Connect with Us

“Të gjithë në Bulevard”/ Nuk përmbahet Meta, tjetër thirrje të fortë

Politikë

“Të gjithë në Bulevard”/ Nuk përmbahet Meta, tjetër thirrje të fortë

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta ndërsa reagon në lidhje me lajmin se Shqipëria është futur sërish në listën gri të pastrimit të parave, se nuk ka asnjë habi për hapat pas që ka bërë vendi ynë.

Meta e cilëson këtë si një arsye më shumë për t’u bashkuar të gjithë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në tubimin e 2 marsit, i thirrur nga kreu i shtetit.

Meta i drejton sërish një thirrje të fortë qytetarëve, sipas tij për të rivendosur sistemin e llogaridhënies publike në çdo nivel vendor dhe qendror, në të gjithë vendin.

“Të dashur qytetarë!
Asnjë habi për hapat pas që Shqipëria ka bërë edhe në këtë drejtim.
Ndaj në 2 mars të gjithë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese, për të rivendosur sistemin e llogaridhënies publike në çdo nivel vendor dhe qendror, në të gjithë vendin.
Shqipëria nuk do të jetë më lavatriçe e pastrimit të parave të organizatës ndërkombëtare.
Bashkë për Kushtetutën!
Bashkë për Shqipërinë! “-shkruan Meta në një postim në rrjetet sociale./ CNA.al

Shqipëria bën hapa pas/ Futet sërish në listën gri të pastrimit të parave

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Sonja

    23 Shkurt, 2020 at 12:32 pm

    Cne cna keshtu? E kini ndrruar vijen editorialiste? Po j beni hehone thirrjeve te nje presidenti hajdut, ordiner, kontigjent i Spak-ut? Zhgenjim!

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Paketa Anti-KÇK/ Përmeti akuza qeverisë: Peshën më të madhe e kanë syzet e diellit, jo lufta kundër krimit

Publikuar

-

Nga

Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka diskutuar sot paketen e ashtuquajtur “Anti-KÇK”, të qeverisë.

Mbledhja është shoqëruar me debate, mes deputetit të Bindjes Demokratike, Andi Përmeti dhe relatorit në Komision, deputetit socialist, Adnor Shameti.

Deputeti Andi Përmeti ka ironizuar deputetin Shameti, ndërsa tha se “Si fillim kam një vërejtje për relatorin, jam i bindur që me relatimin e sotëm nuk përmbushi pritshmërite dhe kërkesat ligjore të kryeministrit mbi këtë akt normativ sepse gjatë relatimin nuk përdori syze të errëta dielli dhe relatimi i këtij akti pa syze të errta dielli shpërbën të gjithë qëllimin primar të kryeministrit për këtë akt”.

Më tej, Andi Përmeti theksoi se ky akt normativ është pretenduar si urgjent për gjyqtarët dhe prokurorët që nuk kanë kaluar Vettingun dhe lirojnë nga burgu personat e përfshirë në krime të rënda, por deri tani “peshën” më të rëndë e kanë zyzet e diellit dhe jo lufta ndaj krimit.

LEXO EDHE:  Përfundon takimi i krerëve të koalicionit qeverisës në Vilën 30

LEXO EDHE:  Meta në Shtëpinë e të Moshuarve/ Të luftojmë plagët sociale

“Së dyti ky akt normativ është pretenduar si urgjent për arsyen se gjyqtare dhe prokurore që akoma nuk kanë kaluar Vettingun lirojnë nga burgu persona të përfshirë në krime të rënda, por ky akt nuk përfshin zyrtarët e lartë të shtetit të cilët ndërhyjnë publikisht zyrtarisht me shkresa për të liruar subjektet e këtij akti normativ. Prandaj besoj se të pakten deri sot peshën më të madhe në këtë akt normativ e kanë syzet e diellit dhe jo lufta ndaj krimit”.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Manastirliu jep mesazhin e fortë/ Nuk ka vend për panik, referohuni vetëm informacioneve zyrtare

Publikuar

-

Nga

Mëngjesin e sotëm është mbledhur task-forca për koronavirusin në sallën e emergjencave në aeroportin e Rinasit. Në mbledhje po diskutohen masat për t’u mbrojtur nga koronavirusi dhe për të parandaluar hyrjen e individëve të prekur në territorin shqiptar.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se me përhapjen e koronavirusit në Italinë fqinje, në Shqipëri janë dy-fishuar masat.

Po ashtu ajo i drejtoi edhe një mesazh të fortë qytetarëve, ndërsa theksoi se nuk ka vend për panik dhe se duhet tiu referohen vetëm informacioneve zyrtare.

“Nuk ka vend për panik, por për të qënë racional, përgjegjësi dhe punë të pandalur. Referohuni vetëm informacioneve zyrtare dhe ekspertëve të fushës. Është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi me ju ndaj për çdo shqetësim, pyetje apo informacion jemi të gatshëm për të komunikuar me ju 24 orë. Gjithë strukturat e shtetit janë në gatishmëri. Nuk duhet që paniku të na zërë arsyen dhe të na çojë në drejtime që nuk bazohen në fakte reale. Unë personalisht jam transparente dhe me shumë përgjegjësi për të administruar edhe këtë ngjarje.

