Connect with Us

Skandalet dhe abuzimet në shkolla/ “Zgjohet” ministrja Shahini

Politikë

Skandalet dhe abuzimet në shkolla/ “Zgjohet” ministrja Shahini

Publikuar

-

Shpikja e fundit/ Si po hakmerret shoqja Besa me maturantët

Skandalet dhe abuzimet në shkolla, të publikuara nga mediat, duket se më në fund kanë “zgjuar” edhe ministren e Arsimit, Besa Shahini.

Kjo e fundit, në një postim në rrjetet sociale, sulmon mediat, që nxjerrin emrat e personave të abuzuar, duke e cilësuar shfrytëzimin e viktimave të abuzimit si poshtërsi.

Po ashtu, ajo thekson se të gjithë kemi detyrimin të ngremë zërin përballë padrejtësisë apo abuzimit dhe të sigurohemi që shkaktarët e dëmit të marrin dënimin e duhur.

“Shfrytëzimi i viktimave të abuzimit apo neglizhencës, për arsye të tërheqjes së vëmendjes apo vetë-promovimit, është poshtërsi. Po të kishin interesin e të abuzuarve në mendje, nuk do t’i nxirrnin në media me identitet të plotë duke spekuluar me ditë të tëra për detaje të abuzimit.

LEXO EDHE:  Foto-Përdhunimi i të miturës nga roja i shkollës/ Kërkohet dorëheqja e Besa Shahinit

Kam mbi dy vite në Shqipëri që shoh jetët e grave dhe vajzave të shkatërrohen nën peshën e kazanit mediatik, dhe jo vetëm! Të gjithë ne kemi detyrimin të ngrejmë zërin përballë padrejtësisë apo abuzimit dhe të sigurohemi që shkaktarët e dëmit të marrin dënimin e duhur. Por në këtë proces nuk guxojmë të thellojmë dëmin ndaj të dëmtuarit.

Asnjë rast i dhunës dhe abuzimit nuk tolerohet! Sidomos në shkollë! Masat e rrepta që kemi ndërmarrë për parandalim dhe dënim e reflektojnë këtë! Dua të nënvizoj edhe një herë: shfrytëzimi i viktimave të abuzimit për përfitim të vëmendjes është abuzim në vete. Ndaj edhe këtë formë të abuzimit do të bëj çmos ta luftoj!”, shkruan Shahini./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Andi Bushati nuk përmbahet/ “Deputetët e opozitës janë sharlatanë, letër higjenike e Ramës”

Publikuar

-

Nga

Andi Bushati nuk përmbahet/ “Deputetët e opozitës janë sharlatanë, letër higjenike e Ramës”

Analisti Andi Bushati, nuk është përmbajtur ndaj deputetëve të opozitës parlamentare, teksa ishte duke folur për marrëveshjen e 5 qershorit.

Bushati i cilësoi ata si sharlatanë dhe deklaroi se marrëveshja e 5 qershorit është rrëzuar.

“Për mua është rrëzuar marrëveshja e 5 qershorit, por unë nuk e shikoj me tone kaq dramatike rrëzimin e marrëveshjes nga Edi Rama dhe me futjen në lojë të atyre sharlatanëve të opozitës së re. Por nuk është ajo po shihet që këtu është bërë një gjëmë shumë e madhe”, u shpreh ai në emisionin “Open”.

LEXO EDHE:  Skandal në Albcontrol/ 180 milionë lekë fluturime

LEXO EDHE:  Petrit Tare miliona dollarë abuzime me matësat e ujit

Analisti i vijoi edhe më tej fyerjet, duke thënë se deputetët opozitarë janë “letra higjienike” e kryeministrit Edi Rama, pasi theksoi se ata kanë votuar të gjitha ligjet që i janë dashur kreut të qeverisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Propozimi për marrëveshje/ Bushati zbulon prapaskenat: Rama i dërgoi njerëz Bashës, ja ku u takuan

Publikuar

-

Nga

Propozimi për marrëveshje/ Bushati zbulon prapaskenat: Rama i dërgoi njerëz Bashës, ja ku u takuan

Tre ditë më parë bëri bujë deklarata e kryetarit të Republikës së Re, i cili tha se Edi Rama i kishte ofruar një marrëveshje ku Basha të bëhej kryeministër dhe Rama President.

Duke marrë shkas nga kjo, analisti Andi Bushati tha se ka informacione të sigurta që Rama i ka dërguar disa persona Lulzim  Bashës. Sipas tij, ata janë takuar me kryetarin e opozitës te vila e tij.

LEXO EDHE:  Abuzimi i të miturës nga roja i shkollës/ Shahini përplaset me gazetaren

LEXO EDHE:  “Kush e bëri këtë mrekulli?”/ Ish-ministri i Ramës i përvishet Shahinit: Hiqni dorë nga hiletë e pabesitë

“E kam informacion të sigurtë, Rama u ka dërguar njerëz Bashës dhe nuk janë takuar në lokal, por te vila e Bashës. Këtë as Basha nuk duhet ta thoshte se pastaj dalim aty ku thotë Carloja që Rama nuk do të prishë koalicionet. Mua nuk më duket Rama person që ndan pushtet, thjesht po tallet me këdo”, u shpreh Bushati në emisionin “Open”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Marrëveshja Rama-Basha nuk do prishet”/ Spahiu: Ndërkombëtarët po luajnë me dy porta

Publikuar

-

Nga

“Marrëveshja Rama-Basha nuk do prishet”/ Spahiu: Ndërkombëtarët po luajnë me dy porta

Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, tha se kryeministri Edi Rama po teston ndërkombëtarët me marrëveshjen e 5 qershorit.

Spahiu deklaroi se marrëveshja nuk do të prishet, ndërsa pretendon se ndërkombëtarët po luajnë me dy porta.

“Rama po teston faktorin ndërkombëtar, mendoj që ai do avancojë dhe do i bëjë ndryshimet kushtetuese, po i thanë ata ndal do ndalë dhe ai. Mendoj që ndërkombëtarët po luajnë me dy porta. Unë nuk mendoj që po prishet marrëveshja.

LEXO EDHE:  Skandal në Albcontrol/ 180 milionë lekë fluturime

LEXO EDHE:  Foto-Përdhunimi i të miturës nga roja i shkollës/ Kërkohet dorëheqja e Besa Shahinit

E papranueshme për mua është loja e dyfishtë e ndërkombëtarëve, sepse thonë nuk mbështesim pazaret pas kuintave pastaj thonë votoni marrëveshjen e 5 qershorit, dhe kjo nuk është e moralshme sepse është një marrëveshje që nuk ndryshon asgjë”, u shpreh ai në emisionin “Open”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE