhe stërgjyshërit tanë iu bindën maskës/ Panariti: Më mirë të bezdisesh se të intubohesh

Publikuar

-

Nga

Edhe stërgjyshërit tanë iu bindën maskës/ Panariti: Më mirë të bezdisesh se të intubohesh

Shtimi i rasteve me Covid-19, në pamundësi të mbylljes ka nxitur thirrjet për vetëmbrojte. I radhës është Edmond Panariti, i cili gjen me vend t’u kujtojë qytetarëve se maska është mjeti më i mirë mbrojtës që kemi ndaj koronavirusit, dhe nuk ngurron të nxjerrë foto të vitit 1918 atëherë kur bota jetoi për dy vite me pandeminë e gripit spanjoll.

“Më mirë duro bezdinë e frymëmarrjes me maskë, sesa tmerrin e tubave të oksigjenimit! Edhe para më shumë se 100 vitesh, në vitin 1918 ashtu si edhe sot, ishte i nxehtë debati për mbajtjen e maskave për të parandaluar infektimin nga pandemia e gripit spanjoll”, shkruan Panariti.

LEXO EDHE:  A ndiheni i tradhtuar? / Ja si përgjigjet Saimir Tahiri

LEXO EDHE:  Kreu i LDE, Galdini: Edi Rama më Tramp se vete Donaldi

Ish-ministri i Bujqësisë, bën edhe apelin therës:

“Por nga fotot dhe fletpalosja, duket se stërgjyshërit tanë ishin më të ndërgjegjshëm dhe seriozë se shumica prej nesh sot. Më mirë duro bezdinë e frymëmarrjes me maskë se sa mbytjen nga asfiksia pulmonare e covidit bashkë me tmerrin e intubimit për tu oksigjenuar”.

Foto e sjellë në vëmendje nga Panariti

LEXO TE PLOTE