LEXO EDHE:  Kujtim Gjuzi liston arsyet/ Ja pse duhet të shkarkohet Meta

LEXO EDHE:  Ndarja nga jeta e Mikel Kuzhninit/ Meta: Humanist dhe patriot i madh

Shqipëria nuk ka ende asnjë rast të konfirmuar. 6 raste të cilat janë analizuar nga ISHP kanë rezultura negative. Pas rasteve ne itali kemi dyfishuar masat”-tha Manastirliu.

Po ashtu ajo theksoi se sot është firmosur urdhëri për masat e shtuara higjeno-sanitare në çerdhe, kopeshte, shkolla dhe universitete.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga Artan Fuga/ Mos fusim kokën si struci përpara koronavirusit!

Publikuar

-

Nga

Nuk duhet pritur. Pa asnjë alarm por me qytetari të devotshme dhe të përgjegjshme!

Duhet ndryshuar katërcipërisht logjika e mbrojtjes nga virusi vdekjeprurës dhe shumë i rrezikshëm në përhapjen e tij.
Duhet ndryshuar rrënjësisht mënyra e të menduarit!

Përndryshe deficienca logjike e deritanishme do të na shkaktojë dëme të mëdha!

Më së pari është detyra numur një e qeverisë sot! Përgjegjësia do të jetë e rëndë për këdo nesër!

Nuk duhet pritur të shfaqet rasti i parë dhe pastaj të merren masa, por duhen marrë masa që sot sikur rasti i parë të ishte shfaqur.

Që sot!

Pa asnjë panik!

Qetë, me masa administrative, me bashkëpunimin qytetar, me shoqërinë civile.

Sepse ka shumë mundësi që të mos ketë një rast të parë, por të ndodhi një shpërthim epidemie brenda një kohe vetëtimë.

Mos nisemi si në rastin italian apo kinez ku shfaqet në një zonë të izoluar.

Te ne ka shumë rrezik të ndodhi ndryshe!

Tre janë arsyet kryesore:

E para sepse njerëzit që vijnë nga jashtë në Shqipëri nuk qendrojnë në një ose disa fshatra të izoluara, por lëvizin në të gjithë territorin.
E dyta sepse sistemi ynë i dedektimit të virusit nuk mund të jetë kurrë aq i ndjeshëm sa ai italian, gjerman, francez, etj.
E treta sepse ne si kulturë presim dhe durojmë temperaturën, kemi frikë të shkojmë te mjeku, për të mos thënë se niveli higjenik te ne është dhjetra herë më i ulët sesa në vendet europiane!

Shpjegojani OBSH këto specifika, se halli është yni ! Ata njohin virusi, por jo Shqipërinë!

Prandaj më mirë të parandalojmë sesa të përpiqemi ta mbushim digen e çarë me thasë me qereste! Duhet tani t’i paraprijmë!

Unë nuk mohoj që masa të ndryshme duhet të jenë marrë, por ka nevojë për masa drastike.

LEXO EDHE:  Ndarja nga jeta e Mikel Kuzhninit/ Meta: Humanist dhe patriot i madh

LEXO EDHE:  Ndarja nga jeta e Mikel Kuzhninit/ Meta: Humanist dhe patriot i madh

Mbyllje e shkollave për disa javë!
Shtyrje e aktiviteteve sportive dhe kulturore.
Kontrolle të forta dhe hyrje të filtruara në kufijtë tokësorë dhe ajrorë.
Masa për transportin publik, për dizinfektime masive.
Mbyllje e menacave dhe restoranteve masive!
Kufizimi i lëvizjeve nga rrethet drejt qendrave të mëdha urbane, si Tirana dhe Durrësi.
Shërbime minimale dhe të domosdoshme për njerëzit në hall dhe në urgjencë në qendrat e shërbimeve !
Shpalosje e planeve të karantinës në kushte shfaqjeje rastesh infektimesh!
Etj.

Gjithçka duhet bërë si sahat.

Nuk duhet trajtuar sikur na bie një tullë në kokë dhe pastaj shkojmë mjekohemi. Pasoja, masat kundër një epidemie të mundshme duhet ta paraprijnë epideminë.

Ta vendosim pasojën para shkakut!

Nëse do të gjykojmë si mediokër, pra do të presim shkakun dhe pastaj të vemë në funksionim pasojën, këtu do të jemi treguar të papërgjegjshëm dhe me pasoja të një përgjegjësie që dreqi e di sesa e madhe do të jetë.

Unë i bëj thirrje pushtetit ekzekutiv të mos merret fare me opinionistë dhe analistë duke e kthyer betejën kundërkoronavirusit në betejë fjalësh, dhe një fitore në fushën e llogjeve televizive kundër tyre!

Liderat e opinionit do të flasin sigurisht! Ajo është përgjegjësia e tyre!

Por, të ndryshojë metodë pa ndruajtje, pa parë interesa të vockla burokratësh dhe oligarkësh!

Kujdes sepse në shkencat politike, që prej Mishel Fukosë midis politikës dhe epidemive ka një lidhje të brendshme, por nuk po zgjatem këtu! Jo të gjitha pushtetet janë të zotët t’u bëjnë ballë epidemive!

Por, ta le këtë temë hëpërhë!

Të jemi bashkëpunues ndryshe rrezikojmë kombin!

Beteja kundër koronavirusit, për shërimin e plagëve të tërmetit që po durohen por ende nuk kemi filluar as t’i lëpijmë, dhe beteja për demokracinë, të drejta qytetare dhe politike, për shtet ligjor është një e vetme!

LEXO TE PLOTE