Connect with Us

Vdekja e kryebashkiakut socialist/ Gjylameti: Ikje pa radhë që trondit kujtesën

Politikë

Vdekja e kryebashkiakut socialist/ Gjylameti: Ikje pa radhë që trondit kujtesën

Publikuar

-

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti ka reaguar pas lajmit për ndarjen e parakohëshme nga jetë të kryebashkiakuttë Rrogozhinës, Haxhi Memolla.

Teksa shpreh ngushëllimet për këtë humbje të thellë, Gjylameti shkruan se do ta mbajë mend si një njeri të mirë dhe të buzëqeshur.

“Pa fjalë dhe e pabesueshme për ndarjen tënde nga jeta miku ynë. Një ikje pa rradhë që trondit kujtesën tonë dhe shton dhimbsurinë e çmueshme për jetën. Haxhi Memolla ishte dhe mbetet memoria e njeriut të mirë të cilin do ta mbaj mend përherë si në këtë foto, të buzqeshur. U prefsh në paqe”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Në shesh për të rrëzuar grushtin e shtetit”/ Bushati paralajmëron Metën

Publikuar

-

Nga

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati i ftuar në studion e “Kjo Javë” ka komentuar deklaratat e presidentit Meta dhe thirrjen e tij për manifestim më 2 mars.

Bushati tha se Meta duhet të jepte dorëheqjen dhe të bënte opozitë, pasi sipas tij, të gjitha këto lëvizje të Presidentit janë politike.

“Mendoj që Presidenti duhet të jetë një figurë jashtë politikës, por Meta fatkeqësisht nuk e arrin dot dhe nuk e ka pasur pjekurinë politike për ta bërë këtë, për t’u distancuar nga politika, ashtu siç e ka në stofin e tij dhe si një nga aksionerët kryesorë të partisë së tij. Nuk është fare dinjitoze të merret me politikë, argumentet që ngre janë tërësisht politike.

Meta ka bërë shumë thirrje alarmante, nuk dua të merrem me penalitetin dhe tonet e opozitës që sjell Presidenti, pra sa alarmante e dëshpëruese janë. Them që Presidenti nuk arrin dot të zhvishet nga pelerina opozita dhe t’ia lërë në dorë opozitës. Shumë mirë që nuk është dakord me mazhorancën, por ka shumë mënyra për ta bërë këtë.

Presidenti është tërësisht politik, do të ishte më e udhës që të jepte dorëheqjen dhe të vazhdonte. Në çdo vend të botës ka procese politike që emërojnë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, por nuk ndodh si këtu.

LEXO EDHE:  Akuzat për kërcënim ndaj sekretarit të PS/ Reagon djali i kryebashkiakut

LEXO EDHE:  Akuzat për kërcënim ndaj sekretarit të PS/ Reagon djali i kryebashkiakut

Nuk ka puç shteti, është si të themi ka jetë në mars. Meta po e bën për të tërhequr vëmendjen, pas Konferencës së Donatorëve”, theksoi Bushati./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Skandali seksual në gjimnazin e Fierit/ Boçi i përvishet Besa Shahinit: Si ministre lë shumë për të dëshiruar

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i Partisë Demokaratike Luçiano Boçi ka reafuar përmes një postimi në rrjetet sociale, lidhur me skandalin seksual në gjimnazin e Fierit, ndërsa kërkon Besa Shahini të japë dorëheqjen si ministre e Arsimit, Kulturës dhe Sportit.

Duke iu referuar kritikave të ministres Boçi i thotë se Shahini në këtë drejtim si ministre lë shumë për të dëshiruar dhe më mirë të bëhet aktiviste.

“Pas Ramës dhe Besa e shqetësuar për daljen e të vërtetës tronditëse të dhunës e abuzimit seksual në shkolla, sulmon median dhe me gjuhën e tij i etiketon ato si kazan mediatik.
Nga e akuzuar kërkon të shndërrohet papritmas në akuzuese.
Nga përgjegjëse e fajtore për situatën, kërkon të marrë pozicionin e aktivistes dhe luftëtares për të drejta të munguara.
Vetëm e vetëm për të shmangur përgjegjësinë që ajo ka.
Kjo e revoltuara e ditës, për mënyrën e zbulimit të detajeve nga media të rastit të Fierit, vallë e harroi Elisën në rastin e Kavajës që bëri publike identitetin e minorenes së abuzuar nga bashkëmoshatarët?!
Mos e harro Besa që Elisa atje shkoi me regji të medias kryeministrore ERTV. Apo kjo nuk është kazan për ty?!
Pse nuk u revoltove kaq shumë atëhere, pasi mbaje dhe postin e zv/ministres?!
Në vend që të merret me fenomenin skandaloz të përhapur në mënyrë shqetësuese dhe për shkak të paaftësisë së dikasterit që ajo drejton, Besa merret me mënyrën se si duhet të ndërtohet lajmi.
A thua është ministrja e mediave dhe jo e arsimit?!
Në vend që të fshihet pas deklaratave të tilla në dritaret e FCB, Besa duhet të largohet një orë e më parë, siç i është kërkuar nga opinioni bashkë me paaftësinë e saj abuzuese, nga dera e asaj ministrie së cilës ende nuk i ka mësuar misionin.
Nëse mediat kanë kaluar apo jo kompetencën ligjore në shpalljes e së vërtetës tronditëse është AMA ajo që vendos jo Besa.
Por Besa, AMA-n aneks të qeverisë e ka, pse bën më kot të lënduarën dhe shpërndan tym?!
Rasti i Fierit nuk është rrufe në qiell të pastër.
Rrufe në qiell të pastër është sulmi që Besa i bën medias për të shpëtuar veten.
Vetëm dy javë më parë i njëjti emision, denoncoi rrjetin e prostitucionit të lokaleve dhe hoteleve pranë shkollës së mesme “Ibrahim Rugova”, ku ishin të implikuar dhe nxënës dhe ku droga në shkollë ishte sheshit.
Asnjë reagim nga Ministria dhe nga Besa. As në FCB-në e preferuar.
Prandaj ik më mirë Besa si Ministre!
Bëhu aktiviste!
Dhe në reagimin tënd si aktiviste unë do besoja vërtet në sinqeritetin e deklaratave të tua.
Si Ministre le shumë për të dëshiruar!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

”Vdekje grushtit të shtetit”/ Zëdhënësi i Presidentit: Asnjë hap pas, liri Shqipërisë dhe shqiptarëve

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi përmes një postimi në rrjete sociale ka falenderuar qytetarët shqiptarë të cilët i kanë shprehur mbështetje lidhur me tubimin e 2 marsit.

Blushi thotë se nuk ka asnjë hap pas për Presidencën, duke kërcënuar edhe grushtin e shtetit me ‘vdekje’.

“Faleminderit mijra shqiptarëve për mesazhet e solidaritetit! Së bashku në 2 mars në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”! Asnjë hap pas! “Vdekje” grushtit të shtetit! Liri Shqipërisë dhe shqiptarëve! RROFTË KUSHTETUTA! RROFTË SHQIPËRIA!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE